Më shumë se 35 banorë në disa fshatra të Dropullit të Sipërm janë prekur nga bruceloza sipas njoftimeve nga autoritetet e komunës. Situata paraqitet kritike sidomos për fshatrat Bularat dhe Bodrishtë, ku vetëm në Bularat ka mbi 20 vetë të prekur nga kjo semundje.
2 banorë jane të shtruar në siptal në gjendje të rëndë. Pacientët e prekur mesa duket për herë të parë këtë vit kanë marrë mjekim kryesisht në spitalin e Janinës në Greqi. Banorë të Bularatit thonë se mos vaksinimi i bagëtive ka shkaktuar këtë problem dhe se mungon plotësisht vëmendja e autoriteteve në këtë drejtim.
Nga ana tjetër kreu i komunës, Hristo Duci thotë se edhe të dhënat e tyre nuk janë të plota dhe se nuk ka ndonjë depistim të zonës për të sqaruar situatën reale. Vaksinimi që gjithashtu ka nisur vetëm 5 ditë më parë pas gjendjes alarmante po ecën ngadalë. Ai ka përfunduar plotësisht vetëm në 2-3 fshatra nga 18 fshatra të kësaj komune ndërsa janë për t'u vaksinuar rreth 6000 krerë bagëti.
Vetëm një javë më parë autoritete të epidemiologjisë në Gjirokastër të pyetur mbi situatën e brucelozës kanë folur për vetëm 16 raste në të gjithë qarkun, duke fshehur vatra të tilla si Dropulli i Sipërm. Blektorët në Dropull thonë se numri i të prekurve me brucelozë këtë vit është shumë më i lartë edhe në zonat prej nga ata kanë blerë bagëti të imëta si në Tepelenë, Përmet dhe Delvinë.tch