Agjensia Hapësinore Europiane miratoi një mision me kosto prej një miliardë eurosh, për eksplorimin e Jupiterit dhe Hënave të tij të mbuluar me akull. Ndërtimi i sondës, e cila do të quhet ndryshe “Lëngu”, u aprovua në një takim të delegacioneve me përfaqësues të shteteve të ndryshme pjesëmarrëe në AHE, në Paris.Projekti ka një afat dhjetë-vjeçar, pasi sonda do të jetë gati për lëshim në vitin 2022, ndonëse do të ketë nevojë edhe për tetë vjet të tjera shtesë për të mbërritur deri në sistemin e Jupiterit.
Ideja për një mision të tillë shqyrtohej që prej vitit 2007, si pjesë e planeve të Europës për eksplorimin e planeteve të mëdhenj.
I pajisur me sisteme të shumta zbulimi, sateliti do të peshojë mbi pesë tonë, më shumë se çdo satelit i tjerë më parë.
Detyra e tij do të jetë të hetojë nga pranë tre satelitët e Jupiterit, Kaliston, Europën dhe Ganimedën, nga ku do të dërgojë të dhëna në kohë reale në Tokë.
Për vetë natyrën e këtyre Hënrave dhe faktin që janë të mbuluara me akull, prej kohësh janë cilësuar si vendet më të mundshme për zbulimin e formave të jetës në Sistemin Tonë Diellor.
tch