Lady Gaga, mbretëreshë e padiskutueshme e muzikës pop, ka vendosur buzët vetëm njëherë për të provuar çajin japonez. Tani, për të zotëruar këtë filxhan çaji, fansat e saj japonezë janë gati të paguajnë deri në 4 milionë jen, 40 mijë dollarë ose 38 mijë euro. Ky është çmimi më i lartë i ofruar në pesë ditë nga mbyllja e proçesit të shitjes online. Filxhani prej porcelani, me shirit platini, është përdorur nga këngëtarja gjatë një konference për shtyp në Tokio, tre muaj pas shkatërrimeve të tërmetit dhe tsunamit të 11 marsit 2011.
Gjatë kësaj konference, Lady Gaga premtoi se do ta nxirrte në shitje filxhanin me gjurmët e buzëve të saj dhe me shkrimin “Lutemi për Japoninë”.
Fitimet që do të mblidhen nga shitja e objektit do të përdoren për t’u mundësuar artistëve të rinj japonezë që të studiojnë në Shtetet e Bashkuar. Deri tani llogariten rreth 500 blerës potencialë.
TCH