Rihanna rriti temperaturat në plazhin e Hauait këtë fundjavë duke u shfaqur me një palë bikini të zeza. Këngëtarja gjithashtu kishtë vënë një kapele kaubojsi për tu mbrojtur nga dielli. 24-vjeçarja po kalon disa ditë pushimi me shoqet duke bërë sërf dhe duke notuar.Vajza nga Barbados do të promovojë filmin ‘Battleship’ në Hauai më 18 maj dhe po përfiton nga qëndrimi atje për të bërë edhe plazh.Në filmin “Battleship”, ajo interpreton rolin e një ushtarakeje amerikane në luftë kundër alienëve. Ndryshe nga sa shihet përgjithësisht në videoklipet e saj seksi dhe e ëmbël, njëkohësisht në këtë film Rihanna është në petkat e një gruaje ushtarake me karakter të çeliktë, mënyra të bëri prej një njeriu të fortë, ekspertë me armët dhe në luftë trup më trup me jashtëtokësorët. Regjisori i filmit Peter Berg është shprehur se kohë më parë i kishte tërhequr vëmendjen një intervistë karizmatike e këngëtares, ku fliste për dhunën që ish i dashuri i saj, këngëtari Chris Broën kishte ushtruar mbi të.
Por kontakti me armët gjatë xhirimeve nuk ishte për herë të parë për Rihannën. Dikur ajo ka qenë pjesë e kadetëve të ushtrisë së Barbadosit. Dinte si të përdorte armët, por përgatitja për rolin ka qenë shumë e vështirë.