Në kryeqtytetin e Maqedonisë pritet të zhvillohet një miting kundër NATO-s më 19 maj, një ditë para Samitit të NATO-s në Chikago.
Këtë e bëjnë të ditur disa media maqedonase të afërta me opozitën, të cilat njoftojnë se organizatorët e këtij tubimi janë personalitete të afërta me partinë maqedonase të kryministrit Nikolla Gruevski. Sipas burimeve të njëjta, protesta do të mbështetet nga një kompani mediale proqeveritare.
Mitingu do të organizohet në shenjë proteste për mungesën e ftesës për Maqedoninë për anëtarësim në NATO, ndërsa në të pritet të marrin pjesë mbi 10 mijë qytetarë maqedonas. Mediat opozitare shkruajnë se ky miting mund të dëmtojë interesat shtetërore të Shkupit përballë politikës greke. Informacionet për protestën kundër NATO-së ende nuk janë komentuar nga partia më e madhe maqedonase VMRO-DPMNE.
Maqedonia vazhdon të mbetet jashtë Aleancës Veri-Altlantike për shkak të moszgjidhjes së problemit të emrit që ka me Greqinë. Kontesti 20-vjeçar mes dy vendeve për emrin kushtetues të Maqedonisë ishte arsyeja kryesore që në vitin 2008 në Samitin e Bukureshtit, Athina bllokoi me veto anëtarësimin e Shkupit në NATO.
tch