Në ditën e panairit të midhjes që është mbajtur këtë fundjavë në Sarandë, peshkatarët vendas akuzojnë autoritetet se po i bëjnë promocion të keq këtij produkti.
“Këta njerëz janë dashakeqës sepse po i bëjnë dëm liqenit duke nxjerrë namin se midhja është me mikrob. Kemi vite që jetojmë në Butrint dhe midhja është e shkëlqyer”, shprehen tregtarët e zonës.
Mijëra vizitorë vendas dhe të huaj nuk kanë hezituar të shijojnë midhjet e Butrintit pavarësisht bllokimit të këtij produkti nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
“Ky është vetëm fillimi i një tradite ku do të ftojmë qytetarët të vijnë e të konsumojnë midhje sepse nuk ka asnjë rrezik”, thekson Stefan Cipa, kryetar i Bashkisë së Sarandës.
Shumë operatorë turistikë, kryesisht nga Greqia dhe Italia kanë shfaqur interes për të përfshirë këtë eveniment në udhëtimet e tyre turistike.
Butrinti, “burgu” i midhjes
Liqeni i Butrintit me sipërfaqe rreth 1600 ha numëron aktualisht rreth 78 impiante midhjesh prej të cilave 62 janë eficente.
Prodhimi vjetor i midhjeve bashkë me guaskën shkon në 13-15 mijë kv prej të cilave vetëm 8-12 mijë kv shkon në tregun vendas dhe pjesa tjetër ngelet në ujë për mungesë tregu. Tregu ndërkombëtar i midhjeve u ndërpre në vitin 1994 pas sulmit ambjental të gazit sulfurik që prodhoi tabani i liqenit të Butrintit dhe që intoksikoi midhjen.
Problemi atëherë u zgjidh me thellimin e shtartit të Bistricës, lumë që furnizon me ujë të ëmbël liqenin. Vitet e fundit ekspertët europianë po kryejnë analiza për të vlerësuar standartet e produktit për rifutjen e tij në tregun europian. Por së fundmi është edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit që ka bllokuar hedhjen e midhjes edhe në tregun e brendshëm pasi pak javë më parë u konstatua bakteri ekoli. Edhe pse analizat e fundit rezultuan të rregullta Autoriteti i Ushqimit tha se duhet që ky rezultat të konfirmohet tre herë radhazi që të lejohet shitaj e këtij produkti.
tch