“Qeveria do të përdorë të gjitha fuqitë e veta dhe forcat e armatosura nëse do të jetë e nevojshme”,-deklaroi zëvendëskryeministri turk Bulent Arinc duke folur në televizionin shtetëror.
Gjithashtu ai shtoi se duhet tu jepet fund protestave të jashtëligjshme me çdo kusht.
“Pra nëse policia nuk mjafton, është xhandarmëria, dhe nëse as ajo s’mjafton kemi edhe forcat e armatosura”,-tha zëvendëskryeministri.
Deklarata e tij i shtohet asaj të bërë nga ministri i Brendshëm Gyler, i cili foli për protesta ilegale që nuk do të tolerohen.
Asambleja Parlamentare e Parlamentit Europian miratoi të enjten një rezolutë kritike ndaj brutalitetit të policisë turke dhe për qëndrimin e qeverisë dhe kryeministrit turk./