Forumi Kuq E Zi
Për zanafillën Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Për zanafillën Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Për zanafillën Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Për zanafillën Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Për zanafillën Empty Për zanafillën 26/4/2012, 20:27

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Për zanafillën Text,_foto,_9_prill_12_562111
“Gjithësia, Perënditë, Njerëzit – Rrëfime Greke për Zanafillën”, kështu titullohet libri i autorit Jean-Pierre Vernant, që sapo është botuar në shqip nga Botimet IDK. Kushdo që dëshiron të dijë diçka më tepër për njërën ndër trashëgimitë më të rëndësishme të njerëzimit, këtë mund ta gjejë në këtë libër.

Çfarë kishte kur ende nuk ekzistonte diçka, kur nuk kishte asgjë? Kësaj pyetjeje, grekët i janë përgjigjur me rrëfenja dhe mite.

“Në fillim fare, ajo çka ekzistoi së pari, qe një Zbrazëtirë.

Grekët i thonë Kaos. Çfarë është Zbrazëtira? Është një boshllëk, një zbrazëti e errët ku nuk dallohet dot asgjë. Hapësirë përmbysjeje, marramendjeje dhe rrëmuje, pa cak, pa fund. Gjithçka ishte gllabëruar nga kjo Golle, si nga një gojë e stërmadhe që përpin çdo gjë në një natë të vagëlluar.

Pra, në pikënisje, është vetëm kjo Golle, humnerë e verbër, e zezë, e pafund”, kështu shkruan autori Jean-Pierre Vernant në librin e tij “Gjithësia, Perënditë, Njerëzit – Rrëfime greke për zanafillën”. Ky libër sapo është botuar edhe në gjuhën shqipe nga ‘Botimet IDK’, në përkthim të Luan Canaj.

Autori i librit, Jean-Pierre Vernant, është një ndër dijetarët më të famshëm të mitologjisë greke, i cili në këtë ritregim magjepsës të miteve greke kombinon njohuritë e tij të thella me një stil rrëfimi krejt origjinal.

Duke e filluar me krijimin e Tokës nga Kaosi, rrëfimi i tij vazhdon me tredhjen e Uranit, luftën e Titanëve, perënditë e Olimpit, dredhitë e Prometeut e të Zeusit dhe krijimin e Pandorës, gruas së parë. Rrëfenja e tij i çon lexuesit nga lufta e Trojës te udhëtimet e Odiseut, nga historia e Dionisit te fati i tmerrshëm i Edipit, deri në përballjen e Perseut me Gorgonat.

Libri i Jean-Pierre Vernant është një libër për këdo që dëshiron të dijë diçka më shumë për një ndër trashgimitë më të rëndësishme të njerëzimit.

Jean-Pierre Vernant ia ka kushtuar gjithë jetën studimit të mitologjisë greke. Duke na ritreguar këto rrëfenja, ai na zbulon domethënien e tyre të shumëfisht dhe sjell në jetë figurat e dashura të legjendave ku i ka rrënjët e origjinës qytetërimi ynë.

Në parathenie të librit autori tregon se si ka ardhur deri te shkrimi i tij.

“Një çerek shekulli më parë, kur im nip ishte ende fëmijë dhe i kalonte pushimet me mua e time shoqe, kishim vënë një rregull që për ne ishte po aq rutinë sa dhe të larët e të ngrënët: çdo mbrëmje, me të ardhur ora që Zhylieni shkonte në shtrat, e dëgjoja tek më thërriste që nga dhoma e vet, shpeshherë me një lloj padurimi: ‘Zhipe , dua përrallën, përrallën!’

Unë shkoja i ulesha pranë dhe i tregoja ndonjë legjendë greke. S’e kisha të vështirë të qëmtoja në morinë e miteve me të cilët merresha gjithë kohën duke i analizuar, zbërthyer, krahasuar, interpretuar, duke u rrekur që t’i kuptoja, por që atij ia përcillja tjetërsoj, lirshëm, ashtu siç më vinin në mendje, si të ishin përralla me zana, pa e vrarë trurin për gjë tjetër gjatë të rrëfyerit, nga kreu në fund, përveçse të mos humbisja fillin e tregimit dhe të ruaja tensionin dramatik: na ishte një herë…”, shkruan Jean-Pierre Vernant.

‘Na ishte një herë...’ ishte edhe titulli, të cilin Vemont kishte menduar fillimisht t’ia vënte librit prej 199 faqesh, i cili ka marrë vlerësime të shumta nga revista të ndryshme.

“Kush kërkon një rrëfim të dorës së parë për domethënien dhe zanafillën e miteve greke, si dhe një narrativë sa të freskët aq dhe rrëmbyese, s’ka udhërrëfyes më të mirë sesa J.P. Vernant”, shkruan për këtë libër Publishers Weekly. Ndërkaq, Library Journal shkruan se “libri është një rrëfim i nivelit më të lartë. Një thesar mjaft i pasur për të gjithë lexuesit”.

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Për zanafillën Empty Re: Për zanafillën 15/7/2013, 16:37

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
1Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën. 2Toka ishte pa trajtë, e zbrazët dhe errësira mbulonte sipërfaqen e humnerës; dhe Fryma e Perëndisë fluturonte mbi sipërfaqen e ujërave. 3Pastaj Perëndia tha: "U bëftë drita!". Dhe drita u bë. 4Dhe Perëndia pa që drita ishte e mirë; dhe Perëndia e ndau dritën nga errësira. 5Dhe Perëndia e quajti dritën "ditë" dhe errësirën "natë". Kështu erdhi mbrëmja e pastaj erdhi mëngjesi: dita e parë.

6Pastaj Perëndia tha: "Le të jetë një kupë qiellore mes ujërave, që t'i ndajë ujërat nga ujërat". 7Dhe Perëndia krijoi kupën qiellore dhe ndau ujërat që ishin poshtë saj nga ujërat që ishin sipër saj. Dhe kështu u bë. 8Dhe Perëndia e quajti kupën qiellore "qiell". Kështu erdhi mbrëmja, pastaj erdhi mëngjesi: dita e dytë.
9Pastaj Perëndia tha: "Ujërat që janë nën qiellin të grumbullohen në një vend të vetëm dhe të shfaqet tera". Dhe kështu u bë. 10Dhe Perëndia e quajti terën "tokë" dhe grumbullimin e ujërave "detë". Dhe Perëndia pa që kjo ishte mirë. 11Pastaj Perëndia tha: "Të mbijë toka gjelbërimin, barërat të nxjerrin farë dhe drurët frutore të japin në tokë një frut që të përmbajë farën e tij, secili simbas llojit të tij". Dhe kështu u bë. 12Dhe toka prodhoi gjelbërim, barëra që e bënin farën simbas llojit të tyre dhe drurë që mbanin fruta me farën e tyre brenda, secili simbas llojit të vet. Dhe Perëndia e pa se kjo ishte mirë. 13Kështu erdhi mbrëmja, pastaj erdhi mëngjesi; dita e tretë.
14Pastaj Perëndia tha: "Të ketë ndriçues në kupën qiellore për të ndarë ditën nga nata; dhe të shërbejnë si shenja, për të dalluar stinët, ditët dhe vitet; 15dhe të shërbejnë si ndriçues në kupën qiellore për të ndriçuar tokën". Dhe kështu u bë. 16Perëndia krijoi pastaj dy ndriçues të mëdhenj: ndriçuesin e madhë për qeverisjen e ditës dhe ndriçuesin e vogël për qeverisjen e natës; ai krijoi gjithashtu yjet. 17Dhe Perëndia i vendosi në kupën qiellore për të ndriçuar tokën, 18për të qeverisur ditën dhe natën dhe për ta ndarë dritën nga errësira. Dhe Perëndia e pa që kjo ishte mirë. 19Kështu erdhi mbrëmja dhe erdhi mëngjesi: dita e katërt.
20Pastaj Perëndia tha: "Të mbushen ujërat nga një numër i madh qeniesh të gjalla dhe të fluturojnë zogjtë lart mbi tokë nëpër hapësirën e madhe të kupës qiellore". 21Kështu Perëndia krijoi kafshët e mëdha ujore dhe të gjitha gjallesat që lëvizin dhe që mbushin ujërat, secili simbas llojit të vet, e çdo shpend fluturues simbas llojit të vet. Dhe Perëndia e pa se kjo ishte mirë. 22Dhe Perëndia i bekoi duke thënë: "Të jeni të frytshëm, shumëzoni dhe mbushni ujërat e deteve, e zogjtë të shumëzohen mbi tokë". 23Kështu erdhi mbrëmja dhe pastaj mëngjesi: dita e pestë.po ju jap çdo bar që lëshon farë mbi sipërfaqen e mbarë tokës dhe çdo pemë të ketë fruta që përmbajnë farë; kjo do t'ju shërbejë si ushqim. 30Dhe çdo kafshe të tokës, çdo zogu të qiellit dhe çdo gjëje që lëviz mbi tokë dhe ka në vetvete një frymë jete, unë i jap çdo bar të gjelbër si ushqim". Dhe kështu u bë. 31Atëherë Perëndia shikoi të gjitha ato që kishte bërë, dhe ja, ishte shumë mirë. Kështu erdhi mbrëmja dhe pastaj erdhi mëngjesi: dita e gjashtë.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons