Fosilet e një qenie misterioze zbulohen në Amerikë..
Shkencëtarët amerikanë zbuluan në bregun e detit në periferi të qytetit Cincinnati në shtetin e Ohajos një qenie misterioze të fosilizuar.
“Specialistët nuk janë në gjendje të përcaktojë, nëse kjo qenie ishte kafshë apo bimë”, transmeton kanali televizivë Discovery.
Mbetjet e fosilizuar përbëhen nga shumë element me skica të rrumbullakëta, të cilat sipas mendimit të shkencëtarëve ishin pjesë e organizmi të gjallë.
Nëse këto element montohen së bashku, rezulton se përbindëshi misterioz ka një gjatësi prej 2,1 metrash dhe 1m lartësi. Aktualisht nuk është i mundur përcaktimi i species së kësaj qenie.
Ndërmjet versioneve të ndryshme të propozuara, më dominuesit janë këta; alga deti, kandil deti, organizëm njëqelizor apo ndoshta dhe një kafshë e pa zbuluar deri më sot.