Një biznesmen britanik pretendon se ka blerë një vizatim të Andy Warhol për 5 dollarë. Tani ajo vlen rreth 2 milion dollarë.
Andy Fields thotë se e ka blerë vizatimin nga një përdorues droge që kujdesej për Warhol kur ai ishte fëmijë.
Ilustrimi besohet se është realizuar nga artisti i famshëm kur ishte 10-11 vjeç, në fund të viteve ’30.
Nëse zbulohet se ajo është origjinale, mund të kapë edhe më shumë në ankand për shkak se është një nga punimet më të hershme të artistit. Aty portretizohet Rudy Vallee, që ishte një aktor dhe këngëtar në vitet ’30.
Vizatimi mban firmën e Andy Warhol, por kjo ka ngritur dyshime për shkak se artisti e ndryshoi emrin Andrew Warhola në vitin 1949.
Por biznesmeni thotë se deri më tani pesë ekspertë e kanë vlerësuar atë si origjinale.