Nje grua 57-vjeçare, e cila akuzohej per marredhenie intiime me djalin 15-vjeçar të adoptuar, ka pranuar në gjyq: "Po kam bere seks me te. Rashe ne dashuri dhe me vjen keq per kete...!". Jane Riches u deklarual fajtore per ngacmim ndaj nje te mturi, pasi fillimisht kishte pranuar ta puthte ate me pasion, kur ishte ende 15-vjeçar.
Ajo u shfaqjësua nga juria për pesë akuzat e tjera në lidhje me raportin që kishte pasur me adoleshentin, por ende mund të përballet me burgun, pasi më herët pati pranuar katër akuzat e tjera për ngacmim seksuale kundër një djali tjetër adoleshent, të cilin e kishte pasur në adoptim.
Gjate seances, gruaja e martuar dy here, ka deklaruar se kishte kryer seks me adoleshentin ne pervjetorin e tij të 16-të të ditëlindjes dhe madje e kishte bere gjithçka me rregullesi pas atij momenti. Ne ate kohe, ajo ishte e martuar me nje ushtar. Akuzat qe rendojne mbi gruan jane abuzim me nje minoren, sepse sipas asaj qe ka deshmuar vete djali, ngacmimet seksuale duhet te kene nisur qe kur ai ishte 15 vjeç.