Forumi Kuq E Zi
Rimisherimi dhe Karma Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Rimisherimi dhe Karma Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Rimisherimi dhe Karma Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Rimisherimi dhe Karma Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Rimisherimi dhe Karma Empty Rimisherimi dhe Karma 26/4/2012, 23:18

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Nje prej praktikave me te zakonshme ne kohen tone eshte hetimi i jeteve te meparshme; germohet ne te kaluaren tone ne kerkim te elementeve qe mund te hedhin drite mbi te tashmen, zakonisht duke perdorur hipnozen.

Mendohet se hipnoza dhe pergjithesisht manipulimet e karmes jane praktika shpirterore, dhe qe mund te perdoren per zhvillimin e njeriut. Perdoren keto teknika te tilla sidomos per t'u liruar pa shume lodhje nga pasojat karmike te mbledhura gjate ekzistencave te shumta te jetuara me pare.

Sipas disa mendimeve, perpara se te lindim, na fshihet kujtesa e jetes se meparshme, dhe per kete duhet te kete nje arsye! Prandaj ne nuk duhet te shkojme kunder dhe te luftojme kunder kesaj harrese. Megjithate shume njerez shkelin me ndergjegje natyren sot, duke tentuar te kapercejne dyert qe Ligji Kozmik ia ka mbyllur memories sone.
Ne fakt duke e menduar me mire, e kaluara eshte vetem ajo qe njihet. Ata qe nuk njohin dhe nuk kane kujtime, nuk kane as te kaluar.
Mendim i zakonshem eshte qe memorja e jeteve te kaluara qendron ne subkoshiencen individuale dhe eshte pikerisht kjo bindje qe eshte zanafilla e cdo keqkuptimi.

Ne te vertete njeriu nuk ka me vete asnje kujtim te jeteve te kaluara. Memorja e cdo eventi e cdo veprimi, ndodhet ne Akasha, pra ne katet me te larta te astrales, dhe vetem shume pak mund te kene askses. Njeriu i thjeshte mund te gjeje kujtimet e tij antike vetem ne fund te ciklit te vet jetesor fizik. Vetem ne raste te rralla mund te lejohet qe te njihet me pare ndonje fragment.
Asnje mjek apo kushdo tjeter nuk mund ta ndihmoje pacientin te arrije deri ne ate pike. Hipnoza futet ne nendergjegjen, por megjithate eshte e kote pasi ne nendergjegje nuk ka fakte qe te ekzistoje ndonje e dhene per ekzistencat e meparshme.
Ajo cfare zbulohet me ane te nendergjegjes, shpesh nuk ka te beje fare as me jeten reale te individit, por bazohet neper fantazi, dyshime, frikera, apo ne gjera per te cilat eshte degjuar, imagjinuar, apo ne gjera te jetuara nga te tjeret.

Ne fakt eshte shume e thjeshte qe gjate hipnozes te hyhet ne kontakt me nendergjegjen e dikujt. Por nuk mund te dihet me siguri nese ajo qe tregon pacienti ka ndodhur me te vertete apo ai thjesht e ka menduar, nese jane pjeseza te jetes se tij apo te te tjereve, te te shkuares apo te te tashmes.

Karma nuk eshte nje semundje te cilen nje mjek mund ta kuroje, por qe shpesh here konsiderohet si e tille. Shpesh flitet per te “zgjidhur karmen”, por per kete duhet kuptuar pothuajse gjithshka nga jeta e kaluar, dhe kjo sigurisht qe nuk eshte e mudur nepermjet hipnozes.
Por pse njeriu nuk duhet te njohe te kaluaren e tij? Pse natyra ka bere qe kujtimet e tij te fshihen?
Nese njeriu do te duhej te jetote ne funksion te asaj qe ne te perditshmen e quajme karma, jeta jone do te ishte nje jete varesie te perjetshme; nuk do te arrinim dot qe te ndaheshim nga ajo qe kemi qene me perpara. Tendenca jone e lindur per te germuar ne ate cfare ka ndodhur me pare, do te na conte ne nje mungese te rende lirie, pasi do te ishim te paafte qe te jetonim te tashmen. Do te vazhdonim te kerkonim arsyet dhe justifikimet e sjelljeve tona, pasi ne fund te fundit eshte ajo qe bejme edhe me te kaluaren e vone.

Kohet e fundit kane filluar te jene ne mode, nje sere teorish relative mbi rimisherimin, te cilat mesohen si te ishin fakte, por qe ne fakt nuk jane te bazuara dhe do te rrezoheshin me lehtesi nese do te vleresoheshin me logjike. Per shembull disa mbeshtesin teorine qe ai qe ne jeten e tij te kaluar eshte vrare, per shkak te nje ligji kompensimi, duhet qe te vrase vrasesin e tij ne jeten e kaluar, ne jeten e tashme. Kjo teori do te sillte nje kaos ne te gjithe boten. Teori tjeter mbeshtet idene se ai qe ka vrare ne nje jete te meparshme, duhet ta jape jeten e tij per te njejtin shpirt, ndoshta duke u kthyer ne toke si mamaja e shpirtit te personit qe kishte vrare ne jeten e kaluar.

Ekziston gjithashtu edhe besimi qe ne jeten e mepasshme gjendeni me nje pjese te mire te personave qe keni nohur qe ne jeten e meparshme, pasi do te jeni te detyruar qe te perballeni serish me cdo situate te pazgjidhur, dhe eshte e pakundershtueshme ne fakt, qe me shume nga te njohurit tani, e sidomos familjare, te ngelen me lehtesi gjera te lena pezull.

Keshtu qe, nje grua qe sot ka nje lidhje me nje mashkull shume me te ri, me shume mundesi, ne nje jete te meparshme te kete qene mamaja e tij, e tani ndodhet ne kete lidhje per shkak te problemeve te vjetra marredheniesh. Mesa duket, shpirti nuk e njeh incestin.
Kush na flet per te kaluaren tone? Operatoret e karmes, qofshin keta hipnotizues apo kanalizues. Eshte e lehte per keta persona qe te vetebinden dhe te bindin edhe te tjeret; ata ne fakt na lejojne qe te nisim nje mekanizem te vecante. Duke u bazuar ne tregimet tona, na ndihmojne qe t’i atribuojme efekteve te karmes, problemet e jetos sone te tanishme. Ne kete menyre arrijme te justifikojme paaftesine tone per t’i zgjidhur; mund te motivojme sjelljet tona aktuale te gabuara apo dobesine tone, mund te gjejme justifikime te mira per tendencen tone per te ardhur rreth e rrotull situatave ne vend qe t’i zgjidhim ato. Dhe kjo ne fakt eshte shume e gabuar.

Pra, karma dhe pasojat e saj na lejojne neve qe te mos i pranojme gabimet e se sotmes. Te hetojme ne ato te se kaluares eshte shume me e thjeshte dhe siguruese; pasi edhe pse kemi qene ne ata qe i kane bere, gjithsesi nuk jemi me i njejti person, dhe per kete nuk ndihemi me te pergjegjshem. Por dhenia e fajit a fakteve dhe personave qe tashme jane fantazma, duke perfshire ketu edhe veten tone 'antike', do te thote qe te mos pranohet te shihet ne fytyre ekzistenca reale, dhe ne fund te fundit, eshte si nje menyre evitimi i jeteses reale.

Provojme te pyesim: Pse rikthehemi ne Toke?

Nuk rimisherohemi per te mesuar per fajet tona te vjetra, per te paguar borxhin karmik, ashtu si mendohet zakonisht. Nuk ka asnje kuptim qe te denohemi per veprime qe as nuk i mbajme mend qe i kemi bere.
Rimisherimi eshte nje mundesi tjeter per te jetuar nje jete te qete dhe normale, ne tentative per tu rritur dhe per tu perfeksionuar dhe mundesite per tu rikthyer ne toke nuk jane te shumta apo te pafundme.
Perkundrazi, ato jane shume shume te pakta. Por nuk mund te kemi zhvillimin e rimisherimit nese ne nje menyre apo ne tjetren ne vazhdojme te qendrojme te lidhur me ate cfare ka qene, apo nese mendohet qe duhet te rifillohet po nga e njejta pike qe e keni lene ne jeten e kaluar.
Jeta e kaluar nuk ka lidhje me jeten aktuale apo me momentin qe gjendemi. Kohet jane krejtesisht te ndryshme, dhe me kete edhe mesimet qe ne marrim. Dhe nga ana tjeter, edhe nese do te ekzistonin lidhje, ne nuk do te arrinim t’i kujtonim, prandaj do te ishte sikur keto lidhje nuk ekzistojne.

Karma individuale nuk eshte pesha e fajit qe duhet gjendur, po niveli i zhvillimit qe eshte arritur nga qenia nerezore. E sigurisht qe nuk eshte e vendosur ne nenndergjegje; por eshte e mbyllur ne te ashtuquajturin “atom i perhershem”, qe eshte pjese e shpirtit.
Njohurite qe jane marre nga jeta ne jete qendrojne, edhe pse ne nuk i mbajme mend detajet. Nuk mbahen mend eventet por shpirti ruan ato cfare ka mesuar, qe manifestohen me vone nen formen e perceptimeve, intutave, etj.
Pra, duke permbledhur gjithshka, rimisherimi, rikthimi ne toke ne nje trup tjeter fizik i korrespondon pra pasjes se nje mundesie tjeter.
Ne kete kuptim qenia njerezore mund te barazohet edhe me nje student: mund te marre provimin dhe te kaloje tej, ose mund edhe te ngele dhe te duhet ta jape serish. Ngel kur nuk i ka kuptuar dhe nuk i ka vene ne praktike mesimet e jetes, dhe ne kete rast duhet te kthehet serish si perserites.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons