Në lidhjet tona shpesh dyshojmë nëse kemi bërë zgjidhjen e duhur apo jo, madje dyshojmë dhe në veprimet midis vetes dhe partnerit. Por një pyetje që gjithmonë na mundon është nëse ai na dëshiron vërtet apo ajo?
Për këtë po postojmë disa shenja që duhet ti vemë re por dhe të mos i marrim si të prera me thikë në zbatim.
1.Ai preferon të komunikojë më shumë me mesazhe dhe e-mail-e
2. Ai ju paralajmëron juve se nuk është materialist, qoftë edhe në një marrëdhënie shoqërore.
3. Ti ke qënë në të njëjtin lokal apo restorant me të më shumë se një herë brënda një muaji.
4. Ai bën shumë premtime.
5. Ai i planifikon takimet me ty gjithmonë në minutë të fundit, mundësisht në mbrëmje vonë.
6. Ai eviton bisedat që e ndihmojnë për të njohur personin që ti je.
7. Ai është insistues për të patur më shumë kontakt fizik.
8. Ai nuk të prezanton ty me shoqërinë e vet.
Nëse gjeni minimumin një të përbashkët me këto karakteristika, atëherë vajza të dashura duhet t’i hapni mirë sytë.