Forumi Kuq E Zi
30 vdekjet më të çuditshme të botës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
30 vdekjet më të çuditshme të botës Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
30 vdekjet më të çuditshme të botës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
30 vdekjet më të çuditshme të botës Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
1. Li Po
Vdekje duke përqafuar reflektimin e hënës

Poeti kinez Po (701-706) konsiderohet si një nga dy poetët më të mëdhenj të letërsisë kineze. Ishte i njohur edhe për dashurinë që ndjente ndaj alkoolit dhe poemat më të mira i ka shkruar ndërsa ishte i dehur. Një natë Li Po ra nga varka dhe u mbyt në lumin Yangtze, ndërsa përpiqej të përqafonte reflektimin e hënës në lumë.

2. Hans Steininger
Vdekje nga mjekra e gjatë

Austriaku Hans Steininger ishte i famshëm se kishte mjekrën më të gjatë në botë, gati 1.4 metra e gjatë. Më vonë u bë edhe më i famshëm për shkak se vdiq për shkak të saj. Një ditë në vitin 1527 ra zjarri në qytetin e tij dhe nga nxitimi, Hans harroi ta mblidhte mjekrën. Pa dashje e shkeli, humbi ekuilibrin dhe ra.

3. Tycho Brahe
Vdekje se nuk shkon në banjë

Fisniku dhe astronomi danez, Tycho Brahe, vdiq nga një infeksion në veshka për shkak se nuk shkoi në banjë gjatë një banketi në vitin 1601. Atëherë ishte turp të ngriheshe nga tavolina dhe të shkoje në banjë. Ai mbante një këllëf të artë për hundën për shkak se e kishte humbur të tijën në duel.

4. Jean-Baptiste Lully
Vdekje nga shkopi i dirigjentit

Ndërsa drejtonte himnin “Te Deum” për mbretin francez Louis XIV në 1687, Jean-Baptiste Lully ishte kaq i përqendruar në ruajtjen e ritmit duke përplasur një shkop në dysheme (kështu bëhej para se të përdorej shkopi i dirigjentit), sa goditi me të gishtin e madh. Më vonë plaga u bë gangrenë dhe ai refuzoi ta presë.

5. Mbreti Adolf Frederik
Vdekje nga të ngrënit e tepërt

Mbreti Adolf Frederick i Suedisë ishte shumë i dhënë ndaj të ngrënit dhe më vonë vdiq për këtë arsye. “Mbreti që e hëngri veten për vdekje” vdiq në vitin 1771 në moshën 61-vjeçare nga një problem në tretje, pasi hëngri një vakt të bollshëm me karkaleca, kaviar, sardele të tymosura, shampanjë dhe 14 ëmbëlsira.

6. Clement Vallandigham
Vdekje nga demonstrimi për jurinë

Pas Luftës Civile, politikani nga Ohio, Clement Vallandighma, u bë avokat i suksesshëm që rrallë herë humbte. Në vitin 1871, mbrojti Thomas McGehan, që akuzohej se kishte qëlluar Tom Myers gjatë një grindjeje. Mbrojtja e tij ishte se Myers kishte goditur veten ndërsa nxirrte pistoletën. Për ta bindur jurinë, ai e demonstroi teorinë, por harroi se arma ishte e mbushur.

7. Allan Pinkerton
Vdekje nga kafshimi i gjuhës

Allan Pinkerton (1819-1884) ishte i famshëm për hapjen e agjencisë detektive “Pinkerton” dhe për krijimin e teknikave investigative, si vëzhgimin e të dyshuarit dhe kryerjes së punës nën maskim. Ai vetë vdiq nga një infeksion në gjuhë, gjë që iu krijua për shkak se e kafshoi kur u pengua në një trotuar.

8. Jack Daniel
Vdekje nga shkelja e gishtit të madh

I famshmi Jack Daniel vendosi të shkojë herët në distileri një mëngjes në vitin 1911. Donte të hapte kasafortën e tij, por nuk i kujtohej kombinimi. Në zemërim e sipër, Daniel goditi kasafortën me këmbë dhe lëndoi gishtin, i cili më vonë iu infektua. Ky lëndim i solli dhe vdekjen. Morali i historisë? Mos shkoni në punë herët.

9. Bobby Leach
Vdekje nga lëkura e portokallit

Bobby Leach nuk kishte frikë nga vdekja. Në vitin 1911, ai ishte personi i dytë në botë që kaloi poshtë Ujëvarës së Niagarës mbi një fuçi. Guximtari organizoi edhe shfaqje të tjera ku sfidonte vdekjen, prandaj vdekja e tij është ironike. Ndërsa shëtiste në Zelandën e Re, Leach rrëshqiti në një lëkurë portokalli.

10. Franz Reichelt
Vdekje nga mos-hapja e palltos parashutë

Në vitin 1911, rrobaqepësi francez Franz Reichelt vendosi ta provojë shpikjen e tij, një kombinim i parashutës dhe palltos, duke u hedhur nga kulla “Eifel”. Autoriteteve u tha se do të përdorte një kukull, por në momentin e fundit vendosi ta provojë vetë. Askush nuk u habit për vdekjen e tij. Hedhjen mund ta shihni edhe tek YouTube.

11. Grigori Rasputin
Vdekje nga helmimi, goditja me armë, rrahja dhe mbytja njëkohësisht

Mistiku rus Grigori Rasputin (1869-1916) në fillim u helmua me aq helm sa mund të vriteshin 10 burra, por nuk pësoi gjë. Më vonë vrasësit e goditën me një revolver në shpinë. Rasputin ra, por e mori veten. Atëherë e goditën edhe tri herë të tjera, por Rasputin prapë jetoi. Më pas e rrahën dhe për siguri e hodhën në lumin e akullt Neva.

12. Ray Chapman
Vdekje nga bejsbolli

Ray Chapman nga Kleveland është njeriu i vetëm që është vrarë nga një shesh bejsbolli. Në atë kohë, lojtarët e bejsbollit e bënin pis një top para se ta hidhnin që ai që e qëllonte të mos e shihte. Në 6 gusht 1920, gjatë një loje kundër “New York Yankees”, Carl Mays, i hodhi një top të tillë Chapman, që i ra në kokë.

13. Isadora Duncan
Vdekje nga shalli

“Mamaja e kërcimit modern”, Isadora Duncan, vdiq në vitin 1927 për shkak të shallit të firmosur që e vishte gjithmonë. Gazeta “New York Times” shkruan në 15 shtator 1927 “Automobili po ecte me shpejtësi kur shalli me mëndafsh të fortë u rrotullua tek rrota e makinës. Ajo uli kokën dhe u përplas me një shkëmb”.

14. Homer dhe Langley Collyer
Vdekje nga plehrat

Homer dhe Langley Collyer ishin grumbullues të fiksuar. Dy vëllezërit kishin frikë t’i hidhnin gjërat dhe mblidhnin me fanatizëm gazeta dhe plehra të tjera në shtëpi. Ata madje vunë dhe çarqe në korridore që të mbroheshin nga hajdutët. Njëri prej tyre ishte zvarritur poshtë gazetave për të kaluar dhe ishte zënë në çarkun e ngritur vetë. Tjetri ishte i paralizuar dhe vdiq nga uria.

15. Jerome Irving Rodale
Vdekje gjatë një bisede në një shfaqje

Jerome Irving Rodale ishte një ithtar i ngrënies së shëndetshme. Ai ishte përkrahës i ushqimeve organike dhe themeloi revistën “Ferma dhe kopshtaria organike”. Pasi u mburr se do të bëhej 100 vjeç, nëse nuk shtypej nga ndonjë taksixhi i inatosur, Rodale vdiq nga një infarkt ndërsa intervistohej nga Dick Cavett në 1971.

16. Christine Chubbuck
Vdekje nga vetëvrasje drejtpërsëdrejti në televizor

Christine Chubbuck ishte reporterja e parë dhe e vetme që kreu vetëvrasje gjatë një transmetimi drejtpërsëdrejti në televizor. Në 15 qershor 1974, tetë minuta në transmetim, reporterja që vuante nga depresioni tha: “Do të ruaj politikën e “Channel 40” dhe do t’ju sjell lajmet më të fundit”. Më pas nxori pistoletën dhe e goditi veten në kokë.

17. Elvis Presley
Vdekje në banjë

Ekzistojnë raste të ndryshme të vdekjeve në banjë, por ajo e Elvis Presley (1935-1977) është më e famshmja. Mbreti i rokut është gjetur i shtrirë në banjën e shtëpisë së madhe pasi kishte vjellë në WC. Doktorët thanë se kishte pësuar një infarkt nga shtimi në peshë dhe marrja e ilaçeve të tepërta.

18. Robert Williams
Vdekje nga roboti

Robert Williams është njeriu i parë që është vrarë nga një robot. Më 25 janar 1979 ngjitet në një dollap të depos tek “Ford Motor’s Flat Rock” për të marrë një pjesë për robotin që s’po funksiononte. Çuditërisht në ato momente roboti aktivizohet dhe e përplas krahun në kokën e William duke e vrarë atë në çast.

19. Vic Morrow
Helika e helikopterit i pret kokën

Aktori Vic Morrow ndërroi jetë gjatë xhirimeve të filmit “Twilight Zonë: The Movie”, kur një helikopter doli jashtë kontrollit për shkak të shpërthimeve të efekteve speciale dhe i preu kokën me helikë. Dhe dy fëmijë të tjerë aktorë vdiqën në vendngjarje në atë kohë.

20. David Grundman
Vdekje nga kaktusi

Në vitin 1982, 27 vjeçari David Grundman dhe një shoku i tij i dhomës vendosën të bëjnë qitje duke përdorur si shënjestër lulen e shkretëtirës. Kaktusi i parë, i cili ishte i një madhësie të vogël u bë copash menjëherë. Por kur Grundman provoi të qëllonte me armë një kaktus të madh, një pjesë e tij i ra përsipër duke e vrarë.

21. Tennesee Williams
Vdekje nga tapa e shishes

Dramaturgu Tennesee Williams, i njohur si një nga më të mëdhenjtë në historinë e Amerikës, gjithashtu njihet dhe për dashurinë e tij për pijen. Dhe pikërisht nga ajo i erdhi dhe vdekja jo e zakonshme. Ai ishte në dhomën e tij të hotelit në vitin 1983 pasi i ngeci në fyt tapa e shishes.

22. Jerome MoodyMbytje ironike në pishinë

Në vitin 1985 rojtarët e jetës, siç quhen ata që shpëtojnë njerëzit që rrezikojnë të mbyten në det, në Nju Orlins, vendosën të festojnë sezonin e parë pa asnjë mbytje. Kur mbaroi festa, një i ftuar 31-vjeçar, Jerome Moody u gjet i vdekur në fund të pishinës së zyrave të rojtarëve të bregut.

23. Dick Shawn
Vdekje në skenë

Komediani i njohur Dick Shawn u nda nga jeta në vitin 1987, vdiq nga një atak në zemër në skenë ndërsa po bënte humor. Ai po tallej me politikanët duke përmendur klishetë e fushatave elektorale si për shembull “Unë nuk do ta lë pas dore punën”. Më pas ai u shtri në tokë dhe njerëzit menduan se ishte pjesë e shfaqjes.

24. Mal Kirk
Vdes nga goditje barku

Mundësi britanik Mal “King Kong” Kirk vdiq nga një goditje barku e Shirley “Big Daddy” Cratbree. Në gusht 1987, në momentet finale të ndeshjes, Crabtree kreu lëvizjen dalluese të tij (duke u hedhur poshtë e lartë dhe duke përplasur barkun tek kundërshtari) Kirk, i cili pësoi një infarkt në zemër dhe vdiq.

25. Lori Rae Keevil-mathews
Vdekje nga çadrat gjigante

Në vitin 1991 artistët Christo dhe Jeanne-Claude krijuan një instilacion ambientalist prej mijëra çadrash gjigante të verdha dhe blu në Kalifroni dhe Japoni. Dy muaj më vonë Lori Rae Keevil-Mathews, një 33-vjeçare, shkoi të shihte instilacionin kur era e fortë e shkuli një nga çadrat e cila e shtyu gruan të përplasej pas një guri.

26. Yooket Paen
Vdekje dyfishe

Në vitin 1991, një grua tajlandeze 57-vjeçare, Yooket Paen, ishte duke ecur në fermën e saj kur aksidentalisht i rrëshqiti këmba në një bajgë lope. Kur u rrëzua ajo u mbajt pa dashje në një tel korrenti të zhveshur dhe vdiq. Gjatë funeralit, motra e të ndjerës po u tregonte fqinjëve vendin ku kishte rënë në korrent Yooket, kur dhe ajo vetë rrëshqiti, kapi telin e korrentit dhe vdiq.

27. Betty Stobbs
Vdekje nga delja

Në vitin 1999, Betty Stobbs, 67-vjeçare nga Anglia, mori një deng me barë të thatë që e ngarkoi në pjesën e pasme të motorit për të ushqyer tufën e deleve. Mesa duket, delet ishin shumë të uritura. Rreth 40 prej tyre iu vërsulen barit duke e shtyrë atë të binte nga një shkëmb i lartë. Stobbs i mbijetoi rënies, por vdiq kur motori ra pas saj poshtë dhe pikërisht mbi të.

28. Brian Wells
Vdekje nga varësja

Më 28 gusht 2003, shpërndarësi i picave Brian Wells u përpoq të grabiste një bankë me një armë artizanale në formë kallami. Kur e kapi policia ai tha se atë e kishin detyruar ta bënte një gjë të tillë dhe se në qafë kishte një varëse bombë. Bomba plasi përpara se policia të mund ta çaktivizonte atë.

29. Steve Irwin
Vdekje nga peshku

Në vitin 2006, eksperti i jetës së egër dhe personaliteti televiziv Steve Irwin apo siç quhej ndryshe “Crocodile Hunter”, vdiq kur një thumb i një peshku iu ngul në zemër, ndërsa ai po filmonte dokumentarit “Krijesat më të rrezikshme të Oqeanit”.

30. Mariesa Weber
Vdekje nga rafti i librave

Familja e Mariesa Weber kishte denoncuar për humbjen e saj rreth dy javë përpara se ta gjenin në dhomën e gjumit të saj, vënë përfund nga rafti i librave. “Unë kam fjetur në të njëjtën shtëpi me të prej 11 ditësh dhe ku s’e kam kërkuar, dhe e gjej këtu në dhomën e gjumit të vdekur”, tha më pas nëna e saj.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons