Ajo po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e medieve për rrjedhojë edhe të njerëzve. Në një profil të shkruar në të përditshme britanike “The Guardian”, ajo cilësohet si Rihana e ardhshme.“Shumë njerëz punojnë shumë për tu bërë një popstar por për 21-vjeçaren kjo gjë ka ardhur në mënyrë natyrale”, shkruan Tim Jonze në profilin kushtuar shqiptares me origjinë nga Kosova. “Rita Ora një divë e ulur në divan, me gishta të lyer me ndriçues të zbukuruar me prerje 50 paundëshe”.Kënga e saj “Hot Right Now” realizuar në bashkëpunim me DJ Fresh’s ishte hiti numër një në Britani gjatë muaj shkurt. Tashmë ajo po punon për albumin e saj solo.“Nuk mendoj se do të ketë një Rihana tjetër”, thotë ajo. “Por mendoj se (Jay Z) padyshim më sheh si dikush që mund të bëhet e madhe sa Rihana. Ajo është tani një superstar por ne në fillim e njohëm atë si një vajzë të vogël ishullore, dhe ata po kërkojnë të ripërsërisin suksesin”, shprehet Rita Ora.
Ora shikon një ngjashmëri me Rihanën – të dyja vijnë nga vende të panjohura, Barbados dhe Kosova, edhe pse familja e shqiptares u transferua në Londër kur ajo ishte fëmijë.
Ajo së fundmi ka nxjerr një këngë në bashkëpunim me Drake (RIP). /F.S/