Ministri i Mjedisit të Perusë, Gabriel Acosta Kichantria, pohoi në agjencinë e lajmeve Andina, se numri i delfinëve të vdekur është 877, si dhe është urdhëruar që menjëherë të nisin hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së delfinëve, nëse vdekja e tyre u shkaktua nga shkaqe virale apo veçanërisht nëse janë infektuar nga sëmundja e fruthit.
Gjitarët e vdekur janë gjetur një vijë bregdetare rreth 200 kilometrash, që nga Punta Agkioucha deri në Piura, që ndodhet 700 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Lima.
Ministri Acosta shpjegoi se pjesa më e madhe e delfinëve u gjet në fazë të përparuar të dekompozimit të tyre, gjë që vështirson shumë analizat laboratorike.
Rezultatet e para priten të bëhen të ditura javën e ardhshme.
Në vijim, ministri Acosta shtoi se vdekja masive e delfinëve mund të ketë ardhur si pasojë e sëmundjeve virale, pasi dhe në të shkuarën ka ndodhur një fenomen i ngjashëm në Peru, Meksikë dhe SHBA:
Gjithashtu ministri i mjedisit, përjashtoi mundësin e helmimit të qëllimshëm të delfinëve