Studiues të Universitetit të Teksas kanë realizuar një teknologji të re filmimi, në gjendje për të shikuar mes për mes disa sipërfaqeve. Sipas krijuesve, teknologjia do të ishte lehtësisht e integrueshme edhe nëpër smartphone dhe dispozitivë të tjerë të lëvizshëm.
Sistemi funksionon përmes valëve elektromagnetike të kalibruara në frekuencën e terahertzëve, përfshi mikrovalët dhe rrezet infra, dhe do të ishte e përshtatshme lehtësisht me sensorët e fotokamerave të integrueshme në celularë.
Duke përdorur një smartphone në gjendje për të marrë valë në frekuencat terahertz, mund të shihet përmes objekteve dhe sipërfaqeve siç është druri, kartonxhezi dhe lëkura njerëzore. Kjo e fundit, sipas kërkuesve të Universitetit teksan, është aplikacioni më interesant, sepse i jep mundësi dispozitivit të kryejë analiza të hollësishme dhe mund të lehtësojë diagnozat e disa patologjive. Gjithashtu ekzistojnë edhe disa aplikacione të tjera, si kontrolli i integritetit të disa strukturave, apo identifikimi i kartëmonedhave false.