Lamtumirë orarit të kafesë. Për të mos humbur asnjë sekondë nga orari i punës, zviceranët hodhën në treg makinerinë e kafesë që merr porosinë nga kompjuteri. Makineria u prezantua nga DBS AG në Kantonin e Zyrihut. Gjithçka është automatike. Porosia dërgohet nëpërmjet kompjuterit me anë të një aplikacioni të posaçëm. Pas dhënies së porosisë mund të rifillosh të punosh e të ngrihesh vetëm për të marrë kafen.Krijuesi i makinerisë, Urs Weber thotë se në kohën kur makineria ishte ende në projekt, njerëzit qeshnin dhe nuk besonin në suksesin e saj, por tashmë gjërat janë krejt ndryshe dhe shumë kompani me qindra punonjës, pritet të paraqesin kërkesën e tyre për makinerinë e kafesë që nuk do të shkëpusë nga puna punonjësit e saj.
Çmimi i makinerisë pritet të bëhet publik brenda një kohe të shkurtër.
tch
Çmimi i makinerisë pritet të bëhet publik brenda një kohe të shkurtër.
tch