Jennifer Lopez po jeton rininë e saj të dytë në krah të Casper Smart, i dashuri rreth 20 vjet më i ri. Këngëtarja dhe balerini kanë një marrëdhënie që bazohet në luks dhe kur bëhet fjalë për dhurata Lopez tregohet shumë dorëlëshuar. Smart mbushte 25 vjeç dhe 42-vjeçarja i bëri dhuratë një kamionçinë luksoze që e la me gojë hapur djaloshin.Jennifer Lopez kishte organizuar gjithashtu një festë private për ditëlindje dhe Casper Smart ishte gjithë kohës me një buzëqeshje të stampuar në fytyrë. Pas përfundimit të festës, çifti u largua i lumtur me kamionçinën e re.Edhe pse kanë shumë diferencë në moshë dashuria e tyre duket e sinqertë dhe dhuratat e shtrenjta nuk bëjnë gjë tjetër vetëm sa shtojnë ndjenjën.
tch
tch