Shikimi i Allahut subhanehu ve teala në ëndërr, por jo në ndonjë formë (pa e përngjarë Atë me askënd), komentohet në shtatë forma të ndryshme, si: arritja e ndonjë dhuntie në këtë botë dhe pushim në botën e amshuar, siguri, pushim, dritë, udhëzim, fuqi në fe, falje dhe futje në xhenet me bujarinë e Tij, përhapje e drejtësisë dhe mposhtje e zullumit në atë vend, Allahu subhanehu ve teala e bën krenar njeriun që ka parë ëndrrën, e nderon dhe e mëshiron. E, ai që e ka parë në ndonjë formë, atëherë ajo komentohet si ëndërr e keqe.
Kapitulli nëse shihet në ëndërr Arshi
Komentimi i Arshit bëhet në pesë forma: presidencë, ngritje, shkallë, krenari dhe post. Nëse njeriu e zgjat të shikuarit e Arshit duke mos u lodhur, ai do të qëndrojë gjatë në postin e tij.
Kapitulli nëse shihet në ëndërr Karrigia e Allahut subhanehu ve teala
Nëse shihet Karrigia e Allahut subhanehu ve teala, komentohet si karrige e drejtësisë, e krenarisë dhe e miqësisë.
Kapitulli nëse shihet në ëndërr Levhi Mahfudhi
Kjo komentohet si dituri, udhëzim dhe respektim i urdhrit të Allahut.
Kapitulli nëse shihet në ëndërr lapsi
Kjo aludon për urtësi, urdhër, dituri, miqësi. E, nëse shihet se çfarë shkruante lapsi, atëherë komentohet se do të ndodhë ajo që është parë.
Kapitulli nëse shihet në ëndërr Sidretu Elmunteha
Nëse shihen në ëndërr pemë me gjethe të shumta dhe të forta në degët e saj, atëherë komentohet se do të ketë shumë lindje në atë kohë dhe vend.
E nëse shihet se gjethet e saj, ose disa prej tyre po binin, atëherë kjo aludon se do të ketë vdekje të shumta.Kapitulli nëse shihen melekët
Nëse shihen melekë (të njohur me emrat e tyre, emra të cilët i dimë nga Kurani dhe Suneti), kjo aludon se atij që e ka parë ëndrrën do t’i ndodhë krenari, fuqi, përgëzim, ndihmë, siguri, lehtësim dhe haxh.
Nëse shihen melekët duke zbritur në një vend, atëherë kjo aludon se do t’i zbresë ndihma atij vendi.
Nëse njeriu i sheh melekët, por në formë gruaje, atëherë kjo aludon se ai ka përgënjeshtruar Allahun subhanehu ve teala.
Por nëse i sheh melekët duke e mësuar, atëherë kjo aludon për çrregullimin e fesë së tij dhe për mosbesimin e tij.
Kapitulli nëse shihen qiejt
Kush e sheh veten e tij në qiell, kjo aludon se do të bëjë një udhëtim të gjatë dhe se do të gjejë në atë udhëtim mburrje dhe ngritje në dunja dhe në ahiret.
E kush i sheh dyert e qiejve të hapura, kjo aludon se i është pranuar lutja dhe se do të zbresin mirësi të shumta. E, kush gjen vështirësi duke e ngritur në qiej, atëherë kjo sinjalizon se do të gjejë ngushtim në fe dhe humbje.
Kapitulli nëse shihet Dielli
Dielli sinjalizon kalifin ose udhëheqësin dhe kush sheh se i ka ndodhur ndonjë deformim Diellit, atëherë një gjë e tillë do t’i ndodhë udhëheqësit (ashtu siç i ka ndodhur Diellit në ëndrrën e tij).
Kapitulli nëse shihet Hëna
Hëna sinjalizon ministrin e kalifit (kryetarit), ose ministrin e mbretit, apo ata që kryejnë punën e tyre. Disa thonë që jo, vetëm nëse shihet Hëna e plotë.Kapitulli nëse shihen planetët
Përveç Diellit dhe Hënës, i thuhet njeriut se nëse sheh yjet në përgjithësi, kjo aludon udhëtim, pasi udhëtarët orientohen nëpërmjet tyre kur gjenden në det.
Kapitulli nëse shihet nata ose dita
Sa i përket natës dhe ditës, me to nënkuptohet drita dhe terri.
Errësirat komentohen në disa forma, si: mohim (kufër), ngatërrim (çrregullim), vështirësi të ndonjë gjëje, risi...
E, kush sheh se ka dalë nga errësira në dritë dhe është prej njerëzve të mirë, atëherë kjo komentohet se atij do t’i largohet varfëria dhe do të bëhet i pasur.
Kurse drita do të thotë ditë dhe aludon për udhëzim. Fillimi i ditës komentohet me fillimin e çështjes që dëshiron ai, kurse gjysma e ditës dhe fundi i saj gjithashtu komentohen me çështjen që dëshiron ai.
Kush sheh se tërë koha ishte ditë, kjo aludon për vazhdueshmërinë e çështjeve të tij dhe për zgjatjen e jetës së tij.
Kapitulli nëse shihet nxehtësia ose ftohtësia
Nxehtësia komentohet me shqetësim e pikëllim dhe sa më e nxehtë, aq më e theksuar ajo (edhe shqetësimi ose pikëllimi). Kurse ftohtësia aludon vështirësi, sprovë të hidhur dhe dënim. Thuhet se edhe varfëri dhe dëmtim.
Gjithashtu, thuhet se nëse njeriu sheh ftohtësi në kohën e duhur, ftohtësi që nuk i kalon kufijtë e vet (nuk bëhet e padurueshme ose shqetësuese), atëherë kjo nuk aludon për dëmtim. Po ashtu edhe nxehtësia. Allahu subhanehu ve teala e di më së miri.
Kapitulli nëse shihet ringjallja (kiameti) dhe shenjat e saj
Nëse shihet kiameti, kjo tek njerëzit e mirë aludon për katër forma: shpëtim, gëzime, sukses, përmirësim dhe përfundim të mirë, kurse tek të këqijtë është e kundërta.E kush sheh shenjat e kiametit, si: fryrja e surit, dalja e Diellit nga perëndimi, dalja e kafshës apo diçka të ngjashme me to, atëherë ajo komentohet si sprovë (fitne). Do të paraqitet sprova dhe do të shkatërrohet në të populli, por do të shpëtojë një pjesë e tij. Ai që ka parë këtë ëndërr duhet të pendohet.
E, kush sheh se është marrë dhe është dërguar te vendi ku jepet llogaria, atëherë kjo aludon se ai gjendet në gjendje hutimi, argumentuar kjo nga fjala e Allahut subhanehu ve teala: “Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi nuk përgatiten fare për të.” (Enbija, 1)
Shikimi në ëndërr i llogarisë që jepet në Ditën e Kiametit komentohet në gjashtë forma: dënim nga kryetari, punë, sëmundje, pikëllim, lodhje, ose jetë e shkurtër.
Kapitulli nëse shihet në ëndërr Sirati
Kush sheh veten e tij në këmbë mbi Sirat, do të ketë në dorë vazhdimësi në disa gjëra, bazuar për këtë në ajetin e Kuranit, ku Allahu subhanehu ve teala thotë: “Dhe që All-llahu të ndihmon ty me një ndihmë të fortë.” (Fet`h, 3)
Kush sheh se e ka kaluar Siratin, do të sigurohet nga shumë sprova dhe vështirësi.
E, kush sheh se është rrëzuar nga Sirati në zjarr, do të bjerë në sprova dhe në fatkeqësi të mëdha.
Kapitulli nëse shihet Peshorja (Mizani)
Nëse shihet Peshorja, kjo aludon për shtrirjen (përhapjen) e drejtësisë dhe largimin e zullumit.
Kapitulli nëse shihet kroi Kevther (havdul Kevther)
Kush sheh se është bërë kiameti dhe është tubuar njerëzimi te kroi Kevther dhe kërkon ujë, kjo aludon se ai që ka parë ëndrrën është prej të dashurve të Allahut subhanehu ve teala. E, nëse sheh se ka pirë ujë nga kroi, atëherë kjo aludon se ai do të vdesë në Islam.Nëse sheh se ai sillet rreth tij dhe kërkon ujë nga ai, por i ndalohet të pijë, atëherë kjo aludon se ai person është në bidate (risi).
Kapitulli nëse shihet xheneti
Komentimi i xhenetit në ëndërr bëhet në nëntë forma, të cilat janë: dituri, asketizëm, dhunti, shpëtim, përgëzim, hair, begati, kënaqësi dhe siguri.
Kapitulli nëse shihen në ëndërr retë
Kjo komentohet gjithashtu në nëntë forma, si: urtësi, udhëheqësi, pronësi, mëshirë, ndershmëri, dënim, thatësi, fatkeqësi dhe sprovë.
Nëse shihet shi, atëherë komentohet si mëshirë, begati, kërkim ndihme. E gjithë kjo nëse shiu është në kohën e vet dhe nuk është trazirë (turbullirë), ose nuk është i shumtë dhe është në një formë që del nga suazat e zakonshme. Nëse shiu bie në mënyrë jo të zakonshme në ngjyrë, sasi dhe në formë, në këtë rast komentohet gjithashtu si sëmundje, sprovim e luftë.
Kapitulli nëse shihet në ëndërr bora
Nëse shihet në ëndërr bora, kjo komentohet si pikëllim, sëmundje, dënim, përpos nëse shihet duke rënë pak dhe në kohën e vet.
Kapitulli nëse shihet në ëndërr se po pikon shi
Kush shihet në ëndërr zbritja e shiut mbi degët e pemës dhe kjo nxjerr gjethet e saj, në atë vend do të ketë mirësi.
Kapitulli nëse shihet breshri
reshri komentohet në pesë forma, si: sprovë, grindje, ushtri, thatësi dhe sëmundje.
Kapitulli nëse shihet mjegulla
Ai që e sheh veten duke e rrethuar mjegulla, dëshiron të pavërtetën dhe duhet t’i frikësohet Allahut subhanehu ve teala. Thuhet gjithashtu se ai që sheh mjegullën do të pikëllohet dhe do të mërzitet. E, nëse mjegulla largohet prej tij, ai do të largohet ose do të qartësohet nga ajo gjë.
Kapitulli nëse shihet në ëndërr kuqërrimi i horizontit pas perëndimit
Kush shihet kuqërrimi i horizontit, kjo aludon se njeriu që sheh ëndrrën kërkon një gjë. E, nëse e sheh të fshehur, atëherë kjo aludon se ajo çështje ka përfunduar dhe se ai ka ardhur në përfundim.
Kapitulli nëse shihet në ëndërr frika
Shikimi i frikës në ëndërr aludon se njeriu që sheh ëndrrën do të frikësohet nga sunduesi (prijësi), ose nga ndihmuesit e tij. E, nëse shoqërohet nga shiu, atëherë kjo komentohet si siguri dhe qetësi.
Kapitulli nëse shihet në ëndërr vetëtima
Kush e sheh vetëtimën duke goditur një vend, atë vend do ta godasë një dënim nga Allahu subhanehu ve teala aq sa ka qenë madhësia e asaj vetëtime. Thotë Allahu subhanehu ve teala: “... e këtij tëndit t`i shkaktojë fatkeqësi nga qielli e të gdhijë tokë e lëmuar (e zhveshur).” (Kehf, 40)
Kapitulli nëse shihen erëratErërat (që vijnë nga të gjitha anët) aludojnë për qetësi, kurse era (që vjen nga një anë) komentohet si dënim.
Kapitulli nëse shihet në ëndërr vala (e rrezeve të Diellit, e cila nga larg duket si ujë, por në realitet nuk është ujë)
Kjo komentohet si e pavërteta dhe si dituria prej së cilës nuk ka dobi, bazuar në fjalën e Allahut subhanehu ve teala: “E veprat e atyre që nuk besuan janë si valët (nga rrezet e Diellit) në një rrafshinë...” (Nur, 39)
Kapitulli nëse shihet Pejgamberi sal-Allahu aljhi ve selem
Nëse shihen në ëndërr Pejgamberët e zgjedhur, kjo aludon për krenari dhe nder, kurse shikimi i Pejgamberëve të tjerë aludon për fitore dhe triumf. Shikimi i një Pejgamberi aludon për fenë dhe kryerjen e ndonjë amaneti.
Kapitulli nëse shihen sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta)
Kjo komentohet sipas gjendjes së sahabit që shihet.
Kapitulli nëse shihen tabiinët
Është thënë se kjo aludon për pasimin e ndonjë vepre dhe të ndonjë morali të mirë.
Kapitulli nëse shihet në ëndërr marrja abdest
Kush sheh veten duke marrë abdest me ujë dhe e ka përfunduar abdestin, kjo aludon se do t`i plotësohet e mira që kërkon.
E, nëse sheh se nuk e ka përfunduar abdestin, apo ka marrë abdest me ujë me të cilin nuk lejohet të merret abdest, atëherë kjo komentohet se nuk do të përfundojë çështja që ai kërkon.Kapitulli nëse shihet marrja gusul
Gusuli aludon për pastrim në fe dhe për vepra të mira. Thuhet gjithashtu se është shtim në bukuri sipas gjendjes së ëndrrës dhe llojit të ujit me të cilin merret gusul.
Kapitulli nëse shihet vetja në namaz
Namazi në përgjithësi komentohet si gjë e lavdishme në këtë botë dhe në botën tjetër.
Thuhet se nëse njeriu e sheh veten duke falur namazin e drekës, atëherë kjo aludon se ai është mesatar në punët e tij dhe do të krenohet po atë ditë sipas kthjelltësisë së asaj dite.
Kush e sheh veten duke falur ikindinë, kjo aludon se ai e ka kaluar pjesën më të madhe të asaj pune që është duke bërë, ose po e kërkon dhe nuk i ka mbetur prej saj vetëm se pak.
Kush e sheh veten duke falur akshamin, kjo aludon se ai do të veprojë përmirësime në atë që ka obligim ndaj familjes së tij.
Kush e sheh veten se është duke falur jacinë, kjo aludon se ai sillet mirë me familjen e tij dhe se fut gëzim në zemrat e tyre.
E, kush e sheh veten duke falur sabahun, ajo aludon se ai fillon një punë që rezulton me një përmirësim si shkak i jetesës së tij.
Çdo mangësi në namaz aludon për mangësi në fe dhe kush sheh se falet jo në drejtim të kiblës, ka mundësi që prej saj të dalë vepër që kundërshton ligjet e sheriatit.
Kapitulli nëse shihet leximi i Kuranit
Kush sheh se po lexon ndonjë pjesë nga Kurani Famëlartë dhe nuk di se çfarë ka lexuar ose ka harruar, nëse ka qenë i sëmurë, do ta shërojë Allahu subhanehu ve teala. E, nëse ka qenë i shqetësuar, do t’ia largojë Allahu subhanehu ve teala shqetësimin. Nëse ka pasur frikë, do t’ia largojë atë, argumentuar nga fjala e Allahut subhanehu ve teala: “...dhe shërues për atë që gjendet në gjokse”. Thuhet gjithashtu se ai që e sheh veten duke lexuar Kuran, do të flasë të vërtetën, argumentuar nga fjala e Pejgamberit sal-Allahu alejhi ve selem, i cili thotë: “Kurani është argument për ty, ose kundër teje.”Në përgjithësi, kush e sheh veten duke lexuar Kuran, atij do t’i mundësohet të bëjë adhurim, kurse ai që bën hatme do të ketë përfundim të mirë.
Kapitulli nëse shihet thërritja e ezanit
Thuhet se kush e sheh veten në ëndërr duke thirrur ezan në një vend të njohur dhe është besimtar dhe vepërmirë i devotshëm, do ta furnizojë Allahu subhahenu ve teala me vizitën e Qabes, bazuar për këtë në ajetin e Kuranit: "Dhe thirr ndër njerëz për haxhin ..." (Haxh 27)
Kush e sheh veten duke thirrur ezan në një vend të panjohur, kjo aludon për një gjë jo të pëlqyer. Nëse ai që sheh është fasik, kjo aludon se ai do të vjedhë.
E, kush sheh veten se po thërret ezan në minaren e xhamisë, kjo aludon se ai person i thërret njerëzit në respektimin e urdhrave të Allahut subhanehu ve teala.
Kapitulli nëse shihet në ëndërr bërja e duave
Kush e sheh veten duke bërë dua për vete dhe duke kërkuar nga Allahu subhanehu ve teala mëshirë dhe duke iu përkulur Atij, përfundimi i tij do të jetë i mirë. E, nëse sheh se bën dua për një person të mirë, atë do të kaplojë e mira e kësaj dunjaje dhe e ahiretit.
Kush e sheh veten duke bërë dua për njeri fasik ose zullumqar, atëherë kjo aludon se ai është ndihmues i tij në zullum.
E, kush e sheh veten se dëshiron të bëjë dua, por nuk mundet, atëherë kjo komentohet se nga ai person nuk ka mirësi.
Kapitulli nëse shihet në ëndërr bërja dhikër (përmendja e Allahut)
Kush e sheh veten duke bërë shumë dhikër, atëherë kjo aludon se ai person është nga të shpëtuarit, bazuar në fjalën e Allahut subhanehu ve teala: “Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t'i pastrosh me të dhe t'u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. All-llahu dëgjon dhe sheh.” (Teube, 103)Kapitulli për atë që sheh në ëndërr Mekën
Nëse dikush e sheh veten në Qabe, kjo aludon se ai person do të jetë i mbrojtur nga fatkeqësitë e kësaj bote, bazuar në fjalën e Allahut Fuqiplotë: “A nuk e kanë vërejtur ata se Ne kemi bërë vendin e shenjtë (Mekën) të sigurt, e njerëzit për rreth tyre rrëmbehen (plaçkiten, mbyten).” (Ankebut 67), apo ndoshta do të furnizohet me shkuarje në haxh.
Kapitulli për atë që sheh në ëndërr Medinën
Nëse dikush e sheh veten në Medinën e Pejgamberit sal-Allahu alejhi ve selem, kjo aludon se ai person shoqëron tregtarët dhe do të furnizohet me të mirat e fesë dhe me të mirat e kësaj bote nga ata.
Nëse dikush e sheh veten në xhaminë e Pejgamberit sal-Allahu alejhi ve selem, kjo aludon se ai do të arrijë të mirën.
E, kush e sheh veten duke qëndruar pranë dyerve të haremit (xhamisë) të Profetit sal-Allahu alejhi ve selem apo dhomës së tij duke bërë istigfar (kërkuar falje), kjo aludon për pendim dhe falje, bazuar në fjalën e Allahut subhanehu ve teala: “...E, sikur të vinin ata te ti, pasi ta kenë dëmtuar veten e tyre (nuk kanë pranuar gjykimin tënd), e të kërkonin ata vetë ndjesë te All-llahu, e edhe i Dërguari të kërkojë ndjesë për ta, ata do të kuptonin se All-llahu pranon pendimin dhe është mëshirues.” (Nisa, 64)
Kapitulli për atë që sheh në ëndërr xhaminë e Kudsit dhe tokën e bekuar
Nëse dikush e sheh veten në tokën e bekuar, kjo aludon se ai person urdhëron në të mirë. Gjithashtu thuhet se do të pastrohet nga mëkatet apo do të arrijë begati, ose aludon për adhurim.
E, kush e sheh veten e tij në xhaminë e Kudsit, kjo aludon se ai person është fetar, besnik dhe ndoshta do të bëjë haxhin. Gjithashtu thuhet se aludon për siguri dhe paqe.
E, kush e sheh veten e tij afër saj, kjo aludon për bindje.ëse dikush e sheh veten në ëndërr duke hyrë nga dera e quajtur rahmeh (mëshirë), kjo aludon për mëshirë. Por nëse e sheh veten duke hyrë nga pas dere (nga ana e jashtme), atëherë kjo aludon se nuk ka hair nga ai person, bazuar në fjalën e Allahut subhanehu ve teala: “Ditën kur hipokritët dhe hipokritet atyre që besuan u thonë: "Na pritni (ose na shikoni) të ndriçohemi prej dritës suaj!" U thuhet: "Kthehuni prapa jush (në dynja) e kërkoni ndonjë dritë!" Atëherë vihet ndërmjet tyre njëfarë muri që ka një derë, e brendia e tij është mëshirë (xheneti), e ana e jashtme e tij është dënimi (zjarri).” (Hadid, 13)
Kapitulli për atë që sheh në ëndërr veprat e haxhit
Kush e sheh veten e tij duke bërë përpjekje për të shkuar në haxh apo për të vizituar varrin e Pejgamberit sal-Allahu alejhi ve selem, ose duke bërë përpjekje për të shkuar në xhaminë e Kudsit, e tërë kjo aludon se ai person kërkon një çështje të lavdëruar dhe do të falënderohet për të, bazuar në hadithin e Pejgamberit alejhi selam: “Nuk udhëtohet (me qëllim adhurimi) përpos në tri xhami: Mekë, Medinë dhe në Kuds.”
E, kush e sheh veten se po përpiqet të udhëtojë drejt njërës nga këto tri xhami, por nuk ia del dhe nuk ka fuqi të shkojë atje, kjo komentohet në këtë mënyrë: Nëse është i pasur, do të varfërohet dhe nëse është i varfër, kjo aludon se është lidhur me një çështje të cilën nuk ka mundësi ta kryejë.
Nëse dikush sheh në ëndërr universitet, shkollë ose xhami, të gjitha këto komentohen si siguri.
E, kush e sheh veten duke ndërtuar diçka të tillë, kjo aludon se ai do të jetë dijetar dhe do të pasohet.
Thuhet se ai që sheh veten në ëndërr duke ndërtuar xhami, do të martohet me një grua fetare.
Minarja komentohet si udhëheqësi, ose si ai që kryen punën e tij apo gjykatësi.
Thuhet se minarja aludon për thirrjen e njerëzve në punë të mira.
E, kush e sheh veten në ëndërr duke rrënuar minare, kjo komentohet se ai person bën një vepër të keqe dhe si shkak i saj do të ndahet xhemati (populli) musliman.Kush sheh në ëndërr se është ngritur në minber dhe flet mbi shkenca të ndryshme me urtësi apo edhe ligjëron, kjo aludon se, nëse është nga ai kalibër, ai do të bëhet imam (prijës), ose nga ata që kryejnë po atë punë. Kjo aludon për ngritjen dhe nderimin e tij.
E, nëse nuk është nga ai lloj, atëherë do të bëhet dikush nga të afërmit apo fqinjët e tij, nëse gjendet dikush që e meriton një gjë të tillë.
E nëse ndonjë grua e sheh veten në ëndërr duke ligjëruar dhe duke folur me dituri dhe urtësi, kjo ëndërr aludon se ajo do të zbulohet (do t`i merret fytyra).
Kapitulli nëse shihet në ëndërr varri i ndonjë Pejgamberi ose njeriu të mirë
Kush sheh në ëndërr varrin e ndonjë Pejgamberi, kjo aludon se do ta godasë një e mirë dhe begati. Gjithashtu thuhet se po ai Pejgamber do t’i bëjë atij shefat.
E, nëse ai sheh ndonjë ndryshim tek ai Pejgamber (p.sh. se ka rruar mjekrën), kjo aludon se ai person ka mangësi në fenë e tij.
Kapitulli për atë që sheh luftë ose të qëndruarit në front
Kush e sheh në ëndërr veten e tij duke luftuar për hir të Allahut subhanehu ve teala, kjo komentohet si qëndrueshmëri e tij dhe e familjes së tij, zgjerim i furnizimit të tij dhe pasurim i tij, bazuar në fjalën e Allahut Fuqiplotë: “Kush shpërngulet për hir të (të fesë) All-llahut, ai gjen mundësi të madhe dhe begati në tokë...” (Nisa, 100)
E, kush e sheh veten se është vrarë nga duart e jobesimtarëve në luftë, kjo aludon se do të gëzohet, do t’i shtohet risku (furnizimi) dhe jeta, bazuar në fjalët e Allahut xhele shanuhu: “Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre. Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij ...” (Ali Imran, 169-170)
Kapitulli për atë që sheh në ëndërr agjërimin ose prishjen e tij
Kush e sheh veten e tij duke agjëruar, kjo aludon se ai person i përmbahet fesë së tij dhe flet pak për atë që nuk i intereson.
E kush e sheh veten duke bërë atë që është e ndaluar për t’u bërë nga agjëruesi, kjo aludon se ai person nuk e përfill fenë e tij.
Kush e sheh veten në ëndërr duke bërë iftar në kohën e caktuar, atëherë kjo aludon se ka gjetur hair dhe furnizim të madh në fenë dhe dynjanë e tij dhe se prej tij është larguar pikëllimi dhe frika.
E, kush e sheh veten e tij dukë bërë iftar para kohës së caktuar, kjo komentohet se ai person përgojon njerëzit ose gënjen, ndoshta aludon edhe për sëmundje ose udhëtim, bazuar në fjalën e Allahut subhanehu ve teala: “... E, kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim ...” (Bekare, 185)
Kapitulli për atë që sheh në ëndërr duke dhënë lëmoshë (sadaka)
Nëse shihet në ëndërr dhënia e lëmoshës, kjo komentohet në këto forma: Nëse është dijetar dituria e tij do të shtohet, nëse është udhëheqës, pushteti i tij do të zgjerohet, nëse është tregtar, fitimi i tij do të shtohet ose do të fitojnë njerëzit nga ai. E, nëse është mjeshtër, do të mësojnë zanat prej tij. Thuhet se nëse e sheh veten duke shpërndarë lëmoshë, ky njeri do të ketë begati në pasurinë e tij dhe do të furnizohet me pendim, mbështetur në fjalën e Allahut subhanehu ve teala: “Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t'i pastrosh me të dhe t'u shtosh (të mirat) ...” (Tevbe, 103)
Kapitulli për atë që sheh në ëndërr dhënien e zekatit
Nëse dikush sheh në ëndërr se po jep zekat, komentimi është në këto forma: përgëzim, mirësi, begati, fitim, shërim, kryerje (obligimi), lehtësim i ndonjë gjëje të vështirë, kryerje e ndonjë nevoje dhe ndriçim.