Forumi Kuq E Zi
Horoskopi 2012 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Horoskopi 2012 Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Horoskopi 2012 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Horoskopi 2012 Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Horoskopi 2012 Empty Horoskopi 2012 21/4/2012, 00:06

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Dashi
Keni një personalitet shumë dinamik. Çdo herë doni të dilni diku dhe të bëni diçka. Asnjëherë nuk doni të rrini kot. Urreni ta kaloni kohën duke ndenjur dhe duke e pritur aventurën apo fatin të vijë tek ju. Në fakt kur keni ide apo plane te reja, nxitoni të filloni sa më shpejt realizimin e tyre. Jeni një udhëheqës i mrekullueshëm dhe vetëbesues. Rreziqet i pranoni me një entuziazëm më të madh. Ju nuk mund të qëndroni indiferent ndaj gjerave të cilat përmbajnë kënaqësi, sidomos ndaj atyre që përmbajnë aventurë. Zakonisht flisni pa menduar shumë dhe pa i analizuar gjërat paraprakisht. Kjo shkakton ofendim te të tjerët, mirëpo sjellja juaj bën që ata të kenë mendim pozitiv për ju.

Karriera: Personat e shenjës së Dashit, të cilët punojnë, nuk duhet të hamenden që ta shfaqin kreativitetin e vet, sepse viti 2012 do të mund t’u sjellë përmirësime të mëdha, edhe pse ndoshta ato nuk do të arrijnë shpejt. Zgjeroni horizontin tuaj dhe bashkëpunimin me bashkëmendimtarët, të cilët, sikur edhe ju, i janë përkushtuar njësoj avancimit në botën afariste. Do të jeni të inspiruar artistikisht dhe emocionalisht nga fundi i prillit deri në mesin e majit.
Njerëz dhe ngjarje të pazakonshme mund t’ju orientojnë në drejtim të ri nga mesi i majit deri në mesin e qershorit. Duhet patjetër të bëni përpjekje më shumë, në mënyrë që të krijoni diçka edhe për veten.

Partneri: Familja përjeton lulëzim këtë vit, posaçërisht gjatë pjesës së dytë të vitit. Personi i shenjës së Dashit gjithmonë është i hapur ndaj ideve, mendimeve dhe propozimeve të reja, ndërsa vullneti, liria, përshtatshmëria e tij i mundësojnë që të nxirret më së miri nga çdo situatë.
Personat e vetmuar të shenjës së Dashit nuk do të duhej të lënë pas dore mundësinë e takimit të rastësishëm, posaçërisht në mesin e vitit, i cili lehtë do të mund të shndërrohet në miqësi të madhe para se të kalohet në dashuri. Këta persona të kësaj e shenje duhet të punojnë në komunikimin dhe në punët sociale këtë vit. Duhet patjetër të mësojnë të sillen pak me takt, kur është fjala për jo aq situata ideale, të cilat mund të shfaqen në marrëdhëniet mes njerëzve. Shpërblimi për këtë do të jenë harmonia dhe paqja në shtëpi apo në punë.
Individët që janë në lidhje dashurie, që janë në punë apo në çështje shëndetësore, mund të jenë shumë afër dashurisë. Ndoshta do të duhet të sakrifikoni diçka, në mënyrë që t’i arrini qëllimet dhe t’i zgjidhni situatat problematike. Ky është viti në të cilin mund ta mësoni shkathtësinë e dialogut, andaj dijen aplikojeni në marrëdhënie të rëndësishme.

Shëndeti: Është e njohur që personat e shenjës së Dashit kanë nivel të lartë energjie, mirëpo shpesh e teprojnë me detyrat dhe obligimet dhe në atë mënyrë rrezikojnë shëndetin vetjak. Është me rëndësi që më shumë të marrin pjesë në aktivitetet në ambient të hapur, posaçërisht gjatë muajve qershor dhe korrik, në mënyrë që të balancojnë nivelin e energjisë në kontakt me natyrën.



Demi
Njerëzit llogarisin që ju t’i kryeni punët me kohë dhe me sukses kur të tjerët dështojnë. Cilësia juaj më e madhe është durimi. Kjo ju bën që të jeni të suksesshëm në të gjitha sferat. Nëse ndonjë person ju tradhton një herë, nuk keni më vullnet të bashkëpunoni me të. Durim i madh gjendet në ju, mirëpo rrallëherë e tregoni. Sidoqoftë, nëse të tjerët ju vënë në situata të padëshirueshme ju dini të tregoni edhe anën tjetër, agresivitetin. Jeta me Demin nuk është çdoherë interesante. Ndonjëherë jeni shumë xheloz, ndonjëherë as që doni t’ia dini për xhelozinë. Ka raste kur ju tregoni se nuk keni vullnet të punoni dhe zakonisht kur jeni në gjendje të tillë është vështirë të filloni.

Karriera: Tremujori i parë i vitit nuk është edhe kohë e mirë për shpenzime dhe ndërmarrje të çfarëdo aktiviteteve të reja afariste. Pa marrë parasysh se me çka merreni, merrni vendim të mençur dhe prisni pjesën e dytë të vitit, e cila do t’ju sjellë situata të këndshme. Me Jupiterin në fushën e Bricjapit do të mund t’ju buzëqesh fati. Shumica nga ju do të kenë apetite të mëdha dhe do të jenë të gatshëm për të rrezikuar dhe në bixhoz. Ndoshta do të jeni të detyruar të prisni gjatë rezultatet apo do të vonoheni në realizimin e qëllimeve tuaja. Këmbëngulësia do t’ju nxjerrë nga kjo situatë.

Partneri: Në saje të ndikimeve negative të Marsit dhe Saturnit, pjesa e parë e vitit 2012 do të jetë stresuese në marrëdhëniet dashurore dhe personale. Mos lejoni që rrethanat e jashtme të ndikojnë në këto marrëdhënie, qoftë në shtëpi, qoftë në punë.
Personat e shenjës së Demit janë të njohur si të zjarrtë, kur është fjala për njerëzit dhe për bindjet të cilat i respektojnë. Mund të jenë të dashur, por të kenë edhe prirje ashpërsie. Këtë vit ato karaktere u shërbejnë personave të këtillë, sepse në një moment personave që i duan do t’jua shfaqin ndjenjat e tyre, gojarisht, me emocione dhe por fizikisht atyre. Gjeni kohë për t’u shoqëruar me familjarë dhe miq, në mënyrë që të pushoni na stresi dhe presioni.
Qofshin të martuar apo beqarë, disa nuk do të mund t’u rezistojnë sulmeve të lidhjes sekrete. Bëhuni të kujdesshëm, sepse kjo do të mund t’ju kushtojë edhe më shumë se që keni menduar. Pajtohuni me fitoret dhe me humbjet para se t’i hyni këtij rreziku. Sivjet do të mund të përfundoni ndonjë marrëdhënie në të cilën janë të përfshira financat e përbashkëta. Për disa do të do të jetë ndarje nga partneri apo nga bashkëpunëtorët e afërt, ndërkaq të tjerët do të vënë kushte partneriteti dhe do të dalin përballë betejave në tandem.

Shëndeti: Orari i plotë i punës dhe obligimet e llojllojshme do t’ju çojnë në lodhje intensive. Personat e shenjës së Demit do të duhej të kenë kujdes në problemet potenciale shëndetësore apo në fatkeqësi të vogla gjatë katër muajve të fundit. Edhe pse jeni zakonisht shëndosh, sivjet kini kujdes me lukthin dhe me mushkëritë. Kollitjen,ftohjen dhe sëmundjet respiratore kuptoni pak më seriozisht.





Binjakët
Të jesh në shenjën e Binjakëve do të thotë se reagoni shpejt ndaj aksioneve, jeni elokuent në të folur, tepër diplomatik dhe burim i pashtershëm i ideve të reja. Mundoheni të bëni çmos që të jeni të kënaqur në jetë. Doni të provoni sa më shumë gjëra që është e mundur. Në çdo moment jeni në kërkim të gjërave të reja që doni t’i bëni. Zakonisht doni të provoni disa gjëra në të njëjtën kohë, ku përfshihen pasionet e ndryshme, lidhjet dhe karriera. Zakonisht hasni në probleme, sepse reagoni shpejt dhe gjykoni në mënyrë të gabuar. Harroni t’i shihni faktet, para se te reagoni. Mosdurimi juaj ndaj të tjerëve që nuk janë të shpejtë sikurse ju, është një mangësi juaja.

Karriera: Ndikimet e planetëve do t’ju ngadalësojnë tempin dhe do t’ju sjellin qetësinë. Në maj do të kaloni nga fjalët në vepra, ndërsa rrethi do t’ju përkrahë. Rrethanat e jashtme do të jenë më pozitive se që keni pritur, kështu që do të ketë raste për fitime. Nxitja e madhe për rritje dhe zhvillimi i karrierës do të ndodhin te ata që janë afër jush, ndoshta te partnerët apo bashkëpunëtorët.
Nga muaji mars deri në fund të qershorit do të mund të ndodhin rritje e të ardhurave dhe e produktivitetit.

Partneri: Binjakët janë të njohur si persona të besueshëm dhe të aftë të nxjerrin atë më të mirën nga të tjerët, andaj e kanë kryesisht të lehtë t’i ruajnë marrëdhëniet. Binjakët pjesën e dytë të vitit do të duhet ta shfrytëzojnë për riparimin e marrëdhënieve të cilat u janë përkeqësuar në pjesën e parë të vitit për shkak të veseve të vrullshme të tyre dhe gjuhës së gjatë.
Jeta dashurore sivjet do t’u jetë më intensive. Çështjet e pazgjidhura nga e kaluara po bëhen të rëndësishme. Pa marrë parasysh se çka mendojnë tani, patjetër do të ballafaqohen me disa çështje të rëndësishme në këta dymbëdhjetë muajt në vijim. Do të ndiejnë nevojë të fuqishme për të qenë të pranueshëm! Nevojat tuaja emocionale do të dalin në sipërfaqe dhe do të jenë me më shumë emocione se zakonisht, por do të keni edhe më shumë raste për ta njohur partnerin e ardhshëm. Frustracionet nga e kaluara nuk do t’ju lënë të qetë, andaj do të jeni tepër të padurueshëm në plotësimin e të gjitha dëshirave. Patjetër duhet që t’i tregoni partnerit tuaj se cilat sjellje patjetër duhet t’i ndryshojë, në mënyrë që të përmirësoni marrëdhënien tuaj.
Është me rëndësi që t’u shmangeni situatave që shkaktojnë konflikte. Qetësohuni dhe bisedoni, sepse kjo do të jetë më e mirë se grindja apo ngritja e tensioneve!

Shëndeti: Me gjithë problemet që i kanë, Binjakët do të kenë një vit relativisht të shëndetshëm para vetes. Ekziston rrezik i vogël nga problemet potenciale me tretjen e ushqimit apo me sistemin nervor. Kjo posaçërisht do të zgjatë dy deri tre muaj dhe, sërish në vjeshtë.
Rreziku nga lodhja mendore mund të paraqitet në mesin e vitit, mirëpo relaksimi do të sigurojë balancën e nevojshme!







Gaforrja
Gaforret janë më të keqkuptuarit nga të gjitha shenjat e Zodiakut. Në një moment jeni më të mirët, kur bëhet fjalë për ndihmën që ua ofroni të tjerëve, ndërsa në momentin tjetër nuk ju intereson asgjë për të tjerët. Shkaku i gjithë këtyre ndryshimeve qëndron në lëvizjen e Hënës. Nga jashtë dukeni se jeni agresiv, mirëpo në brendi jeni shumë të thyeshëm. Jeni të paparashikueshëm, të thyeshëm dhe me plot komplekse, prandaj edhe keni nevojë për përkrahje emocionale. Jeni shumë besnik dhe në çdo kohë jeni të gatshëm t’u vini në ndihmë të tjerëve. Gaforret dëshirojnë të posedojnë. Dëshironi edhe të merreni me të kaluarën, sepse aty në një mënyrë e gjeni pushimin shpirtëror.

Karriera: Keni besim te vetja, por njëkohësisht duhet të shpërndani energjinë nëse dëshironi t’i arrini qëllimet tuaja. Gjatë tre muajve të parë të vitit është koha më e mirë që të shkëlqeni. Shmanguni çdo konflikti me eprorët pas mesit të vitit dhe mbështetuni në forcën e brendshme dhe në vendosmërinë se si t’i mbizotëroni të gjitha pengesat të cilat do t’ju dalin para.
Prisni deri nga mesi i vitit apo pak më vonë për cilindo qoftë tip të investimeve dhe të jini të kujdesshëm në shtator apo në tetor, sepse ka rrezik të humbni para. Financat do të jenë më të mira deri në dhjetor.

Partneri: Jeta juaj dashurore do të jetë më e qetë se që ka qenë gjatë vitit të kaluar. Urani, Merkuri dhe Venera do t’ju mundësojnë stabilitet të sigurt në qiellin e dashurisë e që do të mundësojnë që ëndrrat të shndërrohen në realitet. Butësia juaj natyrale ndihmon që t’i kristalizoni gjërat dhe të siguroni balancën e nevojshme në lidhjen tuaj. Qëndrimi juaj do të jetë i sinqertë, do t’i zgjidhni të gjitha telashet që ju mundojnë me partnerin. Ky është momenti që të flisni për dyshimet tuaja, sepse do të keni mundësi t’i përmirësoni gjërat pa agresivitet apo ngritje zëri. Nëse jeni në situata të paqarta, do të mund të gjeni qetësi në mesin e tyre.
Çështja e përgjegjësisë sentimentale shfaqet posaçërisht në pranverë dhe në verë. Duhet patjetër ta forconi pozitën tuaj dhe të merrni vendim. Personi i lindur në shenjën e Gaforres nuk ka probleme kur është fjala për krijimin e miqësive, natyrisht nëse e dëshironi një gjë të tillë. Personat e pamartuar të shenjës së Gaforres do të mund të njohin dikë gjatë mesit të vitit. Pason edhe lidhja e martesave në një të ardhme të afërt.

Shëndeti: Me përjashtim të disa problemeve të vogla me tretjen e ushqimit apo me lukthin, të cilat shfaqen diku nga fundi i korrikut deri në mesin e tetorit, personat e kësaj shenje nuk duhet të brengosen për shëndetin. Është koha e vërtetë që t’i lënë shprehitë e këqija.
Kujdesuni që ajri i pastër dhe aktiviteti fizik në ambient të hapur të jenë pjesë e rutinës suaj. Nëse punën e bëni ulur në karrige, përqendrohuni në gjithanshmërinë e mendjes dhe trupit, në mënyrë që të mbani formën e mirë.








Luani
Ju jeni të sigurt në vete dhe ndiheni se mund të bëni çfarë të doni. Jeni të bindur se mund të merreni edhe me gjërat më të rëndësishme. Në fakt, ndiheni se çdo gjë varet nga ju. Pa ju asgjë nuk mund të rrjedhë si duhet. Mbani përgjegjësi të madhe për gjërat që ju rrethojnë. Keni aftësi të dramatizoni, prandaj ndonjëherë mundoheni që nëpërmjet kësaj aftësie ta tërhiqni vëmendjen e të tjerëve. Jeni shumë të mirë dhe të sjellshëm me të tjerët. Nuk mund të ketë shok më të mirë se ju. Krenaria është problemi më i madh që keni. Krenoheni pa qenë nevoja. Shpesh vuani nga një plagë emocionale dhe për shkak se jeni shumë krenar, nuk kërkoni ndihmë. Në fund të fundit, jeta nuk do të ishte aq interesante pa Luanët.

Karriera: Gjysma e parë e vitit të ri mund të jetë e rëndë, posaçërisht nga pikëpamja e financave, mirëpo duhet të keni durim, sepse pjesa e dytë e vitit do t’ju sjellë përmirësim të dukshëm.
Dy muajt e fundit të vitit ju sjellin fitimin më të madh në kuptimin e rezultateve konkrete. Ky do të jetë momenti kur do të mund të festoni suksesin tuaj. Sivjet do të përpiqeni të kurseni. Nga ana tjetër, edhe më shumë do të kërkoni mundësinë për fitim më të madh, ndërkaq gjatë vjeshtës dhe dimrit do të keni sukses. Është momenti që t’i plotësoni rezervat!

Partneri: Venera dhe Urani ndihmojnë transformimin tuaj, por edhe transformimin e marrëdhënieve tuaja. Nuk do të keni mundësi të pengoni ndikimin tuaj te partneri dhe ai do të jetë më i guximshëm në shfaqjen e dëshirave të tij. Do të luani lojëra të ndryshme me partnerin dhe do të shpresoni që ai do t’i pranojë ato. Do të keni privilegjin të përjetoni momente intensive, pa pasur përgjegjësi dhe angazhim rreth tyre. Takimet që do të ndodhin në tre muajt e fundit të vitit do ta bëjnë jetën tuaj më të pasur.
Nëse jeni person i vetëm, kjo periudhë do të jetë me fat dhe shumë e rëndësishme për ndryshim radikal të mënyrës së jetesës. Do të jetë ideale që në tërësi të ktheni një faqe të re dhe të harroni të kaluarën. Nëse në këtë moment jeni në çift, kjo do të jetë periudha e epsheve intensive dhe e tendosjeve të vjetra të cilat sërish do të shfaqen. Patjetër duhet të pranoni kompromisin, i cili do të mund t’i zgjidhë problemet tuaja.
Frika se do të sakrifikoni së tepërmi ju ngadalëson. Merkuri po zhvillon kreativitetin në drejtim të ndryshimeve radikale, mirëpo mendoni mirë para se të vendosni të veproni!

Shëndeti: Lakmia e caktuar për të ngrënë ju shtyn tepër larg në degustim, gjë që mund të shfaqet në të gjitha kënaqësitë e kësaj bote.
Nga maji do të forconi lëvizjen, posaçërisht ushtrimet e aerobisë, Në tre muajt e fundit do të jeni në formë të plotë. Personat e shenjës së Luanit do të përballen me disa sëmundje të vogla gjatë tërë vitit, asgjë serioze...








Virgjëresha
Botës i paraqiteni si person i qetë dhe në kontroll të çdo situate, mirëpo brenda vetes jeni të shqetësuar dhe nervozë, por çdo herë jeni në përpjekje të përmirësimit të jetës tuaj. Inteligjenca është një ndër tiparet kryesore të shenjës suaj. Ju i mblidhni faktet dhe pastaj i vini në përdorim sipas nevojës. Kur i kombinoni këto me aftësitë tuaja analitike, ju bëheni një person shumë i fuqishëm. Të tjerët dëshirojnë të realizojnë planet e tyre me ndihmën e këshillave tuaja, sepse organizimi juaj bën që ata të ndihen më të sigurt. Gjëja e vetme e cila mund të quhet mangësi është analizimi i detajeve. Kjo ndonjëherë kufizon mundësitë tuaja imagjinative dhe krijuese, kështu që shpesh pasi ndodh kjo, hasni në vështirësi.

Karriera: Personat e shenjës së Virgjëreshës duhet të bëhen gati për ndryshime dhe transformime të plota. Duhet të mbështeten në mençurinë e vet dhe t’i shmangen marrjes së vendimeve të ngutshme pa u menduar për të gjitha pasojat e mundshme. Pa marrë parasysh profesionin tuaj, saktësisht do të dini se çka do të jeni të detyruar të bëni. Orientimi juaj strategjik do të jetë garancia më e mirë juaja për lumturinë.
Tre muajt e parë do të jenë shumë më aktivë, mirëpo edhe më të frytshëm. Të gjithë personat e mençur të shenjës së Virgjëreshës nuk do të kenë probleme kur të vendosin të shfrytëzojnë atutë e veta.

Partneri: Jeta juaj dashurore është stabile, mirëpo rrethanat e jashtme nganjëherë do të zgjojnë dyshime absurde. Sivjet do të bëni përpjekje për të përmirësuar jetën tuaj. Ndikimi i kombinuar i Diellit, Uranit dhe Jupiterit sjell optimizëm në jetën tuaj, por edhe nervozë. Duhet patjetër të ruani jetën tuaj intime nga tendosjet dhe depërtimi i njerëzve të caktuar të cilët mund vetëm të shkaktojnë përçarje, madje edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Personat e vetmuar do të mund të fillojnë lidhje të re ose të avancojnë marrëdhëniet joformale në diçka më të fuqishme. Ndoshta do të vendosin të lidhen, gjë që nuk është gjithmonë e lehtë për personat e pavarur të shenjës së Virgjëreshës. Shumë gjëra janë të mundshme të ndodhin sivjet, nëse jeni të gatshëm të ballafaqoheni me rrezikun. Disa nga ju do të vendosin t’i zgjidhin vetë, ndërsa të tjerët do të angazhohen bashkërisht.
Personat e kësaj shenje patjetër duhet të mbajnë mend që dyshimi i tepërt dëmton. Nuk ka gjithsecili motive sekrete në mendje. Gjithashtu, kushtoni kujdes përçarjes në shtëpi, sepse ka të bëjë drejtpërdrejt apo indirekt me ju, ndërkaq kanë lidhje me punën apo me financat. Patjetër duhet të jeni të kujdesshëm në këtë fushë, ndërsa problemet të cilat paraqiten shumë shpejt do t’i zgjidhin.

Shëndeti: Metabolizmi juaj po bëhet dinamik, në kuptimin e mirë të fjalës. Nëse keni vuajtur nga metabolizmi i ngadalshëm, ky problem do të bëhet më i vogël. Shumica e personave të shenjës së Virgjëreshës duhet të kënaqen në vitin e qetë dhe me shëndetin relativisht të mirë, posaçërisht deri në maj apo në qershor. Pas korrikut shfaqen disa probleme potenciale lidhur me qarkullimin e gjakut dhe shëndetin mendor.








Peshorja
Jeni shumë të këndshëm dhe posedoni një shkallë të lartë elegance. Po ashtu jeni në gjendje t’i bëni të tjerët të ndihen për mrekulli. Gjëja më interesante është se të gjithë peshoret janë tërheqës. Keni dëshirë të kënaqeni dhe të jetoni sa më mirë. Jeni të mirë në ndërtimin e partneriteteve. Zakonisht u shmangeni problemeve dhe situatave që mund t’ju sjellin probleme. Jeni diplomatë të vërtetë dhe do të bëni çdo gjë që ta ulni tensionin e ndonjë situate të vështirë. Ndonjëherë dini të jeni edhe të shqetësuar dhe të shpërqendruar, mirëpo dini edhe të organizoheni dhe të vazhdoni me ritëm. Paratë janë pikë e dobët juaja, pasi ato i shpenzoni pa kontroll.

Karriera: Angazhimi i personave të shenjës së Peshores në përparimin e tyre është seriozisht i rëndë për rivalët. Krahas mrekullisë së madhe, ekzistojnë disa zhgënjime apo mossuksese, të cilat do t’i përfshijnë në të ardhmen. Nëse është i mundshëm ndryshimi, fuqishëm pranojeni, sepse do të mund të krijojë rrethana të jashtëzakonshme të cilat mund të sjellin përmirësime. Mos harroni të përkufizoni shpenzimin e panevojshëm gjatë tërë vitit në mënyrë që të kurseni për ditë të vështira.
Për ata persona të kësaj shenje të cilët janë të përfshirë në disa hulumtime, dy tremujorët e parë janë idealë për arritjen e qëllimeve të dëshiruara dhe sukseseve akademike. Për Peshoret ky vit përfundon me stabilitet dhe sukses.

Partneri: Pas lëvizjeve të mëdha gjatë vitit të kaluar, mund të gjeni pozitën më të qetë në jetën tuaj dashurore. Vlerësoni mirë të gjithë përreth vetes dhe lejoni vetes kohë që të kuptoni dhe të ndieni çdo nuancë të situatës aktuale. Kjo ju çon në një kontroll më të lartë të jetës suaj dashurore. Mund të kontrolloni emocionet tuaja dhe të mbani dialog më të mirë brenda marrëdhënieve. Nëse aktualisht personat e kësaj shenje janë në lidhje, rrjedha e ngjarjeve mund t’u mundësojë që t’i stabilizojnë ndryshimet nga e kaluara dhe të krijojnë lidhjen emocionale nëpërmjet shumë detajeve. Kjo në të ardhmen do të sigurojë shumë kënaqësi.
Aspektet planetare sivjet do t’ju nxisin në ndryshime të shpeshta në sjellje. Mendoni posaçërisht për pasojat e veprimeve dhe sjelljeve tuaja, në mënyrë që më vonë të mos pendoheni.

Shëndeti: Aspektet e volitshme shëndetësore ju mbrojnë gjatë tërë vitit. Janë të mundshme sëmundje të vogla apo më pak të rrezikshme gjatë disa muajve të fundit të vitit. Është më se e sigurt që do të kalojnë shpejt ashtu siç edhe janë shfaqur. Katër muajt e fundit janë shumë më dinamikë, andaj janë të mundshme ndezja e muskujve apo dhembjet e nyjave. Kënaquni me gjëra të rëndomta në jetë, relaksohuni dhe mbani në mend atë që vërtet është më e rëndësishme.









Akrepi
Jeni shumë ekstremistë. Mund të përshkruheni si të fuqishëm dhe si të dobët, si të ndjeshëm dhe të ftohtë. Jeni një kombinim shumë interesant i një personi me emocionet më të mira dhe më të këqija. Intensiteti është çelësi i personalitetit tuaj dhe i të gjitha gjërave që bëni. Karakteristikë kryesore juaja është besnikëria. Po ashtu, posedimi dhe xhelozia janë një ndër karakteristikat tuaja. Suksesi për ju paraqet qëllim të rëndësishëm. Kur doni të arrini diçka, jeni shumë këmbëngulës. Bëni çmos, jepni çdo gjë vetëm e vetëm ta realizoni atë që keni ndërmend. Nga natyra jeni shumë interesantë, po ashtu edhe agresivë. Zakonisht dominoni ndaj atyre që janë më të dobët se ju. Të tjerët do ta kenë shumë të vështirë, nëse ju kanë armik.

Karriera: Sivjet kërkoni aktivisht paqe dhe balancë financiare. Marsi ju orienton që në shumicën e rasteve të silleni drejtpërdrejt dhe në mënyrë radikale, mirëpo ju jep më shumë mjete financiare për kryerjen e projekteve. Mund të mësoni leksionin nga këto vitet e fundit. Në muajt e parë të vitit, do të arrini të çoni në fund disa projekte që për ju janë shumë të rëndësishëm. Edhe pse kjo do ju kushtojë disa ditë pa gjumë, nga frika se nuk do ia dilni. Shtrëngoni dhëmbët, me shumë kujdes do të mund të kaloni situata të dëshpëruara.

Partneri: Furtunat epshore nga viti i kaluar po vazhdojnë edhe sivjet. Po ju çojnë drejt ndryshimeve për të cilat pakkush do të jetë i gatshëm. Në fund të dimrit do të fryjë një erë e lehtë në raportet në çift, por mundohuni që t’i shmangni debatet e kota. Krahas aftësive tuaja të parashikimeve, do të ballafaqoheni me situatat në cilësinë e joshësit më të madh të kësaj bote! Konkretisht, takimi do të ndodhë pa pasur nevojë të bëni kurrfarë veprimi, gjë që nganjëherë mund çojë në dyshim tashmë lidhjen e krijuar dhe të çojë deri në kthesë të plotë të paparë të situatës.
Nëse jeni i vetëm, do të zbuloni mundësi të reja dhe do ta lejoni zemrën t’ju orientojë. Kjo është zgjedhja e cila do të jetë më së vështiri të bëhet, pa marrë parasysh situatën. Yjet e lehtësojnë faktin që jetoni tërësisht në kohën e tashme, e jo të mendoni për të ardhmen. Tempi i jetës suaj dukshëm shpejtohet këtë vit. Duhet patjetër të merrni shpejt një vendim dhe të mendoni për pasojat, të cilat ato i përfshijnë. Në situatat e tilla patjetër duhet të kujdeseni që plotësisht të pushoni.

Shëndeti: Edhe pse Akrepat shpesh anojnë nga komplikimet shëndetësore, posaçërisht nga sëmundjet të cilat në njëfarë mënyre kanë të bëjnë me sistemin e tretjes, gjysma e parë e këtij viti do të jetë befasuese. Mirëpo, këto sëmundje të njohura mund të shfaqen nga tetori deri në dhjetor, kështu që në fillim të vitit 2012 bëhuni të shëndetshëm sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që të mbroheni nga problemet e mundshme me lukthin.








Shigjetari
Zakonisht jeni të buzëqeshur dhe shpesh jeni në gjendje të mirë. Kryesisht jeni në gjendje të mirë, por nëse ju kap gjendja negative, e keni shumë vështirë të dilni nga ajo. Ju tërë kohën jeni në kërkim të gjërave të reja. Njëkohësisht jeni edhe më të këndshmit nga të gjitha Shenjat. Jeni zemërgjerë dhe jeni të gatshëm në çdo kohë dhe doni t’i ndihmoni të tjerët. Sinqeriteti dhe humori janë anët tuaja pozitive dhe për këtë njerëzit ju duan dhe ju admirojnë. Zakonisht sinqeriteti juaj ju sjell edhe probleme, mirëpo kjo nuk ju shqetëson fare.

Karriera: Do të gjeni në kuadër të punës suaj bazën për shpenzim energjie. Është e vërtetë që do të avanconi më shpejtë vetë, mirëpo nëse vëllimi i punës suaj kërkon bashkëpunim, duhet patjetër të bëni një hap kundër vetes dhe të bashkoheni me të tjerët.
Katër muajt e fundit të vitit janë sinonim i mirënjohjes për përpjekjet të cilat i keni bërë. Tre muajt e parë të këtij viti janë idealë për zgjidhjen e borxheve të vjetra, pagesës së llogarive të harruara dhe gjithë asaj që ka të bëjë me të kaluarën.

Partneri: Sivjet do të keni nevojë të fuqishme që t’i vini themele të reja në jetën dashurore. Madje, edhe nëse jeni në lidhje, do t’i zhvilloni ndryshimet themelore të cilat do të barten edhe te partneri juaj. Në të vërtetë, mënyra juaj e jetës po kalon fazën vendimtare, e cila do të mundësojë që atë rrugë ta vazhdojë edhe në të ardhmen.
Plutoni dhe Saturni përkrahnin dukurinë e ndryshimeve në formë të dashurisë, lidhshmërisë dhe intimitetit. Jeni të vetëdijshëm për vlerat e lidhjes emocionale dhe gjithë asaj që mund të dalë nga ato. Realizmi juaj është rezultat i sharmit të shtuar, i cili do t’i mbizotërojë të gjitha problemet. Nëse jeni i vetëm, do të keni shumë raste për të njohur njerëz të rinj. Dy javët e fundit shënojnë ciklin e ri të Jupiterit i cili akoma do të forcojë sharmin tuaj, por edhe potencialet për lidhjen dashurore. Rrethana të caktuara do t’ju kthejnë në ngjarjet nga e kaluara e largët, gjë që mund të shkaktojë melankoli. Mos lejoni që kjo të ndikojë te ju kur duhet të merrni patjetër ndonjë vendim të rëndësishëm. Në tërësi i jeni kthyer së ardhmes. Dy muajt e fundit përfundimisht do të zgjojnë optimizëm te ju!

Shëndeti: Shigjetarët më së shpeshti kënaqen me shëndetin e mirë, edhe pse në vitin 2012 duhet të kenë kujdes për problemet potenciale me sistemin nervor apo me lëkurën gjatë disa muajve të parë të këtij viti. Ndërkaq, ata Shigjetarë të cilët dëshirojnë të arrijnë formë më të mirë fizike dhe të punojnë për pamjen e tyre, më në fund do të mund t’i plotësojnë qëllimet e tyre edhe në këtë vit dhe të bëjnë jetë të shëndetshme.









Bricjapi
Të motivuar nga fuqia e suksesit, shëndetit dhe statusit, ju jeni shumë ambiciozë. Jeni shumë këmbëngulës kur bëhet fjalë për atë që doni. Po ashtu jeni shumë të organizuar dhe në shumë raste dini të keni durim. Jeni të përgjegjshëm dhe praktik, para së gjithash të vendosur. Përderisa ende keni mundësi nga të cilat mund të arrini sukses, ju do të jeni shumë aktivë. Jeni të kujdesshëm me paratë dhe dini të kurseni. Asnjë projekt nuk e filloni pa plan dhe pa organizim të mirë, ndërsa kur të filloni nuk ndaleni derisa të mbaroni si duhet. Të tjerët mund t’ju shohin si të ftohtë dhe të paarritshëm, kjo sepse ju jeni shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet me të tjerët. Doni të keni gjithçka në kontroll, në të kundërt keni frikë se do të jeni në vështirësi të mëdha.

Karriera: Kreativiteti juaj lehtë do të zgjohet. Eprorët tuaj do t’i vlerësojnë qëllimet tuaja serioze. Do të gjeni forcën të rimerrni në dorë projekte të lëna pas. E do të bini në sy për transformimet që do të arrini të bëni në fushën tuaj profesionale. Planeti Mars mundëson që të ballafaqoheni me të gjitha vështirësitë, të cilat dikur i kanë mjegulluar qëllimet tuaja.
Projektet afatgjata akoma janë në shenjë të kontrollit dhe të drejtimit tuaj. Paraja qarkullon në shumë mënyra, ndërsa patjetër duhet t’i merrni paratë të cilat të tjerët jua kanë borxh. E gjithë ajo që ka të bëjë me tregtinë është shumë mirë e rregulluar gjatë tre muajve të parë të këtij viti dhe meriton kujdesin tuaj!

Partneri: Ngjarjet tuaja të dashurisë këtë vit kanë kujdesin tuaj të posaçëm. Rëndësia e jetës emocionale po përjeton ndryshim në pikëpamjet tuaja, do të ballafaqoheni me situatat të cilat më shumë do t’ju zbulojnë.
Ju mund të përjetoni disa turbulenca në dashuri që do ju zgjojnë nga ëndrra e bukur që po përjetonit për t’ju kthyer në realitet.
Ngjarjet do të vënë në pah ndjenjat tuaja, ndërkaq ju më lehtë do t’i joshni personat të cilët ju interesojnë.
Aspektet shumë dinamike planetare këtë vit mund të çojnë në braktisjen e përkohshme të disa projekteve. Do të mund të ndienit një intensitet më të madh të ambicieve dhe etje për jetën, mirëpo kini kujdes që të mos premtoni më shumë sesa keni mundësi të plotësoni. Mosmarrëveshjet e vogla me siguri kanë të bëjnë me problemet rreth parave. Mbështetuni në durim dhe në mendje të hapur. Komunikimi dhe kompromisi janë kyç në gjashtë muajt e fundit, në mënyrë që të mund të ktheni edhe harmoninë, edhe lumturinë.

Shëndeti: Nëntë muajt e parë do të jenë pjesërisht të qetë dhe monotonë sa i përket shëndetit, mirëpo në tremujorin e fundit mund të shfaqen disa therje gjoksi dhe barku. Jini të kujdesshëm kur është fjala për shëndetin, duke u kujdesur që me rregull të shkoni te mjeku dhe me rregull të merrni terapinë.








Ujori
Nga të gjitha shenjat e Zodiakut ju jeni më origjinalët. Kënaqeni kur dini se ndryshoni nga të tjerët. Jeni unikë gati në të gjitha aspektet. Është e vërtetë se jeni plot ide, mirëpo duhet ndonjëherë që të paktën t’i dëgjoni edhe idetë e të tjerëve. Ju kërkoni dituri kudo që shkoni. Nga kjo ndonjëherë bini në mendime të thella. Objektiviteti është çka të tjerët e kërkojnë nga ju. Jeni shumë interesantë kur bëhet fjalë për organizimin e gjërave rreth jush. Një herë paraqiteni me një plan të mrekullueshëm për t’i rregulluar gjërat, ndërsa herën tjetër të shpërqendruar dhe të paorganizuar. E urreni punën fizike, mirëpo, në anën tjetër, jeni shumë praktik në angazhimet e tjera. Argumentet janë gjëja më e rëndësishme për ju.

Karriera: Këtë vit jeni në fillim të ciklit të ri. Vërtet, efektet e Saturnit në shenjën tuaj mundësojnë liri edhe më të madhe të veprimit pa përkufizime kohore. Ambiciet tuaja do të jenë të bekuara me qartësinë, ndërkaq ju do të mund të realizoni projekte të rëndësishme këtë vit. Me gjithë brengat e përditshme, do të keni kënaqësinë të shihni se si për projektet tuaja të tjerët shfaqin mirënjohje. Disa dije të arritura para shumë kohësh në tërësi do të gjejnë drejtimin e ri me të cilin madje edhe ju do të befasoheni.

Partneri: Pasion do ta keni yllin udhëheqës në këtë vit. Do të testoni gjithnjë e më shumë nevojën për joshje. Jeni në kërkim të mirënjohjeve të gjinisë së kundërt dhe dëshironi të zini vendin në zemrat e tyre. E gjithë kjo do t’ju bëjë më spontanë, më natyralë dhe më të nënshtruar ndaj sulmeve të afsheve dhe impulseve themelore emocionale. Dhe ashtu siç fati kurrë nuk vjen vetë, posaçërisht falë kontributit të Merkurit, do të keni idenë që në tërësi të gjeni gjuhë të përbashkët me partnerin, pa pasoja negative.
Rrethanat e jashtme do t’ju shkojnë për shtati madje do t’ju japin kurajë që të avanconi në drejtim të vërtetë.
Nëse jeni i vetëm në këtë moment, kjo gjendje së shpejti do të mund të ndryshojë. Kënaqësitë do t’ju çojnë në drejtim të personit që ju pëlqen. Dilni nga “gëzhoja” nëse dëshironi t’i shfrytëzoni më së miri shanset për takim të dytë! Për ata që janë në çift, debatet e shumta do ta përmirësojnë kualitetin e marrëdhënieve.
Frika dhe dyshimi që keni nuk do t’ju lënë rehat, por mos bëni hapa pas. Dyshimet do ju vijnë pikërisht kur të mendoni për gjëra serioze. Nëse hiqni dyshimet mund të jetoni një periudhë vërtet të lumtur e intrigante.

Shëndeti: Dhe, në fund, sa i përket shëndetit, nuk do të duhet të ketë probleme, pos ndoshta në tremujorin e fundit. Tre muajt e fundit mund të shkaktojnë probleme me lukthin apo me gripin. Gjithashtu, pushimi dhe relaksimi janë mënyra ideale për mbrojtje nga sëmundjet potenciale, posaçërisht në muajin nëntor.








Peshqit
Ndonjëherë keni ndjenjën se nuk i përkisni kësaj bote. Njerëzit që janë rreth jush zakonisht janë të habitur nga personaliteti juaj i fuqishëm. Po ashtu keni intuitë të fortë dhe mund të kuptoni këndvështrimet e të tjerëve shumë lehtë. Kjo ndonjëherë mund të shkaktojë probleme. Keni mundësi dhe vullnet të punoni dhe jeni të gatshëm të sakrifikoni çdo gjë për të arritur qëllimet dhe për të ndihmuar të tjerët. Keni talent dhe sharm të mrekullueshëm. Po ashtu jeni plot ide dhe plane. Këto anë pozitive, të tjerët nuk janë në gjendje t’i shohin, sepse ju tregoheni si të pasigurt. Jeni mikpritës të mirë. Nuk jeni egoistë, prandaj njerëzit dëshirojnë të jenë në shoqërinë tuaj. Nuk i gjykoni të tjerët sipas asaj se çka kanë bërë, por sipas asaj që janë përbrenda.

Karriera: Do të dini të shfrytëzoni plotësisht njohjet tuaja dhe aftësitë që keni tek njerëzit për të kapur mundësi të mëdha në aspektin profesional.
Lodhja nuk do t’ju tmerrojë. Do të jetoni me këtë paradoks i cili ka të bëjë me hulumtimin tepër të nevojshëm të aktiviteteve, ndërsa njëkohësisht do t’ju nevojiten qetësia dhe kënaqësia. Do të keni pak kohë të lirë, kështu që me të vërtetë duhet pajtoheni me prioritetet, aq më parë që të gjeni kohë për pushim! Disa detyra të papërfunduara do t’i rishikoni dhe sërish do t’i vlerësoni. Rezultati do të jetë pranimi i problemeve si sfidë. Koha do të jetë çelësi i suksesit tuaj. Do të keni mundësi të realizoni disa ide të reja, të cilat do të ndihmojnë në racionalizimin e detyrave të punës apo në ballafaqimin me sfidat. Mirëpo, dëshironi t’i shmangni lëvizjet e punës së re apo të partneritetit në këtë vit për shkak të një sërë pengesave potenciale. Ky vit u jep Peshqve rastin që të lirohen nga shumica e borxheve të tyre.

Partneri: Stabiliteti po kthehet në qiellin tuaj emocional. Pa marrë parasysh lokacionin tuaj momental, spontanisht do të zbuteni dhe do të veproni në vazhdimësi. Siguria juaj emocionale do të kërkojë lejen e palës tjetër. Ata të cilët në një moment kanë idealizuar dashurinë, mund të zhgënjehen. Pra, me siguri do të ketë momente pikëllimi, mirëpo mos bini në lajthitje që të besoni se ajo nuk është në dorën tuaj!
Patjetër do të duhet të zvogëloni idealet tuaja dhe t’u jepni gjasa të tjerëve. Marrëdhëniet janë nën shenjën e pasionit të intensitetit të lartë. Mund të ndieni nostalgji të caktuar ndaj së kaluarës, me siguri për shkak të dyshimit në të ardhmen. Kjo është shkaktuar me transitin e Plutonit i cili vjen që të forcojnë përkrahjen e cila është në kundërshtim me interesat tuaja momentale. Pranojeni se edhe ju jeni vetëm një njeri nga gjaku e mishi.

Shëndeti: Kondicioni juaj do të jetë në nivel të lakmueshëm gjatë pjesës së parë të vitit. Ju mbetet që të kontrolloni lakminë kur është fjala për ushqimin. Marsi do të nxisë energjinë tuaj gjatë gjashtë muajve të fundit të vitit.

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Horoskopi 2012 Empty Re: Horoskopi 2012 19/4/2013, 20:35

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Gaforrja
Gaforret
janë më të keqkuptuarit nga të gjitha shenjat e Zodiakut. Në një moment
jeni më të mirët, kur bëhet fjalë për ndihmën që ua ofroni të tjerëve,
ndërsa në momentin tjetër nuk ju intereson asgjë për të tjerët. Shkaku i
gjithë këtyre ndryshimeve qëndron në lëvizjen e Hënës. Nga jashtë
dukeni se jeni agresiv, mirëpo në brendi jeni shumë të thyeshëm. Jeni të
paparashikueshëm, të thyeshëm dhe me plot komplekse, prandaj edhe keni
nevojë për përkrahje emocionale. Jeni shumë besnik dhe në çdo kohë jeni
të gatshëm t’u vini në ndihmë të tjerëve. Gaforret dëshirojnë të
posedojnë. Dëshironi edhe të merreni me të kaluarën, sepse aty në një
mënyrë e gjeni pushimin shpirtëror.
Karriera: Keni besim te vetja, por njëkohësisht duhet
të shpërndani energjinë nëse dëshironi t’i arrini qëllimet tuaja. Gjatë
tre muajve të parë të vitit është koha më e mirë që të shkëlqeni.
Shmanguni çdo konflikti me eprorët pas mesit të vitit dhe mbështetuni në
forcën e brendshme dhe në vendosmërinë se si t’i mbizotëroni të gjitha
pengesat të cilat do t’ju dalin para.
Prisni deri nga mesi i vitit
apo pak më vonë për cilindo qoftë tip të investimeve dhe të jini të
kujdesshëm në shtator apo në tetor, sepse ka rrezik të humbni para.
Financat do të jenë më të mira deri në dhjetor.

Partneri:
Jeta juaj dashurore do të jetë më e qetë se që ka qenë gjatë vitit të
kaluar. Urani, Merkuri dhe Venera do t’ju mundësojnë stabilitet të
sigurt në qiellin e dashurisë e që do të mundësojnë që ëndrrat të shndërrohen në realitet. Butësia juaj natyrale ndihmon që t’i
kristalizoni gjërat dhe të siguroni balancën e nevojshme në lidhjen
tuaj. Qëndrimi juaj do të jetë i sinqertë, do t’i zgjidhni të gjitha
telashet që ju mundojnë me partnerin. Ky është momenti që të flisni për
dyshimet tuaja, sepse do të keni mundësi t’i përmirësoni gjërat pa
agresivitet apo ngritje zëri. Nëse jeni në situata të paqarta, do të
mund të gjeni qetësi në mesin e tyre.
Çështja e përgjegjësisë
sentimentale shfaqet posaçërisht në pranverë dhe në verë. Duhet patjetër
ta forconi pozitën tuaj dhe të merrni vendim. Personi i lindur në
shenjën e Gaforres nuk ka probleme kur është fjala për krijimin e
miqësive, natyrisht nëse e dëshironi një gjë të tillë. Personat e
pamartuar të shenjës së Gaforres do të mund të njohin dikë gjatë mesit
të vitit. Pason edhe lidhja e martesave në një të ardhme të afërt.
Shëndeti: Me përjashtim të disa problemeve të vogla me
tretjen e ushqimit apo me lukthin, të cilat shfaqen diku nga fundi i
korrikut deri në mesin e tetorit, personat e kësaj shenje nuk duhet të
brengosen për shëndetin. Është koha e vërtetë që t’i lënë shprehitë e
këqija.
Kujdesuni që ajri i pastër dhe aktiviteti fizik në ambient të
hapur të jenë pjesë e rutinës suaj. Nëse punën e bëni ulur në karrige,
përqendrohuni në gjithanshmërinë e mendjes dhe trupit, në mënyrë që të
mbani formën e mirë.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons