Rudolph Giuliani, ish-kryetar i bashkisë së Nju Jorkut, ka qenë në Beograd, i ftuar nga Aleksandar Vuçiç, kandidati në fuqi për drejtimin e kryeqytetit serb në zgjedhjet e 6 majit.
Në një fjalim të mbajtur, Giuliani ka thënë se kishte ardhur në Beograd pa asnjë shpërblim ekonomik dhe as për arsye politike.
“Objektiv i vizitës sime ishte të jepja këshilla dhe sugjerime për zhvillimin e qytetit”, është shprehur kryetari historik i bashkisë së Mollës së Madhe.
Zgjedhja e tij si i ftuar nga nënkryetari i Partisë Progresiste Serbe ka qenë disi e veçantë, duke qenë se bëhet fjalë për një ish-zyrtar nga Shtetet e Bashkuara, vend që nuk gëzon një simpati të madhe në radhët e popullit serb.
Rudolph Giuliani gjatë drejtimit të bashkisë së metropolit amerikan mbahet mend për politikat e tij që çuan në një rënie drastike të kriminalitetit.
Së dyti, por jo nga rëndësia, ai mbahet mend edhe si kryebashkiaku i 11 shtatorit, kur qyteti i tij u godit nga atentatet terroriste që tronditën jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por gjithë botën.
tch