Gazetarët kosovarë nuk do të kenë më të drejtë të mbrojnë burimet e veta të informacionit kur shkruajnë apo informojnë për çështje të ndjeshme.
Kjo për shkak se Kuvendi miratoi Kodin Penal të Republikës së Kosovës, Neni 38 i të cilit kërkon zbulimin e burimeve kur gazetari shkruan për vepra penale, si degradimi i integritetit seksual, ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç, përvetësimi në detyrë, marrja dhe dhënia e ryshfetit.
Kjo ka irrituar Asociacionin Profesionist të Gazetarëve në Kosovë, i cili si organ përfaqësues i gazetarëve kosovarë vlerëson se Kodi Penal i Republikës së Kosovës, siç është votuar këtë të premte nga Kuvendi, përdhunon, shkel dhe pamundëson lirinë e shtypit.
Për AGPK-në, projekt/kodi Penal i sapovotuar nga Kuvendi është një veprim antidemokratik dhe i paparë në asnjë vend me standarde evropiane, të cilat pretendon t’i arrijë Kosova.
AGPK i bën thirrje presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, që të kthejë këtë ligj prapa në Kuvendin e Kosovës dhe të mos nënshkruajë “një akt që fundos demokracinë dhe lirinë e shtypit në Kosovë”. Gjithashtu, AGPK ka kërkuar që tregimi i burimeve, që është paraparë me Nenin 38, të ndryshohet.
Sipas këtij neni, gjykata mund të kërkojë zbulimin e burimeve kur gazetari shkruan për vepra penale, si degradimi i integritetit seksual, ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç, përvetësimi në detyrë, marrja dhe dhënia e ryshfetit.