Është një gjetje tepër e diskutueshme ajo e kryer nga marka holandeze Stussy, që ka publikuar në rrjetin më popullor social të Facebook një fushatë të re publicitare.
Ideja e re konsiston në një modele e cila premton të zhvishet në rast se përdoruesit klikojnë “like” (më pëlqen).
“Like-u”, duhet thënë se tashmë është një klikim tepër i famshëm i cili shpreh pëlqimin ndaj asaj çka ofrohet.
Në 38 poza fotografike të “Strips for Likes” (striptizë për pëlqim) përshkruhen mjaft mirë veshjet të cilat hiqen nga vajza.
Megjithatë krahas pëlqimeve të shumta që ka marrë një fushatë e tillë në Facebook, në krahun tjetër ajo ka shkaktuar polemika të shumta në lidhje me llojin e fushatës të zgjedhur nga marka holandeze, ku sipas shumë personave diçka e tillë është një ulje për femrat, pasi tërheqja vjen vetëm falë joshjes fizike.