Në 1961-in, shkencëtari amerikanë dhe fizikani bërthamor, e njëkohësisht profesor i metalurgjisë Dr. Lyle Borst, vizitoi Spartën i ndikuar nga burrëria, trimëria e Spartanëve të lashtë,.
Por, vizita e tij kishte dhe një qëllim tjetër, ai donte me çdo kusht të studionte e të mësonte sekretin e armëve të cilat përdornin këta trima e luftëtarë të zotë, në Greqinë e lashtë.
Pasi arriti aty, Dr. Lyle Borst, u kërkojë arkeologëve vendas, të shikojë nga afër e të mund të marrë kampionë shigjetash nga Heraion (Tempull -ku ruhej thesari në Spartën antike) që i përkisnin vitit 670 para erës së re. Mbasi i analizojë ato, zbuloi se Spartanët jo vetëm që nuk përdornin hekur për armët e tyre në atë periudhë, por përkundrazi, ata përdornin diçka shumë të fortë se ç’mund të mendohej, pra çelik!
Sipas analizës intime të bërë nga fizikani bërthamor, rezultoi një aliazh hekuri dhe karboni, me përbërës karboni nga 0,2 deri në 0,8%.
Në deklaratën e tij, në New York Times, ai theksonte se: “Kjo ishte e barasvlershme me një bombë atomike, për përmasat e asaj epoke. Ndaj tashmë kjo gjë, shpjegohet më së miri dhe shkencërisht, pasi, veç asaj që trimëria e tyre ishte tmerr i vërtet për çdo armik, vër re dhe trimërinë e treguar nga Leonidha dhe 300 ushtarët e tij në betejën e Termopileve, ku një pakicë e vogël ushtarësh asgjësuan një ushtri të tërë Persianësh, Medëve dhe Sakësh, të cilët numëronin në më shumë se 50,000 forca ushtarësh të armatosur deri në dhëmb.
Përfshirë dhe batalionet më elitare të pavdekshmëve Persianë, para se atë të binin të gjithë, të asgjësuar nga shigjetat e shtizat, pas tradhtisë së Ephialtes”.
Dr. Lyle Borst, në studimin e tij, shprehej tepër i impresionuar nga zbulimi që ai bëri, pasi edhe në të shkuarën ishin kryer studime homologe, por pa arritur në “thelbin” e të vërtetës.
Gjithsesi, trimëria, betejat dhe legjendat e bëmave të Spartanëve edhe sot e gjithë ditën mbeten nga më të veçantat.