Pas 25 vjetesh nje djale qe kishte humbur kur ishte femije, ka mundur te gjeje shtepine e tij duke perdorur imazhet satelitore te programit Google Earth.
Saroo ishte vetem 5 vjec kur humbi, pasi u nda nga vellai i tij gjate ne udhetimi me tren. Pasi mori trenin e gabuar dhe udhetoi per ore te tera ne drejtim te gabuar, ai u gjend duke lypur ne rruget e Kalkutes. Perfundimisht ai u shpetua nga nje jetimore por nuk kishte njohuri per lagjen dhe emrin e nenes se tij.
Pasi shkoi me prinderit te cilet e biresuan ne Australi, Saroo, tashme 25 vjec mundi te lokalizonte qytetin e tij te lindjes duke perdorur programin Google Earth, dhe me pas gjeti nene e tij. “Ajo me kapi prej dore dhe me coi ne shtepine e saj,” tha ai. “Nuk mund te thoshte asgje per mua, mendoj se ajo ishte po aq e shokuar sa edhe une. Ajo kishte nje ndjenje shqetesuese, per shkak se djali i saj 25 vjecar u shfaq papritur si nje fantazem.”
Saroo ishte vetem 5 vjec kur humbi. Ai ishte duke udhetuar me vellain e tij te madh, i cili punonte si pastrues ne trenat e Indise. “Ishte vone ne mbremje. Isha aq i lodhur sa u ula ne nje mdenjese ne stacion treni dhe me zuri gjumi.”