Keni pirë shumë? Gati aparatura që nuk lejon ndezjen e makinës suaj
Aksidentet e shkaktuara nga personat që konsumojnë alkool, përbëjnë një shqetësim të madh, pais përbëjnë një nga shkaqet kryesore. Për këtë arsye, studiuesit po krijojnë dy teknologji që do të instalohen në makina dhe do të mund të dallojnë në mënyrë automatike nëse personi nuk mund të ngasë makinën pasi ka pirë, raporton voa.
Një prototip përdor ndjesorë me rreze ultra të kuqe të instaluara në të gjithë makinën për të matur nivelin e akoolit në frymën e shoferit.
Tjetri, një sensor me prekje i vendosur në timon apo në kroskot, dallon nivelin e alkoolit përmes lëkurës.
Në të dyja rastet, nëse shoferi e ka kaluar nivelin e lejueshëm për të ngarë makinën, atëherë motori nuk ndizet.
Studiuesit thonë se mund të duhen 10 vjet deri në perfeksionim e teknologjisë. Por përkrahësit e saj kërkojnë nga prodhuesit e automjeteve ta instalojnë atë vullnetarisht në makinat e tyre si masë sigurie.