Britanikja Jessie J., u dërgua në një klinikë për t’u monitoruar nga mjekët, pas frikës se stresi dhe ritmi i lartë i punës mund të dëmtojë shëndetin e saj. Këngëtarja, gjithashtu tutore tek “The Voice” në vendin e saj, ka pësuar një infarkt në moshën 18-vjeçare dhe që prej atëherë i nënshtrohet kontrolleve të rregullta, për të qenë e sigurt që nuk do të pësojë një tjetër goditje.Një burim pranë Jessie deklaroi për një gazetë: “Ajo ka një histori problemesh mjekësore dhe për këtë arsye duhet të qëndrojë nën monitorim të vazhdueshëm. Aktualisht, ajo po punon shumë për “The Voice” dhe për të promovuar albumin e saj të ri nëpër botë. Mes tureve të stërzgjatur, paraqitjeve në spektakle dhe regjistrimeve, koha e lirë reduktohet në maksimum dhe ky mund të jetë një ritëm shumë i vështirë për t’u përballur për këdo”.
Vetë Jessie J., zbuloi historinë e problemeve të saj kardiake një vit më parë në një intervistë. “Pësova një infarkt kur isha 18 vjeç. Atëherë kisha një grup timin muzikor dhe isha e katërpunësuar. Isha me të vërtetë e lodhur dhe trupi im thjesht u fik. Ndonëse nuk kam abuzuar kurrë me jetën time, nuk kam pirë kurrë alkool, cigare apo lëndë narkotike, kuptova që jeta mund të të shuhet përpara syve në çdo moment, prandaj duhet të përkujdeshem shumë për trupin”.