Torrent është një Peer to Peer(P2P) softuer - sharing file protokoll i cili shërben për të shpërndare skedare me përmasa te mëdha ne internet. Një përdorues i cili dëshiron të ngarkoj një dokument me parë krijon një skedar te vogël përshkrues të cilin e shpërndan me anë të web, mail, etj.
Torrent e zvogëlon ngarkesën e serverit,sepse përdoruesit zakonisht e shkarkojnë skedarin prej përdoruesve të tjerë dhe jo nga serveri. Mbasi shpërndahet torrenti tek përdoruesit e tjerë nëpërmjet (sic thashe me siper me ane te mail apo duke u vendosur në website të ndryshme) hapet klienti që ju lejon përdoruesve të tjerë të lidhen për të filluar shkarkimin.
Proçedura e shkarkimit!?
Si fillim për të parë çfarë ka brenda folderit/dosjes duhet të shkarkoni torrent-in (linkun) dhe më pas bën hapjen me njërin nga programet që ju përdorni për të shkarkuar me torrent, të cilët jane:
µTorrent & BitTorrent
Këta programe lejojnë që kompjuteri juaj të dërgojë dhe të marrë dosjet (files) në një port të veçantë dhe ti interpretoje këto të dhëna si dosje .TORRENT.
Dosjet .TORRENT përmbajnë gjithë informacionin në një torrent të vecantë - kush e vazhdoi atë, çfarë përmban torrent-i dhe si të shkarkoni (download) dhe ngarkoni (upload) informacion që i korrespondon këtij torrent-i.
Kur .TORRENT (linku) është hapur me programin, programi lidhet me përdoruesit e tjerë të cilët bëjnë pjesë në këtë torrent dhe e shkarkojnë torrent-in nga ata. Mbasi të bëheni pjesë e torrent-it, pra mbasi shkarkimi të përfundojë kompjuteri juaj është i gatshëm të ngarkojë (ose siç quhet në gjuhen e torrent "seeds") dosjen tek përdoruesit e tjerë.
Një e mirë e torren-it është se mund ta fikesh kompjuterin dhe në momentin e rindezjes torrent-i do të fillojë të shkarkojë aty ku e kishte lënë para se te fikej. Kurse një e keqe e tij është se nëse të gjithë seeds-et largohen nga lidhja, skedari mund të mos ofrohet më për shkarkim, edhe pse ju mund ta keni linkun e atij skedari..