Shpesh herë gjat periudhës sa jemi duke punu në kompjuter ndodhë që ai të restartohet automatikisht, gjithashtu gjat punës shkon shum ngadal saqë na shkakton nervoz tek ne, mirpo kjo gjë nuk shkaktohet si pasoj e kompjuterit mirpo faji mbetett tek ne dhe jo tek kompjuteri që shkon ngadal pasi që nuk e trajtojm ashtu siq duhet.
Si duhet ta pastrojm kompjuterin në pjest hardwerike:
Hape shtëpizen e kompjuterit dhe fryj mirë nëpër të gjitha pjest ku bëhet ventilimi dhe pastroje pluhurin me ndonjë leckë të pastër dhe të tharë apo me ndonjë bocë me ajër të kompresuar, dhe pastroj pjesët si p.sh ku është ftohësi i Proccesorit, kartela grafike, pllakëë amë, shtëpizën, etj. Keni kujdes gjatë pastrimit që kompjuteri të jet i fikur nga rryma.
Siguria e kompjuterit:
Djegja e Hardiskut. Eshte e preferushme të Krijohen rezerva të skedarëve të rëndësishëm në rast të ndonje djegje të Hardiskut që të mos humbin ato.
Rreziqet fizike.
Të mbrohet kompjuteri nga zjarri, përmbytje e rreziqe të ngjashme dhe të ruhen rezervat në një vendodhje në largësi
Të ekzekutohet gjithmonë softuerë duke i skanuar paraprakisht me antivirus dhe te sigurohet se softueri dhe sistemi operativ mbahen të përditsuar.
Fjalkalimi i kompjuterit.
Fjalkalimi i kompjuterit nuk duhet të jetë inicial i personit, pseudonimi, emri i fëmijës, datlindja etj. Ai nuk duhet të jet as një fjal e shkruar drejt në çdo gjuhë. Një mënyrë e zakonshme për të thyer llogaritë është provimi i të gjitha fjalëve të një fjalori të madh, si dhe i të gjithë emrave dhe shkurtesave që lidhen me një person. Gjithashtu, nëse një përdorues lidhet në një kompjuter dhe pastaj e lë terminalin të mbikqyrur, të tjerët mund ta ngacmojn pa shtypur fjalkalimin.
Thyrja nëpërmjet modemit ose rrjetit
Të sigurohet që dihen të gjitha mundësit për lidhjen ekompjutert nga vende të tjera dhe që janë bllokuar të gjitha qasjet që nuk dëshiron të lejosh.
Kujdesi që duhet patur gjat leximit të mesazhave në e-mail.
Kohët e fundit, disa njerëz kanë marrë goditje nga shpërndarja e programeve shkatrruese kompjuterike përmes internetit.
Programet me qëllim keqdashës që vijn në e-mail, shpesh të përshkruar në mënyr të gabuar si të tjera gjëra. Të mos hapet asnjeherë një skedar që arrin papritur, madje edhe nese është nga dikush që e njeh, nëse nuk konfirmohet më parë se çfarë skedari është.