Aleanca Kuq e Zi është ndalur sot në Peshkopi, ku qindra qytetarë i janë bashkuar lëvizjes së shndërruar tashmë në parti, duke u anëtarësuar në strukturat e saj.
Në takimin me dibranët, kreu i AK, Kreshnik Spahiu, u shpreh se Peshkopia është lënë në mëshirë të fatit nga qeveria “Berisha”, e cila nuk i ka mbajtur premtimet, madje po e shfrytëzon këtë zonë për të rritur pasuritë e ministrave.
“Peshkopia dhe Bulqiza nuk kanë qenë në këtë gjendje të mjeruar as në kohën e luftës. Ku është rruga e Arbrit? Ku janë premtimet e qeverisë për këtë zonë. Asgjë nuk është realizuar. Harresa e rrethit të Dibrës është e qëllimshme, në mënyrë që mafia e minierave të vërë pasuri mbi kurrizin e njerëzve të varfër të kësaj zone, ndërsa fondet që duhet të ndërtonin rrugët, kanë shkuar për të ndërtuar vilat e ministrave dhe rrugët për to”, tha Spahiu. / G.N.