Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha po zhvillon një vizitës “sekrete” në Afganistan. Vizita e kreut të qeverisë nuk është njoftuar publikisht, siç veprohet zakonisht, për arsye sigurie. Një praktikë e tillë është ndjekur edhe kur këtë vend e kanë vizituar edhe lider botërorë.
Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet prej ditës së djeshme në Kabul dhe pritet të kthehet sot në Tiranë. Kjo është vizita e parë e nivelit të lartë të përfaqësuesve shqiptarë në Afganistan. Në këtë vizitë Berisha shoqërohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, Xhemal Gjunkshi dhe Komandanti i Komandove Specialeve Dritan Demiraj.
Vizita e Berishës vjen pak kohë pas dërgimit të kontingjentit të 20-të të paqeruajtës në Afganistan, në kuadër të misionit të NATO-s. Gjithashtu ajo vjen në një kohë kur dy muaj më parë, Shqipëria shënoi viktimën e parë në radhët e forcave të saj ushtarake që prej anëtarësimit në NATO. Feti Vogli, i shpallur Dëshmorë i Atdheut, u vra me 20 shkurt ndërsa i plagosur mbeti Aleksandër Peçi. /F.S/