“Shumë e kam vështirë të luaj ndeshjen që vjen me kombin tim, me Shqipërinë, edhe nëse fitojmë, dhe nëse humbim, prapë zemra ime është kuq e zi”.
Këto janë fjalët që tregojnë respektin dhe dashurinë ndaj kombit shqiptar që e ndjen ky djalosh shqiptar me nënshtetësi zvicerane, i cili padyshim është lojtari qe do të lë gjurmë në futbollin europian gjatë viteve e ardhshme.
I cilësuar si “tradhtar” bashke me koleget tjerë si: vëllezërit Xhaka, Behrami, Xhemaili nga një pjesë e madhe e tifozëve “kuq e zinj”, ai përsëri nëpërmjet rrjetit social Twitter tregon madhështinë e tij prej futbollisti dhe njëherësh edhe ndjenjat e tij për kombëtaren tonë duke theksuar se çdoherë ai do jetë “kuq e zinj”, pa marrë parasysh rezultatin e takimit emocionues: Zvicër vs Shqipëri, njofton agjencia e lajmeve INA.
Kjo ndeshje do ketë një domethënie të veçantë për gjysmën e ekipit helvetik pasi 11-shja startuese përbëhet nga 5 shqiptarë dhe njëherësh edhe emra të mëdhenj në futbollin europian.