Kilogramët e tepërt gjatë shtatzënisë sjellin një rrezik më të madh që fëmija kur të lindë të vuajë nga autizmi.
Është ajo çka rezulton nga një studim, i cili është publikuar në revistën Pediatrics dhe është drejtuar nga hulumtues të Institutit Uc Davis Mind Institute në Sacramento, në Kaliforni.
Sipas rezultateve të këtij studimi mamatë beze kanë 67% mundësi më shumë që të lindin një fëmijë i cili mund të vuajë nga autizimi, kjo krahasuar me nënat që kanë një peshë normale, pa diabet apo hipertension.
Po e njëjta kategori e nënave obeze ka një mundësi rreth 100% për të pasur një fëmijë që të vuajë nga çrregullime mendore.