Një djalë 13 vjecar nga Rusia ka gjetur një mesazh në shishe në një plazh të detit Baltik, të shkruar 24 vjet më parë nga një djalë gjerman, i cili është kontaktuar dhe tashmë është 29 vjec. Daniil Korotkikh gjeti shishen ndërsa po ecte në plazhin e qytetit të Kaliningradit. ‘Teksa po ecja, dallova një shishe mes dunave.
Dukej qartë që ishte një shishe gjermane me tapë qeramike,’ kujtoi Daniil. ‘Pashë që kishte një shënim brenda dhe mendova mos ishte një ditar udhëtimi i një anije të mbytur. Më pas mendova mos ndoshta një milioner kishte futur një kartmonedhë 100 dollarëshe brenda saj. Ka rreth 6 miliardë njerëz në Tokë, dhe unë isha i vetmi që e gjeta. Isha shumë i lumtur,’ tha Daniil. Shishja përmbante një letër në gjermanisht, të datuar 7 shtator 1987. Babai i Daniil përktheu shënimin i cili ishte firmosur nga 5 vjecari Frank Uesbeck. ‘Sic morëm vesh nga letra, Frank Uesbeck po udhëtonte me babain e tij për në Danimarkë, dhe me sa duket kur ishin pranë bregut të Detit Baltik ata vendosën të përdorin një shishe birre si kontenier për një letër,’ shtoi nëna e Daniil. Kjo histori i është dërguar mediave ruse dhe reporterët e televizioneve vendase kanë arritur së fundmi të kontaktojnë Frank Uesbeck i cili jeton në Coesfeld. Megjithëse është i martuar dhe ka shtëpinë e tij, prindërit e Frank vazhdojnë të jetojnë në të njejtën adresë që ishte shkruar në mesazh. Uesbeck tha pasi kishte parë raportin se çdo gjë koincidon, por ai nuk mbante mend të kishte dërguar mesazhin në shishe.
Babai i Frankut më pas gjeti një fotografi ku dukej qartë djaloshi 5 vjecar që mbante një shishe në dorë, të cilën më pas e hodhën në det gjatë udhëtimit të tyre në Danimarkë. Daniil dhe Frank nuk janë takuar ende, por ata thonë se do të qendrojnë në kontakt nëpërmjet internetit.