Forumi Kuq E Zi
Sa i lashtë është kryeqyteti shqiptar! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Sa i lashtë është kryeqyteti shqiptar! Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Sa i lashtë është kryeqyteti shqiptar! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Sa i lashtë është kryeqyteti shqiptar! Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Në një dokument venedikas që mban datën 17 prill 1418 thuhet "Privilegj i Pjetrit i të ndjerit Domenik nga Tirana e Shqipërisë". Ky, sipas dokumenteve të mbledhura, përbën edhe dokumentin më të vjetër, i zbuluar deri me sot, ku emri Tirana përmendet në formën e tanishme. Nga burimet e dorëshkrimeve greke e latine të shekujve të parë të erës sonë zbulohet edhe zanafilla e emrit
Zona rreth Tiranës së sotme, ka qenë e banuar në antikitet dhe vazhdimësi. Shumë autorë kanë ngritur gjithnjë hipotezën e ekzistencës së "Tiranës së dikurshme". Sipas të dhënave Xhamia e vjetër nuk është ndërtuar në tokë të virgjër, aq më tepër që këtë gjë nuk mund ta bënte një njeri i vetëm në një fushë të shkretë. Por, Sulejman Pasha me xhaminë që ndërtoi, hodhi gurin e themelit të qytetit, i cili në kuptimin klasik u bë i tillë në kohën e Ibrahim beut, nipit të tij.

Legjenda e emrit


Barleti dhe Biemi përmendin Tiranën në veprat e tyre. Akoma më parë në një dokument venedikas që mban datën 17 prill 1418 thuhet "Privilegj i Pjetrit i të ndjerit Domenik nga Tirana e Shqipërisë". Ky sipas dokumenteve të mbledhura përbën edhe dokumentin më të vjetër , i zbuluar deri me sot, ku emri Tirana përmendet në formën e tanishme.Nga burimet e dorëshkrimeve greke e latine të shekujve të parë të erës sonë, mësojmë se kjo trevë quhej Theranda, që vendasit e quanin "te ranat", "terana" dhe së fundi "Ran-desia", që do të thotë tokë e formuar nga gërryerjet ujore me përberje ranore.Në këtë mënyrë si pasojë e "depozitimeve ranore argjirore dhe materialeve të tjera të ngurta, që zbrisnin dhe rrukulliseshin nga lartësitë, ky vend u emërua më qartë nga banorët "Te ranat" (te renat), që rrjedh nga pjesorja e foljes bie, e cila mbetet e ngirë në emrin "Te rana".Sipas një shpjegimi tjetër, krahina e Tiranës, që shquhej në prodhimin e qumështit, quhej kështu që në kohën kur grekët sundonin në Durrës. Latinisht "tyrosapo" greqisht "turos" do të thote "tlyn", djathë e kështu rrodhi fjala Tiranë. Në Itali, Tirano është vendi i përmendur për bylmet, ashtu si Tirana në Hungari.

Themelimi i qytetit


Të gjithë autorët (vendas dhe të huaj) deri më sot, themelimin e qytetit të Tiranës, e lidhin me Sulejman Pashën, dhe ndërtimin nga ai të Xhamisë së Vjetër. I vetëm Z. Shkodra mbron tezën se themelimi i qytetit është më i hershëm. Sipas tij "fshati i Tiranës ishte futur tashmë prej shumë kohësh , në rrugën e zhvillimit të tregut. Pra, zanafilla e tij, shkonte tej kufijve të dokumentit venedikas të vitit 1418, pra gati dy shekuj para ndërtimit të Xhamisë së Vjetër të Sulejman pashë Bargjinit".Gojëdhëna popullore thotë se këtu ekzistonin dhe dy xhami të tjera më të vjetra të qytetit ajo e Mujos dhe e Reçit, të vendosura në bregun e majtë të përroit të Lanës rreth 400 metra larg nga Xhamia e Sulejman pashë Bargjinit. Nga sa u tha më lart del se qyteti i Tiranës, në formën dhe përmasat e një vendbanimi të vogël ekzistonte para vitit 1614, pra para versionit zyrtar të njohur deri tani, - thekson Shkodra.Në vitin 1575, përmendet "fshati i Tiranës". Hahn dhe Hecquard tregojnë se, përpara se Sulejman Pasha të ndërtonte Xhaminë, Tirana ishte një fshat me 15 shtëpi. Në të vërtetë askush s'mund të thotë ekzaktësisht se kur "Tirana mori trajtat e qytetit", aq më tepër që normalisht ky ka qenë një proces gradual dhe i vazhdueshëm. Tek viti 1614 shihet më tepër akti simbolik i themelimit të Tiranës.

Sulejman Pasha


Shpesh të dhënat dhe faktet mbi të nuk përputhen. Nuk ishte një "katundar modest". Sulejman Pasha ka qenë një njeri i shquar që kapërceu shekuj dhe arriti në trajtën e legjendës në ditët tona. Në kohën e Zogut, veç xhamisë, tyrbes mauzole që ai kishte në kryeqytetit, Sulejman Pasha quhej një lagje e Tiranës dhe po kështu quhej një shkolle. Sot emrin e tij e mban sheshi (kryqëzimi), pranë vendit ku ishte xhamia që ai ndërtoi.

Xhamia e Vjetër


Sipas të dhënave "Xhamia e Vjetër" është ndërtuar në vitin 1023 hixhri, nga Sulejman Pasha. Në lindje dhe veri ajo ka një portik. Minarja e ndërtuar nga Ahmet Pasha, i biri i Sulejmanit, zë anën veriperëndimore. “Hyja e xhamisë është nga Veriu. Vëren atje një Selvi shumë të bukur pranë një pusi.Brenda portikut shihen dy varre, bazamentet e të cilëve, kanë dekoracione të pasura. Katër kolona, të cilat formojnë rrjeshtin jugor, janë të pajisura me kapitele. Në Jug të Xhamisë gjendet tyrbja e hijeshme ku ndodhet varri i Sulejman Pashës themeluesit " thuhet në një studim francez. Xhamia bashkë me varrin e Sulejman Pashës u kthyen në një farë mauzoleumi, të cilat u rezistuan shekujve, por u dëmtuan gjatë Luftës së Dytë Botërore.Ajo lidhet me fillimin e qytetit. Dhe nëse në fushë ekzistonte ndonjë qendër e vogël e banuar (ose disa) Xhamia e Vjetër do të luante rolin e katalizatorit të zhvillimit, duke u bërë bërthama e qytetit të ardhshëm, që një ditë u bë kryeqendra e Shqipërisë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons