Test dashurie per vajzat
Je e dashuruar apo do të bindësh veten që je?
I dashuri yt të pëlqen shumë. Por a bëhet fjalë
për një dashuri të vërtetë? Zbulo nëse je
me të vërtetë e dashuruar me njeriun e duhur, apo
nëse thjesht po kënaqesh...
1. I ke pyetur ndonjëherë shoqet e tua se çfarë mendojnë për të dhe për lidhjen tuaj?
a. Po. Por vetëm se doje të siguroheshe që ke zgjedhur me të vërtetë mirë.
b.Jo.Je shumë e sigurt për ndjenjat e tua ndaj tij, dhe nuk ke
nevojë që vajzat të japin aprovimin e tyre si "Çifti i përkryer".
2.Kur dikush ju pyet se si është i dashuri yt ose të thotë: "Ta marrë e mira, do të doja të takoja edhe
unë një djalë fantastik si ai", si reagon?
a. Ndërron temë
b. Skuqesh dhe ndihesh shumë e lumtur.
3.Përgjigju rrufe: do të ndieje të njëjtat gjëra për partnerin tënd nëse ai do të mbetej pa
punë apo nëse do t'i binin flokët?
a. Hëëm, a mund të mendohem pak?
b. Po, patjetër, pyetje është kjo!
4.Cili është komplimenti që ju bëjnë më shpesh të panjohurit, kur flasin për ju të dy?
a. Sa të lezetshëm që dukeni".
b. "Duket që shkoni me të vërtetë mirë".
5.Je me miqtë e tu dhe flet për të, të ndodh që shton ndonjë gjë apo ndryshon ndonjë detaj?
a.Po, ndonjëherë nuk tregon disa gjëra të pakëndshme që ka thënë ose ka bërë. Ose
nuk e shfaq kur je e zemëruar me të.
b. Jo, nuk e shikon të nevojshme që ta bësh të duket më i mirë nga ç'është.
6.Nëse nesër i dashuri yt do të të linte, për çfarë do të të vinte më shumë keq?
a.Që ke harxhuar kot gjithë këtë kohë,gjatë së cilës mund të kishe njohur dikë
tjetër dhe të ndërtoje një të ardhme bashkë me të.
b. Që nuk do të ndiesh më parfumin e tij, që nuk do të rrish më në
krahët e tij dhe nuk do të dëgjosh me të qeshurën e tij.
7.Si ndihesh kur je vetëm me të për njëfarë kohe, për shembull nëse bëni një udhëtim
bashkë ose për një fundjavë?
a. E bezdisur. Ka shumë vogëlsira të atij të cilat s'i duron dot. Dhe të duket sikur nuk keni asgjë për të
thënë.
b. Shumë e lumtur. Edhe gjatë çasteve të monotonisë gjeni gjithmonë një
mënyrë për t'u zbavitur.
8.A ke ndonjëherë dëshirë të flirtosh me meshkuj
të tjerë kur je në ndonjë festë? Ose të shkosh në lokal me koleget e tua dhe të shtiresh si beqare
për një mbrëmje, thjesht sa për t'u zbavitur pak?
a.Epo, ndonjëherë jeta në çift të duket sikur po të merr frymen. Dhe takimi me djem të tjerë sikur ta
heq pak mendjen. Por nuk do të të shkonte kurrë ndër mend të tradhëtoje partnerin tënd.
b.Jo. Nëse takon tipa të lezetshëm, mbledh menjëherë shoqet e tua të pafejuara dhe i prezanton me
ata.
9.Çfarë do të të bezdiste (apo do të tëfrikësonte) më shumë: të rrije vetëm apo
të dilje me një njeri për të cilin nuk do tëndieje asgjë?
a. Vetmia
b. Të dalurit e kotë.
10.Sonte do të vijë të të marrë. Do të kaloni gjithë natën bashkë. A të ngacmon ideja?
a. Epo, tamam tamam, jo. Por je e lumtur që do të kalosh pak kohë me të.
b. Të mjafton të mendosh çastin kur ai do t'i bjerë ziles së derës dhe fytyra jote
ndriçon.
11. Të ndodh që mburresh para të tjerëve?
a. Jo. Sigurisht që të duket fantastik...Por mendon që njerëzit s'ta kanë ngenë të
dëgjojnë që ti ia kreh shumë bishtin.
b.Po. Mendon vazhdimisht për të, prandaj ndonjëherë është e vështirë që të mbash
gjithçka përbrenda.
12. A e ke bezdi ndonjëherë të bësh dashuri me të?
a.Po, herë pas here, të ndodh që në shtrat përsërit në mënyrë mekanike të
njëjtat lëvizje.
b. Kurrë. Madje shpesh mezi pret që të kthehesh në shtëpi nga puna.
Nëse keni më shumë A Nuk ka asgjë serioze
Partneriyt mund të jetë i zgjuar, i bukur dhe i ëmbël, por problemi është që nuk të rreh zemra për
të. Kështu ti, jo vetëm që nuk flet për gjërat që nuk pëlqen tek ai, por e ndien si detyrë
që të kërkosh edhe aprovimm e shoqeve, per të qenë e sigurt që ai është njeriu i duhur për
ty. Por mos u shqetëso. Të vetëbindesh që je e dashuruar është një zakon shume i përhapur. Dhe
ndodh për shumë arsye. Për shembull ty t'i ka marrë mendtë ideja për dashurinë dhe jo djali. Nga ana
tjetër, jetojmë ende në një shoqëri të strukturuar "në çift" Dhe të kesh përkrah
një burrë që të pëlqen, edhe pse nuk të bën të çmendesh, mund të të duket një alternativë më e mirë sesa beqaria. Edhe të qenët e rrethuar nga shoqe që janë të martuara nuk të ndihmon: ndoshta ndihesh shumë nën presion sepse nuk do të jesh më e paktë, kështu ngutesh duke e quajtur veten "të martuar" pa menduar mbi faktin që, ndoshta, po kënaqesh me dikë që nuk bën për ty.Kështu jo vetëm që gënjen veten, dhe e pengon të ndërtojë një marrëdhënie të vërtetë dhe pasionante, por do të përfundosh e mërzitur dhe do të largohesh sapo të gjesh një kandidat më të mirë. Ndoshta ka ardhur koha të mendohesh pak dhe të kthesh faqe. Sigurisht, ideja për të lënë këtë që ke dhe të kërkosh për më mirë të tremb, sepse ti e do sigurinë qe ke një njeri pranë. Por të rrish me dikë që nuk të bën të lumtur u bën keq të dyve: atij, që ka të drejtë që ti të tregohesh e sinqertë. Dhe vetes, që meriton ta lësh zemrën të lirë për atë që do ta
bëjë të rrahë me të vërtetë.
Nëse keni më shumë B Më duket se është ai i duhuri
Lum ti, moj vajzë, sepse ke në dorë diçka më të çmuar se diamantët: dashurinë e vërtetë, atë me D të madhe. Dhe nëse ai do të të linte një ditë, do të të merrte malli për parfumin, për puthjet e tij, edhe për atë
sens humori surreal që vetëm ai e ka. Je kaq e çmendur pas tij saqë nuk do të ndryshoje mendim as sikur ai të mbetej pa punë apo se do të shtonte 20 kile. Ndien një admirim dhe respekt për partnerin tënd saqë je e sigurt që edhe po të rriteni dhe të ndryshoni, ndjenja juaj nuk do të shuhet. Ky lloj besimi arrihet duke lënë që një marrëdhenie të zhvillohet duke ndjekur ritmet e saj.Dhe nëse një ditë do te martohesh me të, nuk do të jetë vetëm nga dëshira e madhe që ke për të organizuar një dasmë apo sepse mendon
që fustani i nusërisë të shkon shumë. Por për privilegjin që ke në krah, për gjthë jetën, ke një burrë të mrekullueshëm, Një shenjë tjetër pozitivë është që përveç se ke gjithmonë dëshirë të bësh dashuri me të, nuk ke nevojë të dish se ç'mendim kanë të tjerët. Që shoqet apo familja jote ta konsiderojnë atë si një "rast i mirë për martesë" për ty nuk ka kurrfarë rëndësie. Nuk ka problem nëse ende s'është ulur në gjunjë për të të propozuar: duke mos patur një unazë në gisht. Ti nuk ndihesh inferiore ndaj shoqeve të tua të martuara. Sepse e di që çdo marrëdhënie ështe një dhe e vetme dhe duhet të ndjekë ritmet e saj. Mos u përpiq të përshtatesh me idealet e çiftit të përkryer të të tjerëve, por beso vetëm atë që ndien: kjo
është e vetmja rrugë që duhet të ndjekë zemra jote.