Një kometë e re po i afrohet tokes, ajo është C/2011 L4.Astronomët parashikojnë se kjo do të jetë e dukshëm me sy të lirë në muajin e parë të vitit 2013, duke u bërë e ndritshme si Venusi, sinjalizime qe kane arritur si nga Instituti i Astronomisë,ashtu dhe nga Universiteti i Hawait.
Kometa C/2011,L4 u zbulua së pari nga teleskopi Pan- STARSS -1,ne Haleakala,e ishujve te Havait,qe do te jete e dukeshme me sy të lirë.
Pan-STARSS, teleskopi Panoramic Hulumtues dhe Sistemi i reagimit të Shpejtë, punon me softuer të automatizuar, i cili skanon çdo imazh për të kërkuar për objekte që lëvizin.
Natën midis 5 dhe 6 qershor 2011, diçka u gjet: gjate punës nga astronomi Richard Wainscoat i Universitetit të Hawaii,duke përdorur teleskopin Kanada-France-Hawaii në Mauna Kea,konfirmoi praninë e këtij objekti në lëvizje .
Kometa është tani rreth 1.2 miliardë kilometra nga Dielli ndërmjet orbitave të Saturnit dhe Jupiterit, dhe është shumë e dobët për t’u pare me sy të lirë. Por në vitin 2013 kometa do i afrohet diellit rreth 50 milion milje larg dhe do të jetë e dukshëme me sy te lire në qiellin perëndimor pas perëndimit të diellit, në të ngrysur.