Arinjtë polarë që jetojnë në zonën e Alaskës, janë prekur së fundmi nga dukuria e rënies së lëkurës së tyre, por shkencëtarët nuk janë në gjendje ende të gjejnë se pse ajo po ndodh.
Kjo në fakt, u bë publike përmes një studimi gjeologjik të kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Konkretisht, bëhet me dije se studiuesit amerikanë në dy javët e fundit, kanë kontrolluar mostrat e gjakut nga 33 arinj polarë që jetojnë në rajonin e Detit të Beaufort, ku 9 prej të cilëve kishin shenjat e rënies së lëkurës.
"Në vitin 1999 kishim gjetur probleme të ngjashme në 10 nga 48 arinj që monitoruam, pa qenë në gjendje të identifikojmë shkaqet”, tha Toni DeGange, drejtor i departamentit të biologjisë e qendrës USGS në Alaska.
Duke shtuar se nuk dihet nëse kjo është një rastësi apo një kombinim i shkaqeve.
Dhjetorin e kaluar, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Oqeanin dhe Atmosferën (NOAA) ka ngritur alarmin për rritjen e numrit të arinjve polarë të gjetur të vdekur në plazhet e Arktikut në Alaska, që të gjithë me probleme të rënies së lëkurës.