Akrepi
(22 tetor - 21 nëntor)
Element: UJI
Planeta dominuese: MARSI
Nënshenja: BRICJAPI
Ngjyra astrologjike: E KUQJA (me tone të mbyllta) dhe E GJELBËRA e mbyllët, e cila iu shërbem për qetësim nervash; (kjo e fundit iu konvenon posaçërisht akrepëve).
Metali: ARI I KUQ
Guri i çmueshëm: RUBINI
Bima: MIMOZA (lulet me ngjyra të gjalla)
Numri i fatshëm: 100
Veti të përgjithshme: vdekja, seksualiteti, metamorfozat, krizat nervore, vizionariteti. Janë ngushtë të lidhur me çdo gjë që është e errët.
AKREPËT për nga natyra janë enigmatikë, prandaj i donë netët, hijet, ambientet e pandriçuara; çdo gjë e ndritshme dhe e bujshme - i pengon.
Natyra e tyre është e begatë me kontraste, ku ekziston lufta e pandërprerë midis arsyes dhe pasioneve.
Janë krenarë, dhe, edhe pse shenja uji, dëshirojnë të dominojnë.
Janë shenja artistike. Shpesh janë gjenialë.
Janë më të rrezikshëm nga të gjithë ujtarët. Dinë të jenë kryeneç, por edhe të ashpër; prandaj, vështirë është për t'i kuptuar. Janë enigmatikë. Të padefinueshëm. Kompleks.
Planet e kanë MARSIN e natës. Janë misteriozë. Me shkahtësi fshehin anët e tyre të dobëta. Iu ndihmon INTUICIONI i thellë.
Edhe pse të preokupuar shumë me vdekjen, dhe pesimistë në esencë, megjithatë janë plot jetë e dinamikë jetësore.
Tej mase të ndjeshëm në simpati dhe antipati. Kurrë s'e harrojnë padrejtësinë që iu bëhet. S'i hiqen luftës, e as që e pranojnë disfatën.
Të qëndrueshëm në vendime, të qëndrueshëm në aksione. Janë në gjendje që tërë energjinë ta koncentrojnë për qëllimin që ia kanë caktuar vetvetes.
Mendjemprehtë, të hapur për koncepte të reja, me inteligjencë të fortë dhe me mendime të zjarrta. Janë tipa të guximshëm, luftarakë. Por, janë më efikas në mbrojtje sesa në sulm.
Fizikisht, rëndom, janë joproporcionalë, disharmonikisht të projektuar, por në të shumtën e rasteve - çuditërisht - kanë një "bukuri djallëzore": shikim të mprehtë dhe sharm të papërballueshëm.
Zërin e kanë tepër shqetësues, shqetësim i këndshëem.
Kanë forcë të kontrollohen. Të pasionuar. Nuk bëjnë asgjë gjysmake, qoftë ajo mirë apo keq. Me energji të madhe, shpesh seksualistë të tepëruar. Shpeshherë të ndarë në mes të: neokonformizmit, ekscentricitetit dhe racionalitetit.
Plot ndjenja të thella, intensive, shqetësimplote. Ofendimet nuk i fal lehtë. Shpesh me pasione dinake. Shpesh vdesin befasisht, papritmas. Kanë më tepër sukses në pjesën e dytë të jetës.
Akrepët dinë të jenë edhe destruktivë dhe autodestruktivë. Kjo përmasë madhore e shpirtit të tyre - prirja për tejkalimin e çdo gjëje, madje edhe të vetvetes - lidhet me vizionin e vdekjes, dhe i bën sadista të mëdhenj, sidomos në dashuri. Ata ndiejnë nevojë të flertojnë me vdekjen, dhe ky aspekt iu vërehet në zërin e tyre, që ka ngjyrë erotizmi.
Edhe pse shenja uji, janë "zjarr që rrjedh", me shikim pabesueshmërisht depërtues dhe me gjakim kah përsosmëria.
Duken rëndom të qetë, frikacakë. Kjo është vetëm sipërfaqësore.
E njohin mirë vetveten. S'kanë kohë për të tjerët. E dinë se janë absolutistë të papërmirësueshëm.
Nënçmojnë krejt çfarë është e zakonshme, e pavërtetë, mediokre, duke qenë të vetëdijshëm se rreth tyre çdo gjë është shkëlqim i rrejshëm, maskë, aktrim.
Nëse dëshironi MIQËSI, do ta gjeni tek AKREPI. Përndryshe, akrepët paraqesin elitën në horoskop dhe në kategoritë e njerëzve.
Si tip luftarak që është, për qëllime të vetat lufton "me duar e me këmbë".
Janë shenja më seksuale e Zodiakut. Tërheqin si magnet në seksualitetin e tyre superior, që iu buron nga sytë.
Kryesisht tipa të natës: fantazues, magjikë, shohin gjëra që të tjerët nuk i shohin. Objekt kanë: shpirtin, seksin,misterin.
Kjo shenjë jep krijues të mëdhenj në fushën e krijimtarisë shpirtërore.
Ekzistojnë tipat e ulët dhe tipat e lartë të akrepit. Tipat e lartë: posedojnë gjakimin faustian për të njohur jetën dhe vdekjen; posedojnë vetëdisiplinë, vetëkontroll, shpirt të koncentruar; janë dinjitozë, krijimtarë, të guximshëm, simpatikë, magjikë.
MASHKULLI AKREP: është prepotent, xheloz, hakmarrës, tiran, absolutist (madje, edhe në dashur e Miqteësi). Edhe pse gjenialë, me këta meshkuj është shumë vështirë të jetohet, sepse janë tiranë dhe despotë të lindur. Martesa me ta rëndom është tragjike, ai e maltreton gruan në të gjitha mënyrat e mundshme.
Mashkujt-shkorpionë, kur barten në krahët e epsheve, sillen si sadistë, e mundojnë partnerin.
FEMRA-AKREP është plot pasion, e padefinuar, shpeshherë e çuditshme, mistike, ndonjëherë impulsive dhe sentimentale, por lucide dhe depërtuese; gruaja-shkorpion rëndom paraqet enigmë, madje edhe për atë që e njeh kaherë.
Sharmi i saj çmend secilin që e ka pranë, por është rëndom e paprekshme, refuzuese, dhe njerëzit e nderojnë duke e kundruar si "grua fatale". Të fascinon më tepër me magjinë e pashpjegueshme të saj, sesa me bukuri.
Sakaq, nga shikimi i saj enigmatik, i errët, derdhet epshi që ofron aventurë fatale. Dëshiron të koketojë e të përvetësojë; thjesht të ta vërë "lakun". Suksein në këtë plan e ka të garantuar kur këtë e dëshiron. Me të nuk duhet lozur, se ajo mashkullin e sos dhe e gjuan.
Shkorpioni-femër kënaqet në përvetësim dhe koketim, në diskrecion dhe misteriozitet të caktuar, shpesh duke i munduar partnerët. I nevojitet partner i fuqishëm për ta mbajtur dhe për ta shpëtuar nga sadomazohizmi i saj i lindur.
Oreksi i saj seksual është greminë, që duhet përmbushur.
FEMRA-AKREP është e mbyllur dhe enigmatike, idealiste dhe materialiste, në kufijtë e së mirës dhe të së keqes. I mbetet besnike qëllimit të vet, por me aktivitetin apo pasivitetin e vet ekstrem, më së pari e dëmton vetveten.
Është e pajisur me plot kërkesa e hire. E padefinueshme. Shpesh e pakënaqur, shpesh i ndërron krevatët (është e prirur); lojërat dashurore nuk i adhuron gjithaq, sa ndërrimin e partnerëve. Ajo është dashnore që dëshiron të koketojë, pastaj me lehtësi e hedh partnerin. Vështirë e gjen partnerin e vërtetë.
Përkundër tërheqshmërisë magjike që posedojnë, ato dijnë të jenë shpeshherë tejet të errëta, e mbajnë shumë mend të keqen, me predisponim për shumë bashkëshortësi. MARSI, planeti sundues i shkorpionëve, iu jep energji të madhe, pasione, gjakim, andaj edhe shkorpionët janë shenjat më seksuale të Zodiakut.
Erotizmi është arma e saj më e mirë dhe më e ligë. Planeti që sundon mbi këtë shenjë, përpos MARSIT - Zot i luftës dhe katasttrofës, që shkorpionin e mbush zjarr e pasion, është edhe PLUTONI - princ i mjegullës dhe zot i të vdeK***ve, i cili sundon në mbretërinë e ferrit, dhe ky i bën ato agresive, të ashpra, posesive dhe në këtë periudhë ato janë në gjendje të bëjnë çdo gjë.
Kanë më tepër të fshehta se çdokush tjetër.
Tek ajo ka dashuri apo urrejtje, deri në fund.
Ndodhet në luftë të përhershme në mes trupit dhe shpirtit; ndaj ajo është herë më e zezë se djalli, herë më e bardhë se engjëlli.
TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Paganini, Dostojevski, Trocki, Kamy, I. Gandi, E.A. Po, R. Hadson, M. Crnjanski etj.
KOMBINOHEN: partnerët e tyre më të mirë mund të jenë PESHQIT dhe GAFORRET, pastaj vijnë "tokësorët": DEMAT, VIRGJËRESHAT, BRICJEPTË. Disharmonikë me ta janë shenjat "e ajrit" dhe 'të zjarrit".
PESHQIT janë partnerët më të mirë për SHKORPIONËT. Ata për gratë-shkorpionë janë burra dhe dashnorë të mirë. GAFORRET janë të ngjashëm me peshqit, por pak më të rrezikshëm.
Edhe GAFORRET i nënshtrohen "zotërisë" së vet, por... Për gratë-shkorpionë GAFORRET mund të jenë dashnorë të mirë, por s'iu preferohen si bashkëshortë (s'janë të qëlluar), sepse shpeshherë edhe ata vetë janë vetiakë, të pasigurt, ndonjëherë edhe agresivë.
Për lidhje të shkurtëra dashurie vijnë në konsiderim edhe "tokësorët": DEMAT, BRICJEPTË dhe - optimistët e të kthjelltit e fisnikët e Jupiterit: SHIGJETARËT; edhe ata mund të jenë dashnorë të mëdhenj për femrën-shkorpion.
Shumë nga shkoprionët (femra), për shkak të energjisë së madhe dhe pasionit - kërkojnë partnerë edhe tek shenja e DASHIT dhe LUANIT.
Thjesht: ata mund të kombinohen me GAFORREN; me PESHKUN - kombinim i mirë dhe i dobishëm; me BRICJAPIN - të krijuar për njëri-tjetrin; me DEMIN - jashtëzakonisht të lumtu; me ScKORPIONIN - bën; me të tjerët nuk janë harmonikë.
Apo: deri në moshën 30 vjeçare - partnerët më të mirë janë gaforret dhe peshqit (sehnja të ujit), sepse këta i durojnë dhe i kuptojnë; kurse pas kësaj periudhe, të përshtatshëm janë bricjeptë - filozofë dhe deri diku të qetë; dhe virgjëreshat - të ftohta dhe racionale (shenja të tokës)..