Shkencetaret jane duke konsideruar si nje mundesi armet e komanduara vetem me ane te mendjes njerezore.
Nje studim i kryer nga akademia kombetare e shkences se Britanise vleresoi mundesine e perfitimit te pajisjeve dhe taktikave ushtarake nga perparimi i teknologjise moderne, nje nga te cilat eshte lidhja e drejtperdrejte e mendjes se ushtarit me shenjestren ne fushe te betejes. “Meqenese truri i njeriut mund te perceptoje imazhet, si shenjestrat, me shpejte se objektivi ne fushe te betejes, nje sistem armatimi nervor, mund te jete nje avantazh teper i madh ne metodat e kontrollit per sa i perket shpejtesise dhe saktesise.” – Shkruhet ne raport.
Hulumtuesit thane se forcat e armatosura mund te shfrytezojne perparimin e shpejte te neuroshkences, per te permiresuar trajnimin e ushtareve, piloteve dhe personelit tjeter. Nje studim nga ‘Royal Society’, akademia kombetare e shkences se Britanise ka treguar mundesine e perfitimit te ushtrise nga neuroshkenca.