Presidenti i UEFA-s, Michel Platini ka kritikuar “banditët dhe hajdutët” në Ukrainë për shkak të rritjes marramendëse të çmimeve në prag të kampionatit të futbollit Euro 2012.
Duke folur nga Lvivi, një nga vendtakimet e kampionatit, Platini deklaroi se rritja e çmimeve të akomodimit e ka shqetësuar pa masë dhe u bëri thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë.
Ai shtoi se disa hotele nuk po respektojnë as kontratat e dhomave për të cilat është rënë dakord më parë. Si përgjigje, zëvendëskryeministri ukrainas premtoi ndërmarrjen e një aksioni.
Duke folur përkrah Platini, Borys Kolesnikov tha se do të marrë masat e duhura brenda 30 ditëve të ardhshme për të zgjidhur problemin.
“Është dëshpëruese të kesh bërë gjithë ato investime dhe pastaj t’u thuash njerëzve se s’mund të vijnë sepse atje ka banditë dhe hajdutë që duan të fitojnë para gjatë kampionatit”, u shpreh Platini.
“Ju nuk mund ta ndryshoni çmimin e një dhome nga 40 euro në 100 dhe më pas në 500, nga njëra ditë në tjetrën. Kjo nuk duhet të ndodhte”, shtoi presidenti i UEFA-s.
Zoti Platini ka përuruar hapjen e një terminali të ri në aeroportin e Lvivit gjatë ditës bashkë me presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovych.
Kampionati, evenimenti më i rëndësishëm për futbollin evropian, do të mbahet në qytetet ukrainase dhe polake dhe do të fillojë më 8 qershor.
tch