Grekët do t’u drejtohen kutive të votimit në datën 6 maj për të zgjedhur partinë apo koalicionin që do të qeverisë vendin me mandat të rregullt, duke i dhënë fund qeverisë së teknokratëve, misioni i së cilës ishte kapërcimi i krizës politiko-ekonomike në të cilën Athina u zhyt në muajt e fundit të 2011.
Kështu është njoftuar nga kryeministri aktual grek, Lukas Papadhimos në një mbledhje të kabinetit që udhëhoqi ditën e mërkurë në kryeqytetin grek.
Media shtetërore greke njofton se vendi është përfshirë tashmë nga ethet e zgjedhjeve të reja, të kërkuara me ngulm nga partitë politike. Këto zgjedhje do t’i japin fund qeverisë së formuar mes të majtëve të PASOK dhe të djathtës konservatore të Demokracisë së Re.
PASOK në zgjedhjet e 6 majit do të
udhëhiqet nga kreu i ri i tyre, Evangjelos Venizellos, i zgjedhur në këtë post në fillim të këtij muaji duke zëvendësuar ish-kryeministrin dhe ish-kreun e të majtëve, Jorgos Papandreu.
Ndërkohë, Demokracia e Re do të futet në garë me profilin e liderit Antonis Samaras, i njohur për qendrimet e ashpra kundër masave shtrënguese të qeverisë së Papandreut, për sa kohë ishte në opozitë me të.
Nga sondazhet e para një gjë është e sigurtë, asnjëra prej partive të spektrit politik grek nuk do të mund të sigurojë e vetme votat e nevojshme për të qeverisur vendin, ndaj pritet që pas 6 majit të dalë një qeveri koalicioni, për të mos dhënë koalicion me bazë të gjërë.
Tjetër risi e këtyre zgjedhjeve, po sipas sondazheve, pritet të jetë edhe rritja e influencës së forcave ekstremiste, të majta e të djathta, komunistët dhe ekstremistët e LAOS-it. Ekstremistët po fitojnë terren duke përfituar nga kriza ekonomike që ka përfshirë Greqinë dhe retorika e tyre e ashpër kundër masave shtrënguese mund të përkthehet në mandate në parlamentin e ardhshëm.
6 maji është hapi i parë. Qeverinë e re e presin mjaft sfida, si vazhdimi i reformave të nisura nga Papadhimos apo dhe ndërmarrja e masave të mëtejshme shtrënguese, nëse kjo do të kërkohet nga kreditorët ndërkombëtarë të Athinës.
TCH