Biznesi kundërshton me forcë ligjin e ri për akcizat, që e detyron atë të parapaguajë garanci prodhimin e pashitur në gjendje stok.
Luan Bregasi dhe Stefan Pinguli thonë se kjo është një masë e pakuptimtë, që rrënon industrinë vendase.
"Eshtë një kosto shumë e lartë e papërballueshme, përveçse bie edhe në kundërshtim me direktivën e Bashkimit Evropian, që përgjithësisht e aplikon garancinë vjetore vetëm për ndërmarrjet që rifillojnë rishtas punën, pra për ndërmarrjet e reja. Ndërsa për ndërmarrjet që janë në treg prej shumë vitesh, që kanë formuar staturën e tyre korrekte ndaj shtetit, nuk ka asnjë arsye që
't'u vihen pranga të tilla', siç është garancia vjetore akcizës", tha Bregasi, presidenti i "Business Albania".
"Për ne është absolutisht e paarsyeshme që të kërkojmë garancira të tilla, kur ne këto garanci i kemi sepse i kemi mjete të fiksuara në terren. Kemi fabrikat, ne kemi qenë shumë korrekt në pagesat e akcizave, përse kërkohet një garanci e tillë, këtë nuk e kuptojmë absolutisht", tha Pinguli, prodhues birre.
Por veç garancisë, qeveria po e detyron biznesin të parapaguajë edhe akcizën ende pa e shitur prodhimin.
"Parapagimi i akcizës siç vetëkuptohet, është një peshë jashtëzakonisht e madhe në kuptimin financiar tonin. Tani jemi të detyruar të marrim fonde për të blerë akcizën përpara se ajo të shitet", thotë Pinguli.
"Nuk është mirë që biznesi të kritikojë shtetin, përkundrazi shteti duhet të gjejë mënyrat më të mira për ta lehtësuar biznesin", tha Bregasi.
Ndërsa Enea Janko, një njohës i mirë i industrive prodhuese në fushën e pijeve alkoolike thotë, se këto masa do të vendosin biznesin që paguan akcizë, përpara një vështirësie të madhe financiare, sepse dihet që tashmë jemi edhe në kohë krize, ku fuqia blerëse ka rënë jashtëzakonisht.
Janko thotë se ndryshimet e shpeshta dhe jotransparente të taksave, përveçse kanë rritur kostot po krijojnë edhe pasiguri tek biznesi.
"Në fillim u bë ligji për kontratën koncensionare, pastaj u bë udhëzimi, tani futet një draft ligjor, ndërkohë që të gjitha nenet e draftit të ligjit parashikojnë që është vendimi i Këshillit të Ministrave, është udhëzimi i Ministrise së Financave, është udhëzimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, pra janë akte nënligjore që do të përcaktojnë procedurat e detajuara për funksionimin e këtij ligji dhe ndërkohë që ligji miratohet, këto akte nënligjore nuk janë hedhur akoma për diskutim", tha Janko.
Ligji i ri për Akcizën duket se imponohet nga një vendim i pak kohëve më parë, kur qeveria transferoi me ligj monopolin e pullave fiskale tek një kompani private, që menaxhon tashmë një treg prej 30-40 milionë euro në vit, para që më parë shkonin në arkën e buxhetit.
TCH