Tetë peshkatarë nga Malësia e Madhe janë arrestuar nga policia kufitare e Malit të Zi. Ata ishin duke peshkuar rreth 150 metra në thellësi të ujërave malazeze, në vendin e quajtur Syri i Sheganit, në afërsi të Hanit të Hotit.
Të arrestuarit janë të moshës nga 16 deri në 24 vjeç dhe një person i moshës 53 vjeç, që të gjithë nga Bajza.
Policia malazeze në njoftimin e saj sqaron se ata janë arrestuar në territorin malazez dhe ka konfiskuar katër varka peshkimi me motorë dhe një sasi të konsiderueshme rrjetash peshkimi.
Ndalimi është bërë për shkak se nga 1 prilli në Malin e Zi ndalohet gjuetia sepse është sezoni i shumimit, ndërsa peshkatarët shqiptarë hyjnë në ujërat malazeze sepse janë më të pasura me peshk.
Kufiri mes dy vendeve nuk është i përcaktuar me bova dhe peshkatarët kalojnë shpesh kufirin, duke rrezikuar të gjobiten nga pala malazeze.
Ndërkohë, për këtë rast autoritetet shqiptare janë njoftuar vetëm nga banorët e zonës që kanë mësuar ndalimin e të afërmve të tyre.
TCH