Forumi Kuq E Zi
Lumturia...... Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Lumturia...... Regjis10

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Lumturia...... Empty Lumturia...... 11/4/2012, 18:33

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
Do të filloj shtjellimin tim mbi lumturinë nga dy pikat e para etike që përballen me rrugën e kërkimit të haresë e të fatlumsisë. Nëse themi se për të qenë i lumtur duhet kaluar nëpër fazën e shëndrrimit të shpresave pa asnjë kusht në qëllim përfundimtar duke mos patur kujdesin për pasojat, atëherë përballemi me dy probleme, si që thashë etike mjaftë të diskutueshme : në rradhë të parë, do të përmend rrenën dhe menjëherë Kantin i cili flet për një të them të drejtë për të rrejtur. (Sikur njerëz me qëllime të errëta ngasin një tjetër dhe trokasin në derën time e pyesin për të, duhet të tregoj se ai mëshifet tek unë ose jo? Nëse tregoj, e vë në rrezik jetën e një të pafajshmi, unë jamë një i pamëshirshëm… dhe a do të jem i lumtur? Në raste të ngjajshme, mendoj se rrena ia vlen para pasojave.

Çështja e dytë është e lidhur kryekëput me disa teori fetare shpesh jo mirë të sqaruara nga një numër teologësh kur thonë se duhet punuar për botën e amshuar, se për atje duhet ta kërkojmë e fitojmë lumturinë. Ngarkimi etik qëndron në punën e njeriut për të qenë i lumtur edhe në këtë jetë dhe për të ju sjellë një lumturi familjes. Por nëse duhet punuar për të fituar jetën tjetër, atherë krejt mundi për të fituar e jetuar në hare shëndrohet në turbullirë, zhgënjim tokësor dhe katrahurë etike.

Sa i përket fesë islame, ky qëndrim është tepër i vjetëruar dhe nuk qëndron më aspak slogani i thjeshtë dhe tepër në kundërshtim më fenë : « Punoni për ahiret ». Teologët e rinj shumë mirë sqaruan dhe sqarojnë se puna është detyrë e çdonjërit si për fitim e gjallërim korekt në këtë botë, poashtu edhe për në botën e pafund. Lumturia arrihet shum vështirë me barkun e uritur. Dhe të shtoj se me bark të uritur, me familje të uritur, nuk shkohet në asnjë faltore e sidomos për të kërkuar lumturinë e pas vdekjes, andaj, duhet njeriu të mënjanoj nga mendja etikën se puna është e dedikuar për « atë botë » Kjo lloj etike shoqërore duhet ngritur rrënjësisht për t’ ia lëshuar vendin punës si mjet për të arritur begatinë materiale tani e kështu, të krijohet një rrugë e sado e vogël për lumturi dhe njëherit, një rrugë poashtu e vogël, për lumturinë e amshueshme.

2Lumturia...... Empty Re: Lumturia...... 11/4/2012, 18:33

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
A është lumturia permanente apo e tashpërtashme?

Tani kur themi se lumturia është diçka që na mungon, ç’ndodh kur e kemi atë që na mungonte e na bënte jo të lumtur? Atë që nuk e patëm tani e kemi dhe tanimë lumturia që kërkonim e posedojmë, nuk na mungon por nuk jemi akoma plotësisht të lumtur se në të njëjtin moment paraqitet dëshira për diçka tjetër që tani ia ndiejmë mungesën. Gjithënjë themi : » Ah sikur…. », « Sa i lumtur do të isha… » çdo herë zbulojmë se aty nuk është akoma ajo lumturi që dëshironim dhe, nisje nga fillimi. Nga kjo si përfundim nxjerim se Lumturia është dëshirë pozitive dhe meriton të dëshirohet. Ja se si e spjegon Schopenhaueri këtë : « Jeta luhatet si lavjerësi, nga e majta në të djathtë, mes vuajtjes dhe kokëçarjes .»

Lumturia është gjithashtu një diçka që e dëshirojmë për çdo herë. Shtrohet pyetja tani , si e tillë a është e qëndrueshme në kohëzgjatje apo e tanipërtanishme? Pasiqë e dëshirojmë përgjithëmonë, do të ndaj gjërat – përjetimet që kanë vlera të gjata kohore si besnikëria, martesa, puna që duam dhe që është stabile, mirëqenia shëndetësore e familjes e sidomos të më të afërmit. Me një fjalë, siguria e shumanëshme e permanente krijon gjendje qetësije dhe pushim shpirtëror, që mundëson fushë të gjërë të plotësimit të kënaqsive kohëshkurta dhe kështu ndërtohen kushtet primare për një jetë të mbushur me lumtur i që i jep asaj ndjenjën e vlerës së konstante.

Nëse themi se lumturia është qëllimi më i dëshiruar i njeriut për sot dhe për mot, pra, për këtë jetë dhe për jetën në botën e amshuar, atëherë konstatojmë se njeriu pa përjashtim, dëshiron lumturinë dhe në brendi të tij shëndrohet në të uritur të përjetshëm, së paku në psiqikën e tij dhe gjithmonë shpreson të prekë fatlumsinë që aq shum i mungon. Në këtë vrap, do të kaplojmë edhe dëshirën dhe detyrën morale për ti bërë edhe të tjerët të lumtur. Nënkuptohet, kjo dëshirë dallon nga cilësia e subjektit dhe nga shkalla e ndjenjës së dashurisë për tjetrin. Kur dikend e duam më tepër , jemi në gjendje të bëjmë çmos për ta bër të lumtur dhe kështu e bëjmë të lumtur edhe vetvehten…

Lumturia pjesë e imagjinatës reale dhe dëshirë e mirëqenies psikofizike.

Trajtuam disa nga kushtet të karakterit më tepër fizik, moral dhe etik të lumturisë. Të them tani se ajo është në masë të madhe pjesë e imagjinatës së njeriut. Ajo është koshiencë e njeriut që hulumton, që kërkon, të mirën dhe poqese arrijmë në një çiltësi psiqike, imagjinata e ynë nuk do të na luaj dredhi, së paku nuk do të na dredhoj shpesh që do të thot se për të qenë i lumtur nevojitet një imagjinatë e shëndoshë se ajo është sunduesja e tmerreve dhe fatlumsive në psiqikën e njeriut. Dhe si përfundim do të them se krejt çka të bëjmë në jetë anon nga një qëllim i qartë që e quajmë lumturi. Dëshirë, kënaqsi dhe plotësim nevojash pa dallim. Kam kujdesin të përmend se lumturia është kuptim abstarakt dhe personal por që në vehte përbën një mori vlerash madhore nga të cilat shërbehemi për të krijuar mirësinë tanë. Nisem nga shëndeti, familja, dashuria, miqët, puna, fitimi, siguria, mirënjohja. Pra çdo përparsi qoftë materiale, shoqërore e shpirtërore, ka rolin e vet të rëndësishëm në ndërtimin e lumturisë.

3Lumturia...... Empty Re: Lumturia...... 11/4/2012, 18:34

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
Lumturia ? Kush e mendondon jeton më pak ..Studimet tregojnë se njerëzit që kanë një qëllim në jetën e tyre, kur të plaken kanë një shëndet më të mirë, por edhe jetojnë më gjatë sesa njerëzit që përqendrohen në arritjen e lumturisë Ideja e lumturisë është kuptuar gabimisht, prandaj njerëzit nuk do të duhej që ta kuptojnë atë si qëllim të jetës, por si rezultat të saj, thonë shkencëtarët australianë. Njerëzit zakonisht mendojnë se lumturia është ndjenja e kënaqësisë apo ndjenjat pozitive, të cilat në fakt janë më pak të rëndësishme sesa ndjenja e mirëqenies që vjen kur të kyçemi në aktivitete të qëllimshme.

Studimet më të reja tregojnë se njerëzit që kanë një qëllim në jetë, kur të plaken kanë një shëndet më të mirë mendor, bile jetojnë edhe më gjatë sesa ata që përqendrohen në arritjen e lumturisë me çdo kusht. Në disa raste, njerëzit që përqendrohen tepër në arritjen e lumturisë, në fakt janë më pak të lumtur, thonë shkencëtarët. Kënaqësia që vjen pas një shujte të mirë, pas një filmi argëtues, apo pas ndonjë ndeshjeje të rëndësishme sportive, shpesh është afatshkurtër.

Rritja e fëmijëve, puna vullnetare, apo mësimi, sjellin një kënaqësi më të vogël për momentin, por në fund rezultojnë me një ndjenjë të përmbushjes dhe realizimit, gjë që mund të ketë rëndësi të madhe në aspektin afatgjatë. Dy lloje të mirëqenies, sikur që është hedonizmi dhe lumturia e bashkësisë nuk është e thënë që të jenë në kundërshtim njëra me tjetrën.

Njerëzit që tentojnë të bëjnë një jetë të qëllimshme, apo bëjnë mirë punën e tyre, do të duhej të ishin të lumtur. Por, zakonisht njerëzit kërkojnë ndonjë shpërblim, sikur që janë paratë, apo statusi shoqëror, prandaj edhe nuk ndihen të lumtur – thotë psikologu Richard Ryan.

4Lumturia...... Empty Re: Lumturia...... 19/1/2013, 20:50

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Lumturia është një ndjenjë ose gjendje kënaqësie, gëzimi i madh që përjetohet nga njeriu.
Njeriu që nga krijimi i tij kërkon këtë gjendje mirëqenie. Lumturia është ajo tërësi ndjenjash e emocionesh të trupit dhe mendjes që krijojnë mirëqenie dhe gëzim në një çast pak a shumë të gjatë në jetën tonë.Lumturia në filozofi
Disa filozofë parashtrojnë çashtjen morale të lumturisë dhe e identifikojnë me kënaqësitë. Ata e arsyetojnë këtë me argumentin se lumturia është dhënie përparsi trupit mbi shpirtëroren. Edhe në këtë pikë them se lëmshi ngatërrohet pa u munduar sa duhet të gjinden justifikime për të thënat dhe bindjet e tilla të moralistëve. Çka mund t’i dëshirojmë më të mirë njeriut, pra vehtes dhe të tjerëve përveçse lumturi ? Ajo do të jëtë pjesë e trupit dhe e shpirtit. Do të nisemi nga shëndeti fizik që do të them se është parakusht (në pjesën më të madhe ) i mundësive për lumturi. Vallë mungesat shëndetësore personale dhe ata të rrethit si familja e më gjëre nuk janë zanafillë e mjerimit ? Shëndeti i mirë dhe mundësitë e kënaqsive trupore, krijojnë bazat e para për lumturi. Mjafton një përmirsim i lehtë i gjendjes fizike që i sëmuri të ndjehet i lumtur...; një fitim i vogël që mundëson ushqimin e vehtes e familjes shëndron brengën në hare. Lypësi më i mjerë është fatlum kur dikush ia zgjat dorën se me këtë krijon kushte për mbarëvajte fizike dhe vetëm kjo ndjenjë i shkakton gëzim.
Përkundrazi mendimeve të moralistëve, them se lumturia duhet të jetë detyrë morale e çdokuj së pari ndaj vetvetes pasiqë ajo nxit njeriun në përparim dhe pastron shpirtin e trupin nga vuajtjet shkatëruese që dëmtojnë në një masë të madhe njerin. Pra, duhet kërkuar lumturinë në çdo hap se ajo është diçka që mungon e njeriu kërkon një të mirë që që s'e ka në posedim. Lënia pas dore, neglizhimi dhe mosangazhimi , si që thot një fjalë popullore, « për ditë më të mira », krijon shprazëtirë dhe mjerime të rënda shpirtërore. Kur themi se kërkojmë lumturinë, këtë e bëjmë jo vetëm se ajo mungon por nga se edhe e dëshirojmë atë. Pascal-i thot se çdo kush shpreson të gjej lumturinë, nënkuptuar këtu edhe atë që nis të varret. Përmend këtu këtë filozof se çdo kush ik nga vuajtja, nga trazira, nga fatkeqsia dhe kjo ikje ç’është ? Nuk është kërkim i lumturisë. Kjo pohon edhe njëherë atë që thash më lartë se kërkimi i lumturisë është obligim moral dhe asesi nuk bie në kundërshtim me të. Gabimi pra qëndron në përzierjen e dëshirës më të lartë për lumturi me shumën e kënaqsivë pa dallim. Këtu edhe Kanti shum i përmendur sikur ngatërron lëmshin nëpër çekrekun e vet moralizues. Një vështrim pyetës mbi çështjen mjafton të ndajmë shapin nga sheqeri. Lumturia nuk është e nuk mund të jetë thjeshtësim i kënaqsisë e as shpëtim i plotë nga vuajtja. Të dyjat ecin rrugës së tyre të pafund. Kur ndihemi fatmjerë e të paaftë nuk shkaktojmë vdekjen tonë. Nëse e bëjmë atë, e bëjmë për ideale të ndryshme se kërkojmë një pavdekshmëri nëpërmjet një akti. (Në botëkuptimet e mia ky akt nuk ka asnjë vlerë, prekundrazi ai është dobësi dhe mungesë force e qëndrueshmërie. Religjionet gjithashtu nuk e parapëlqejnë vetvrasjen kurse islami e ndalon rreptësisht). Përmëtepër, nuk mund te themi në asnjë mënyrë se objektet (pasuritë) e ndryshme nuk ndikojnë në krijimin e ndjenjës së kënaqsisë dhe satisfakcionit vetanak e më gjërë. Nëse fuqia e rezonimit aktif është e aftë të vendos dhe veproj drejt mirësisë, atherë nuk egziston gjë tjetër vetëmse një lëvizje drejtë krenarisë dhe kënaqje shpirtërore. Vet moralisti që arrin të mposhtë një deshirë drejtë një kënaqsie, është një kënaqsi e lumturi për të. Mundimi dhe tentativat e sportistit për të arritur i pari është krenari, vendi i fundit i sjell jokënaqsi dhe poqese forca e brendshme mungon sjelle edhe ndjenjët e devalorizimit që nuk kapet për asnjë lloj morali as fetar e as « moralist ». Arrijtja e lumturisë, si që përmenda më parë, në vehte përmban shpesh dhimbje dhe sakrifica të panumërta. Vlen të përmenden ushtrimet e gjata dhe të mundimshme të sportistëve e sidomos, unë ndjej një krenari të përmend kohëzgjatjen e shtatzanisë kur nëna e ardhshme është më se e lumtur duke qenë plotësisht koshiente për dhimbjet e lindjes… Krenaria e lehonës është lumturi e pashoqe. Vlerësoj se kalimi nëpër kënaqsi fizike, kalimi nëpër dhimbje, nëpër begati objektesh..., nuk duhet të jetë asesi pengesë morale për të arritur lumturinë. Vet moralistët arrin lumturinë e tyre duke nënçmuar vlerat e tjetrit gjë është është amorale në vetvehte. Arritja e umturisë është në vend të parë çështje dëshire dhe rezonimi i pastër i çdonjërit dhe ai duhet të arrihet ashtu si e shef personi. Këtu do të konsiderojmë element më të rëdësishëm etikën shoqërore dhe jo lloje të pavlefshme të një pseudomorali. Etika që duhet patjetër përmbajtur është respektimi i lumturisë së tjetrit dhe moscënimi i të drejtës së tjetrit për lumturi. Krijimi dhe ndihmesa për të krijuar njerëz të lumtur është lumturi më e madhe që mund të dëshirohet, e pra kjo është moral dhe etikë e pakontestueshme në rrugën e lumturisë.
[redakto]Lumturia në psikologji
Tani kur themi se lumturia është diçka që na mungon, ç’ndodh kur e kemi atë që na mungonte e na bënte jo të lumtur? Atë që nuk e patëm tani e kemi dhe tanimë lumturia që kërkonim e posedojmë, nuk na mungon por nuk jemi akoma plotësisht të lumtur se në të njëjtin moment paraqitet dëshira për diçka tjetër që tani ia ndiejmë mungesën. Gjithënjë themi : » Ah sikur…. », « Sa i lumtur do të isha… » çdo herë zbulojmë se aty nuk është akoma ajo lumturi që dëshironim dhe, nisje nga fillimi. Nga kjo si përfundim nxjerim se Lumturia është dëshirë pozitive dhe meriton të dëshirohet. Ja se si e spjegon Schopenhaueri këtë : « Jeta luhatet si lavjerësi, nga e majta në të djathtë, mes vuajtjes dhe kokëçarjes .»
Lumturia është gjithashtu një diçka që e dëshirojmë për çdo herë. Shtrohet pyetja tani , si e tillë a është e qëndrueshme në kohëzgjatje apo e tanipërtanishme? Pasiqë e dëshirojmë përgjithëmonë, do të ndaj gjërat – përjetimet që kanë vlera të gjata kohore si besnikëria, martesa, puna që duam dhe që është stabile, mirëqenia shëndetësore e familjes e sidomos të më të afërmit. Me një fjalë, siguria e shumanëshme e permanente krijon gjendje qetësije dhe pushim shpirtëror, që mundëson fushë të gjërë të plotësimit të kënaqsive kohëshkurta dhe kështu ndërtohen kushtet primare për një jetë të mbushur me lumtur i që i jep asaj ndjenjën e vlerës së konstante.
Nëse themi se lumturia është qëllimi më i dëshiruar i njeriut për sot dhe për mot, pra, për këtë jetë dhe për jetën në botën e amshuar, atëherë konstatojmë se njeriu pa përjashtim, dëshiron lumturinë dhe në brendi të tij shëndrohet në të uritur të përjetshëm, së paku në psiqikën e tij dhe gjithmonë shpreson të prekë fatlumsinë që aq shum i mungon. Në këtë vrap, do të kaplojmë edhe dëshirën dhe detyrën morale për ti bërë edhe të tjerët të lumtur. Nënkuptohet, kjo dëshirë dallon nga cilësia e subjektit dhe nga shkalla e ndjenjës së dashurisë për tjetrin. Kur dikend e duam më tepër , jemi në gjendje të bëjmë çmos për ta bër të lumtur dhe kështu e bëjmë të lumtur edhe vetvehten…
Trajtuam disa nga kushtet të karakterit më tepër fizik, moral dhe etik të lumturisë. Të them tani se ajo është në masë të madhe pjesë e imagjinatës së njeriut. Ajo është koshiencë e njeriut që hulumton, që kërkon, të mirën dhe poqese arrijmë në një çiltësi psiqike, imagjinata e ynë nuk do të na luaj dredhi, së paku nuk do të na dredhoj shpesh që do të thot se për të qenë i lumtur nevojitet një imagjinatë e shëndoshë se ajo është sunduesja e tmerreve dhe fatlumsive në psiqikën e njeriut. Dhe si përfundim do të them se krejt çka të bëjmë në jetë anon nga një qëllim i qartë që e quajmë lumturi. Dëshirë, kënaqsi dhe plotësim nevojash pa dallim. Kam kujdesin të përmend se lumturia është kuptim abstarakt dhe personal por që në vehte përbën një mori vlerash madhore nga të cilat shërbehemi për të krijuar mirësinë tanë. Nisem nga shëndeti, familja, dashuria, miqët, puna, fitimi, siguria, mirënjohja. Pra çdo përparsi qoftë materiale, shoqërore e shpirtërore, ka rolin e vet të rëndësishëm në ndërtimin e lumturisë.Lumturia në fe
Shpesh jo mirë të sqaruara nga një numër teologësh kur thonë se duhet punuar për botën e amshuar, se për atje duhet ta kërkojmë e fitojmë lumturinë. Ngarkimi etik qëndron në punën e njeriut për të qenë i lumtur edhe në këtë jetë dhe për të ju sjellë një lumturi familjes. Por nëse duhet punuar për të fituar jetën tjetër, atherë krejt mundi për të fituar e jetuar në hare shëndrohet në turbullirë, zhgënjim tokësor dhe katrahurë etike.
Sa i përket fesë islame, ky qëndrim është tepër i vjetëruar dhe nuk qëndron më aspak slogani i thjeshtë dhe tepër në kundërshtim më fenë : « Punoni për ahiret ». Teologët e rinj shumë mirë sqaruan dhe sqarojnë se puna është detyrë e çdonjërit si për fitim e gjallërim korekt në këtë botë, poashtu edhe për në botën e pafund. Lumturia arrihet shum vështirë me barkun e uritur. Dhe të shtoj se me bark të uritur, me familje të uritur, nuk shkohet në asnjë faltore e sidomos për të kërkuar lumturinë e pas vdekjes, andaj, duhet njeriu të mënjanoj nga mendja etikën se puna është e dedikuar për « atë botë » Kjo lloj etike shoqërore duhet ngritur rrënjësisht për t’ ia lëshuar vendin punës si mjet për të arritur begatinë materiale tani e kështu, të krijohet një rrugë e sado e vogël për lumturi dhe njëherit, një rrugë poashtu e vogël, për lumturinë e amshueshme.

Sponsored content

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons