Forumi Kuq E Zi
Lumturia Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Lumturia Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Lumturia Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Lumturia Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Lumturia Empty Lumturia 5/11/2011, 20:04

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Lumturia Lumtur10
Lumturia është një ndjenjë ose gjendje kënaqësie, gëzimi i madh që përjetohet nga njeriu.

Njeriu që nga krijimi i tij kërkon këtë gjendje mirëqenie. Lumturia është ajo tërësi ndjenjash e emocionesh të trupit dhe mendjes që krijojnë mirëqenie dhe gëzim në një çast pak a shumë të gjatë në jetën tonë.

Rezervoari i lumturise

Krishna - Ky zë është transcendental.

Krishna domethënë kënaqësia më e madhe. Të gjithë ne, sikur qenje të gjalla, kërkojmë kënaqësi. Por, për fat të keqë nuk dimë se si,sa më përsoshmërisht ta kërkojmë atë.

Me konceptin materialist të jetës frustrohemi në çdo hap përderisa i kënaqim dëshirat tona, sepse nuk kemi dituri për nivelin e vërtetë, në të cilin mund të kemi kënaqësi të mirëfilltë.

Nga shkrimet e shenjta " Veda-t" javëve të fundit kemi mësuar se ne nuk jemi ky trupi; por vetëdija. Në të vërtetë jo plotësisht vetëdija, sepse vetëdija është simptom i personalitetit tonë të vërtetë shpirtit të pastër i cili tani është i vendosur në këtë trup material.

Shkenca moderne materialiste nuk e thekson këtë; prandaj shkencëtarët nganjëherë janë të hutuar në kuptimin e tyre mbi shpirtin. Mirëpo, shpirti është i pranishëm dhe çdokush mund ta njohë atë nëpërmes të vetëdijes.

Çdo fëmijë mund të kuptoj se vetëdija është simptom i shpirtit.
E tërë procedura të cilën sprovojmë ta mësojmë nga Bhagavad-gita (këngët e Perëndisë) bazohet në njohjen e së vërtetës që nuk jemi ky trup i vrazhdë material.

Poqëse do të vepronim në nivel të tillë të vetëdijes ne nuk do të binim përsëri në konceptin trupor; dhe po të vazhdonim të vepronim në nivel të tillë të vetëdijes, atëherë, në mbarim të kohëzgjatjes së këti trupi material, do të jemi të liruar nga ndyrësira e materjes.

Jeta jonë shpirtërore do të ringjallet, dhe rezultati përfundimtar do të jetë se pasi që ta lëshojmë këtë trup material, ne do të kemi jetë të plotë e të amshuar shpirtërore, në botën tjetër që pason. Shpirti siç e dimë tashmë, është i amshueshëm.

Pasi që të asgjësohet ky trup, vetëdija nuk është e asgjësuar. Ajo është e bartur në lloj tjetër të trupit dhe sërish na bën të vetëdijshëm për konceptin material të jetës. Kjo është gjithashtu e përshkruar në Bhagavad-gitë.

Në çastet e vdekjes, nëse vetëdija jonë është e pastër mund të jemi të sigurtë se jeta jonë e ardhshme nuk do të jetë materiale por shpirtërore. Mirëpo, nëse vetëdija jonë nuk është e kthjellët në momentin e vdekjes, atëherë pas lëshimit të këti trupi duhet të pranojmë trup tjetër material. Ky është proces që vazhdon. Ky është ligj i natyrës.

Tani kemi trup jetëshkurtër. Trupin të cilin e vërejmë është i vrazhdë. Ai është mu sikur këmisha, e palltoja: Nën pallto gjendet këmisha, ndërsa nën këmishë gjendet trupi.

Ngjashëm me këtë, shpirti i pastër është i mbuluar me këmishë e pallto. Veshëmbathja është mendja, inteligjenca, dhe egoja e rrejshme.

Egoja e rrejshme domethënë kuptim i gabuar se unë jam materja,produkt i botës materiale. Ky parafytyrim i gabuar njeriun e bën të kufizuar. P.sh, njeriu i lindur në Indi mendon se është indus.

Njeriu i lindur në Amerikë mendon se është amerikan. Mirëpo unë jam vërtet shpirt i pastër. Të gjitha tjerat janë vetëm emërtime; amerikan apo indus, gjerman ose anglez; qen apo mace, bletë ose lakuriq, mashkull apo femër.

Në vetëdijen shpirtërore jemi të liruar nga emërtimet e tilla. Kjo liri mund të arrihet atëherë kur jemi në kontakt të vazhdueshëm me shpirtin suprem, Zotin Krishnën.

Shoqëria e vetëdijes për Krishnën thënë thjeshtë, ka për qëllim që të na mbajë ne kontakt të përhershëm me Krishnën. Krishna mund të jetë gjithnjë në shoqëri me ne sepse është i plotfuqishëm.

Për këtë arsye, Ai mund të jetë plotësisht në kontakt me ne me anë të fjalëve të Tij. Fjalët e Tij nuk ndryshojnë nga vetë Ai. Kjo është plotfuqi. Plotfuqi domethënë se gjithëçka që ka lidhëshmëri me Te, posedon fuqi te njëjtë.

P.sh, këtu në botën materiale, nëse kemi etje dhe dëshirojmë të pimë ujë, përsëritja e njëtrajtshme: " Ujë, ujë, ujë, ujë " , nuk do ta shuaj etjen tonë, sepse kjo fjalë nuk ka fuqi të njëjtë sikurse vetë uji.

Na nevojitet uji i vërtetë dhe atëherë etja jonë do të shuhet. Por në botën (transcendentale) absolute, nuk ka dallime të tilla, emri Krishna, veçorite e Tija, fjalët e Tij - të gjitha janë Krishna dhe japin kënaqësi të njëjtë. Ca njerëz thonë se Arjuna biseda me Krishnën sepse Ai ishte prezent para tij, deri sa në rastin tim Krishna nuk është prezent. Prandaj, si mund të marr udhëzime?

Por kjo s`është ashtu. Krishna është i pranishëm në fjalët e Tija në Bhagavad-gitë. Në Indi kur flasim për Bhagavad-gitën apo Srimad Bhagavatamin, rregulisht u shprehim admirim këtyre shkrimeve të shenjta; me lule apo gjëra tjera të nevojshëme për adhurim.

Në religjionin e Sikhëve edhe pse nuk kanë asnjë lloj të murtij-ve, ata e adhurojnë librin Granthasahib. Ndoshta ndokush nga ju lexues të nderuar është i informuar për këtë bashkësi Sikhe.

Ata e adhurojnë Granthën. Kështu dhe muslimanët e adhurojmë Kur`anin, ndërsa krishterët Biblën. është e vërtetë se Zoti Jezu Krishti është i pranishem me fjalët e Tij. Po kështu dhe Perëndia Krishna është i pranishëm me fjalët e Tij.

Personalitetet e tillë qoftë Perëndia apo biri i Tij, të cilët vijnë nga bota shpirtërore, transcendentale, i përmbajnë vetitë e tyre hyjnore duke qenë të liruar nga ndyrësira e botës materiale. Kjo është plotfuqia e tyre. Ne e kemi shprehi të themi se Perëndia është i plotfuqishëm .

I plotfuqishëm domethënë se Ai nuk dallonë nga emëri i Tij , veçoritë e Tij, argëtimet dhe udhëzimet e Tij. Pranadaj biseda për Bhagavad-gitën është po aq e vlefshme sikur dhe biseda me vetë Krishnën.

Krishna gjendet në zemrën tuaj dhe në timen. Isvarah sarva-bhutanam hrd-dese 'rjuna tisthati [Bg.18.61]. Perëndia ndodhet në zemër të të gjithëve. Perëndia nuk është larg nesh.

Ai është i pranishëm. Ai është aq miqësor sa që mbetet me ne edhe në lindjet tona të sërishme. Mirëpo, Ai pretë ta shohë momentin se kurrë do t'i drejtohemi , Ai është aq i mëshirshëm sa që kurrë nuk na harron edhe pse ne Atë mund ta harrojmë.

Nëse i biri e harron të atin, i atin kurrë nuk e harron të birin. Po kështu, Perëndia - i ati suprem i të gjithëve, kurrë nuk do të na braktisë. Ne mund të kemi forma trupore të ndryshme, mirëpo ato janë vetëm palltot dhe këmishat tona. E tërë kjo nuk ka asgjë të përbashkët me personalitetin tonë të vërtetë.

Personaliteti ynë i vërtetë është shpirti i pastër dhe ky shpirt i pastër paraqet grimcë e pjesëz përbërëse të Perëndisë. Ekzistojnë 8,400,000 lloje të jetës. Biologët dhe antropologët nuk mund te të na thonë saktesisht se sa lloje të gjallesave jetësore kemi, por nga shkrimet e shenjta autoritative i pranojmë këto të dhëna.

Ekzistojnë 400,000 llojë të krijesave njerëzore ndërsa 8000,000 janë lloje tjera. Mirëpo Krishna Personaliteti Suprem i Perëndisë thotë se të gjithë : kafshët, njerëzit, gjysmëzotërat dhe zotërat të cilët e kontrollojn këtë botë materiale si dhe gjithë gjallesat e tjera janë bijtë e Tij.

I ati e jepë farën ndërsa e ëma e pranonë atë. Trupi atëherë merr formë sipas trupit të së ëmës. Dhe kur trupi është plotësisht i formuar, ai lirohet - qoftë nga macja, qeni, apo njeriu. Ky është proces i lindjes.

I ati e jep farën dhe ajo bashkohet me dy lloje tajimesh në mitren e s'ëmës; natën e parë trupi shndërrohet në formë të kokrrës së bizeles. Pastaj, ai gradualisht zhvillohet. Zhvillohen nëntë zgavra : dy veshë, dy sy, zgavra e hundës, goja, kërthiza, penisi dhe anusi.

Sipas karmës së tij te fundit (ligjit të veprimit dhe të kundërveprimit), personi pranon trup që të kënaqet apo të vuajë. Ky është proces i lindjes dhe i vdekjes.

Dhe pasi që te shuhet kjo jetë, trupi përsëri vdesë ndërsa shpirti është i detyruar që të hyjë në mitër të një nëne tjetër. Atëbotë krijohet nje lloj tjetër i trupit. Procesi i tillë quhet reinkarnim.

Duhet të jemi shumë të zellshëm sa i përket mundësisë që ta ndërpresim procesin e lindjes dhe të vdekjes së sërishme si dhe të ndërrimit të trupit. Ky është privilegji i krijesës njerëzore.

Procesin e vazhdueshëm transformues të lindjes dhe të vdekjes mund ta ndalim. Dhe sërish të fitojmë formën e vërtetë shpirtërore, përplotë lumturi, bekim, dituri dhe përjetshmëri. Ky është caku i evolucionit. Rasti i tillë nuk guxon të humbet. I tërë procesi i lirimit nga prangat e botës materiale fillon po kështu siç filluam ne me këndim dhe dëgjim.

Dua të theksoj se ky proces i këndimit dhe intonimit të emrave të Perëndisë (Hare Krishna Hare Krishna, Krishna Krishna Hare Hare, Hare Rama Hare Rama, Rama Rama Hare Hare) dhe dëgjimi i shkrimeve të shenjta Bhagavad-gitës është po aq i vlefshëm sikur dhe shoqërimi trupor me Krishnën.

E tërë kjo është e cekur në Bhagavad-gitë. Ky proces i këndimit quhet kirtan. Madje edhe nëse ndokush nuk e kupton gjuhën, prapë se prapë vetëm duke dëgjuar ai do të fitojë diçka hyjnore.

Mirëqenja, të cilën e fitojmë në këtë rast, do ta drejtojë njeriun në jetën shpirtërore, edhe pse ai nuk i kupton të tëra këto - sepse ky proces është aq i fuqishëm.

Ekzistojnë dy shkrime të cilat i përkasin Krishnës.

I pari është Bhagavad-gita të cilin personalisht e shqiptoi Perëndia Krishna.

Ndërsa shkrimi i dytë është Shrimad Bhagavatami. Ai flet për Krishnën.

Edhe pse ekzistojnë dy lloje të Krishna kathave (bisedave për Krishnën) që të dyjat janë një lloj të fuqishme, sepse janë të lidhura me Krishnën.
Pasi që Bhagavad-gita është e shqiptuar në fushëbetejën e Kuruksetrës ca njerëz pyesin ç'kemi ne me atë fushëbetejë? Ne perpiqemi te zëmë dije nga domeni shpirtëror.

Dhe pse do ta çanim kokën me atë fushëbetejë? Pasi që Krishna ishte i pranishëm në këtë fushëbetejë e tërë fushabeteja është e spiritualizuar.

Mu sikur metali që bëhet i elektrizuar kur nëpër të kalon rryma elektrike, pokështu, kur Krishna është i interesuar për ndonjë gjë, ajo gjë pastaj bëhet e spiritualizuar. Përndryshe nuk do të kishte nevojë që të flasim për fushëbetejën e Kuruksetrës. Kjo është pra, plotfuqi e Tij.

Kjo plotfuqi është e përshkruar edhe në Shrimad Bha1gavatam. Ekzistojnë shumë Krishna katha. Letërsia e Vedave është përplot me to. Veda domethënë se ato janë Krishna katha.

Shkrimet e shenjta, duke i përfshirë këtu edhe Veda-t, mund të na duken sikur të ndryshme njëra nga tjetra, por në të vërtetë të gjitha ato janë Krishna katha1 (biseda për Perëndian).

Nëse, thjesht, i dëgjojmë bisedat e tilla për Krishnën, çka do të jetë rezultati i tërë kësaj? Pasi që biseda e tillë paraqet vibracion të pastër transcendental, rezultati i dëgjimit do të jetë vetëdija shpirtërore.

Për shkak të ndotjeve tonë materiale, gjatë shumë e shumë lindjesh kemi mbledhur gjëra të shumta, të padëshirueshme brenda zemrës sonë. E tërë kjo ndodhë gjatë lindjeve të shumta - jo vetëm në këtë të pranishëme por edhe në ato të kaluarat.

Kur e hulumtojmë zemrën tonë përmes Krishna katha1-ve, atëherë ndyrësirat të cilat i mblodhëm do të jenë të pastruara .

Dhe posa t'i pastrojmë këto ndyrësira, ne do të jemi të përforcuar në vetëdijen e pastër.

është mjaft vështirë që t'i çrrënjosim nga vetvetja të tëra këto emërtime të rrejshme. P.sh, unë jam indus. Nuk është lehtë që menjëherë të mendoj se nuk jam indus, por shpirt i pastër.

Për askë nuk është detyrë e lehtë ndërprerja e identifikimit me emërtime të tilla trupore. Mirëpo nëse vazhdojmë të dëgjojme Krishna kathën kjo pastaj do të jetë shume lehtë. Provoni! Eksperimentoni!

Do të shihni se sa lehtë do të liroheni nga tërë këto emërtime. Natyrisht se nuk është e mundshme që përnjëherë të pastrohen ndyrësirat nga mendja mirëpo që në fillim jemi të vetëdijshëm se ndikimi i natyrës materiale është dobësuar.

Natyra materiale vepron përmes tri forcave lidhëse (guna-ve) të saj: tipareve të mirësisë, pasionit dhe injorancës. Jeta në tiparin (gunën) e injorancës është e pashpresë ndërsa në pasion është materiale.

Personi i cili është nën ndikim të tiparit të pasionit, e dëshiron këtë përjetim të rrejshëm të kësaj ekzistence materiale. Pasi që nuk e njeh të vërtetën, njeriu i tillë dëshiron ta shpenzojë tërë energjinë e tij trupore vetëm që të kënaqet në këtë botë materiale.

Kjo paraqet tiparin e pasionit. Sa u përket atyre në tiparin e injorancës, ata nuk kanë as mirësi as pasion. Ata gjenden në errësirën më të thellë të jetës. Duke u mbështetur në tiparin e mirësisë, mund të kuptojë se paku teorikisht se kush jemi ne, ç'është kjo botë, kush është Perëndia dhe çfarë janë marrëdhënjet mes nesh. Ky pra është tipari i mirësisë.

Me dëgjim te Krishna katha-ve do të jemi të liruar nga niveli i pasionit dhe injorancës, dhe do të ngritemi në nivel te tiparit të mirësisë, kështu që, do të kemi dituri të vërtetë mbi atë se ç'jemi në të vërtetë.

Injoranca ngjet me ekzistencën e kafshës. Jeta e kafshës është përplot vuajtje, mirëpo kafsha nuk di se vuan. P.sh derri. Natyrisht, këtu në New York nuk shohim asnjë derr. Mirëpo në fshatrat e Indisë ai mund të shihet. Oh, sa e mjerë është jeta e një derri i cili jeton në vend të ndyrë, gjithnjë i përlyer dhe duke ngrënë bajgë.

Megjithatë, ai është i lumtur me mënyrën e tij të jetës, gjithnjë i zënë me marrëdhënje seksuale me dosën, dhe vazhdimisht duke u majur. Derri majet shumë për shkak të frymës së kënaqësisë që ka në natyrën e tij, ndonëse e tërë kjo për të paraqet kënaqësi shqisore.

Kur punojmë punë të rënda tërë ditën dhe natën, dhe pastaj bëjm marrëdhënje seksuale, me mendimim; " sa i lumtur që jam ".

Ne s'guxojmë t'i gjasojmë derrit duke menduar gabimisht se jemi të lumtur. Kjo s'eshte lumturi! Mu lumturia e tillë në shkrimet e shenjta S2rimad Bha1gavatam është përshkruar sikur lumturi e derrit.

Lumturia e vërtetë e njeriut është atëherë kur ai është i mbështetur në tiparin e mirësisë. Atëherë mund të kuptojmë se ç'është lumturia e vërtetë.

Nëse rregulisht, çdo ditë dëgjojmë Krishna katha1-t, rezultati i tërë kësaj do të jetë; e gjithë ndyrësira e grumbulluar në zemër, gjatë shumë jetërash, do të menjanohet, pra do zhduket. Pas kësaj do të vërejmë se injoranca dhe pasioni janë zhdukur dhe jemi të mëkëmbur në tiparin e mirësisë. Çfarë është pozita e tillë ?

Do të jemi të lumtur në të gjitha rrethanat jetësore. Kurrë nuk do të ndihemi te ngrysur. Në Bhagavad gitë thuhet se kjo gjendje e jona quhet brahma-bhu1ta dhe paraqet nivelin më të lartë të mirësisë.

Veda-t na mësojnë që nuk jemi materje, por Brahmani, aham brahma1smi.

Zotëri Sankaraicairja predikoi në botë këtë lajm të mirë se nuk jemi materia, por Brahman (shpirti). Kur vërtet arrijm realizim të tillë shpirtëror, atëherë simptomet tona do të ndryshohen.

Shtrohet pyetja se çfarë janë këto simptome? Atëherë kur dikush të mbeshtet në vetëdijen e tij shpirtërore, më nuk do të lakmoj dhe te vuaj. Vuajtja paraqitet për shkak te humbjes, ndërsa lakmimi për shkak të fitimit. Këto dy sëmundje e karakterizojnë këtë botë materiale; lakmojmë për atë që nuk e kemi.

" Nëse i fitoj këto gjëra do të bëhem i lumtur." Po t'i kishim një mijë dollarë, dhe t'i humbnim në ndonjë mënyrë; pas kësaj do të vajtonim; " Oh, i humba." Kur lakmojmë të fitojmë para, edhe kjo paraqet mjerim dhe skamje.

Nga Swami Prabhupada

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Lumturia Empty Re: Lumturia 5/11/2011, 20:04

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Kur vuajmë për shkak të humbjes, e dhe kjo është skamje. Mirëpo, nëse gjendemi në nivel të brahma-bhu1tës, më nuk do të vajtojmë për asgjë, dhe as që do të lakmojme më. Me kriter të njëjtë do t'i vleresojme të gjitha gjërat dhe çdokë. Po të gjendemi në mes të rrëmujës dhe trazirave më të mëdha, ne nuk do të jemi të shqetësuar. Kjo pra paraqet tiparin e mirësisë.

Fjala Bhaigavatam, do të thotë shkenca për Perëndinë. Nëse njeriu bëhet i zellshëm dhe përparon në shkencën për Zotin së shpejti do të jetë i mëkvëmbur në nivel të brahma-bhu1tës. Nga pozita e tillë duhet vepruar sepse veprimi është i nevojshëm.

Derisa ta kemi këtë trup material, ne nuk mundemi të pushojmë së vepruari, sepse një gjë e tillë nuk është e mundur. Mirëpo, duhet pranuar shkathtësinë e sistemit të Jogës, bile edhe duke kryer ndonjë punë të zakonshme në të cilën sipas fatit apo rrethanave do të ishim te ndërlidhur. S'ka dëm prej kësaj.

Po supozojmë qe ndonjeri në profesionin e tij, duhet të gënjejë ose biznesi i tij s'mund te perparojë. E dimë se, të gënjesh, nuk është mirë, dhe sipas kësaj, mund të konkludojmë se puna e tillë nuk është e moralshme, prandaj duhet braktisur atë.

Mirëpo, në shkrimet e shenjta, Bhagavad gitë, gjejmë udhëzim se nuk duhet braktisur punën edhe në këto raste. Edhe nëse do të gjendemi në pozitë të atillë, kur nuk do të mund ta mbajmë jetën tonë pa bërë ndonjë punë të pamoralshme, udhëzimi përsëri do të ishte i njëjtë; mos e braktis punën por mundohu ta fisnikërosh atë.

Mirëpo, mund të pyesim, si fisnikërohet puna e tillë? Ashtu që, rezultatin e frytit të punës nuk duhet shfrytëzuar për vetën tonë, por duhet kushtuar Perëndisë.

Sukrita domethënë veprim religjioz, ndërsa duskrita veprim ateist. Kur gjendemi në nivelin material mund të jemi fetar apo ateist. Dhe ne do të ekzekutonim qoftë veprime religjioze apo ateiste ose do të kishim përzierje të tyre; religjioze dhe ateiste.

Mirëpo Krishna na udhëzon që të veprojmë, me dituri, dashuri dhe përkushtim drejt Perëndisë. Çka do të thotë kjo? Kjo domethënë se ne jemi pjesë përbërëse e Perëndisë, dhe nuk jemi ky trup material por në të vërtetë, shpirti i mbyllur në të.

Nëse e vërtetoni prejardhjen tuaj amerikane, hinduse, etj, atëherë vërtetë do të jeni vetëm në nivel material. Rruga e vërtetë do të ishte ajo kur do të zbulonim se ne nuk jemi ky trup, qoftë edhe amerikan apo indus, por vetëdije e pastër, pra shpirti. Duke menduar; unë jam e nënshtruara vetëdije e vetëdijes supreme, me fjalë tjera unë jam shërbëtor i Perëndisë.

Ai është vetëdija supreme ndërsa unë jam shërbëtor i Tij. Kështu, sipas kuptimit tonë, fjala i nënshtruar do të thotë shërbëtor.

Ne, zakonisht nuk e kryejmë punën e shërbetorit ne raport me Perëndinë. Në realitet, askush nuk dëshiron të jetë shërbëtor, por të gjithë kemi dëshirë të bëhemi zotërinj, sepse që të jesh shërbëtor nuk është mjaft joshëse.Mirëpo të bëhësh shërbëtor i Perëndisë nuk eshte njëjtë. Nganjëherë shërbëtori i Tij bëhet zotëri i Tij.

Pozita e vërtetë e qenjes së gjallë është përkushtimi i shërbimit ndaj Perëndisë. Mirëpo në Bhagavad gitë vërejmë shembull të atillë kur personalisht Zoti Krishna i kushtoi shërbim mikut të Tij Argjunës. Argjuna ishte i ulur në karrocën luftarake ndërsa Krishna gjendej para tij dhe drejtonte karrocën.

Argjuna nuk është pronar i kësaj karroce, mirëpo kur shikojmë nivelin shpirtëror ne nuk duhet të anojmë drejt pikëpamjes materiale të marrëdhënjes. është vërtetë se të gjitha marrëdhënjet të cilat i përjetojmë në këtë botë materiale, gjithashtu ekzistojnë edhe në botën shpirtërore, mirëpo dallimi është se të gjitha këto marrëdhënje në botën shpirtërore janë burimore dhe të spastruara nga materja.

Prandaj, janë të pastërta dhe transcendentale. Pra janë të natyrave te ndryshme.

Ashtu siç përparojme në njohjen tonë mbi konceptin shpirtërore të jetës, ne mund të kuptojmë se çfarë është pozita e vërtetë në botën shpirtërore.
Këtu Perëndia na drejton në Budhi-yogë. Budhi-yoga do të thotë të kemi vetëdije të plotë për atë se nuk jemi ky trup material; kur veprojmë me njohuri të tillë, mund të arrijmë deri në konkludim se nuk jemi ky trup - por vetëdije e pastër. Ky është fakt.

Duke vepruar në nivel të tillë të diturisë, atëherë do të jemi në gjendje që t'i tejkalojmë rezultatet e veprimeve të dobishme apo të dëmshme. Ky është pra niveli transcendental.

Kjo domethënë se veprojmë në llogari të tjetrit, pra në llogari të Perëndisë. Dhe nuk jemi të nënshtruar nga humbja apo fitimi. Kur fitojmë nuk guxojmë të krenohemi me fitim. Sepse e dimë se kujt në të vërtetë i takon ky fitim- pra i takon Perëndisë.

Ndërsa kur humbim, duhet të dimë se nuk jemi përgjegjës për këtë. Kjo është punë e Perëndisë. Vetëm duke vepruar kështu ne do të jemi të lumtur. Këtë duhet praktikuar: çdo gjë në llogari të Perëndisë. Natyrën e tillë tanscendentale duhet praktikuar.

Dhe kjo paraqet mjeshtëri e ekzekutim të punës në rrethanat e tanishme. Në momentin kur veprojmë në nivel trupor të vetëdijes, do të jemi të robëruar nga pasojat e punës sonë. Mirëpo, kur veprojmë me vetëdije shpirtërore, ne nuk do të jemi të robëruar nga veprimet religjioze as nga ato mëkatare. Kjo është teknikë.

Manisinah - kjo fjalë është shumë e rëndësishme. Manisin domethënë i mençur. Përderisa njeriu nuk është i mençur, ai nuk mund të kuptoj se nuk është trupi. Mirëpo kur njeriu është i mençur, atëherë ai mund të konkludoj: " Me të vëretë unë nuk jam ky trup, unë jam vetëdija." Ndonjëherë gjatë pushimit mund të analizojmë kështu: "Ky është gishti im, dhe kjo është dora ime. Ky është veshi im, ndërsa kjo është hunda ime.

Të gjitha këto janë të mijat, por ç'jam unë, ç'jam unë? Nevojitet vetëm pak mençuri. Të gjitha janë të mijat - sytë, gishtërinjte, duart, etj. E imja, e imja por ç'jam unë? Kjo unë është vetëdija, vetëdija në të cilën mendoj: " Kjo është e imja " .

Nëse vërtet nuk jam ky trup, pse atëherë të veproj për të? Duhet të veproj për vetën time. Si mund të veproj për vete? Çfarë është pozita ime? Unë jam vetëdija. Mirëpo çfarë lloji i vetëdijes? Vetëdija e nënshtruar ! Unë jam pjesë e vetëdijes supreme.

Dhe çfarë duhet të jetë aktiviteti im? Aktiviteti im do të jetë i drejtuar nga vetëdija supreme, sikur që në një shtet, kryetari është vetëdija supreme. P.sh, në kryesi të shtetit të gjithë veprojnë nën direktivë të kryetarit, dhe kështu askush nuk jep përgjegjësi, kur i ekzekutojne detyrat e dhëna, qofshin ato detyra religjioze apo ateiste nuk duhet bërë merak.

Po kështu, në ushtri oficeri urdhëron, ndërsa ushtari duhet të zbatoj urdhërin. Ai nuk e shqyrton urdhërin se a është religjioz apo ateist. Kjo nuk është me rëndësi.

Ai thjesht duhet të veprojë, dhe kështu ai bëhet ushtar i mirë. Kur vepron në këtë mënyrë, ai edhe shpërblehet, duke fituar mirënjohje dhe nderim. Mirëpo ushtari nuk mërzitet. Komandanti i thotë:" Shko dhe vetëm vrit armiq ", dhe pas kësaj ai do të shpërblehet. Por, a mendoni se ndokush është shpërblyer për vrasje? Jo - kjo është për hir të ekzekutimit të urdhërit.

Po kështu kemi situatë të tillë kur Krishna e udhëzon Argjunën. Krishna është vetëdija supreme . Ndërsa ne jemi vetëdija përbërëse e vetëdijes supreme.

Prandaj detyra jonë është që të veprojmë sipas vetëdijes supreme. P.sh, dorën tonë e konsiderojmë sikur pjesë të trupit. Mirëpo ajo lëvizë në mënyrë të pavarur." Po sikur të urdhëronim - le të lëvizë dora . Le të lëvizin këmbët.

Le të hapen sytë dhe le të shikojne ". Kështu ne urdhërojmë ndërsa këto pjesë veprojnë. Kështu edhe të gjithë ne jemi pjesë përbërëse të Perëndisë.

Dhe kur mësohemi se si të lëvizim dhe veprojmë në harmoni me vetëdijen supreme, atëherë do të jemi transcendentalë ndaj tërë këto këtyre veprime religjioze apo ateiste. Kjo është teknikë. Çfarë do të jetë rezultati i teknikës së tillë? Do të lirohemi nga robëria e lindjes dhe e vdekjes . Nuk ka më as lindje as vdekje.

Shkencëtarët bashkëkohorë dhe filozofët, nuk mendojnë për këto katër probleme jetësore: lindjen, vdekjen, sëmundjen dhe pleqërinë. Ata i lanë anash këto probleme dhe thonë." Le të jemi të lumtur!

Të kënaqemi në këtë jetë!" Mirëpo, jeta e njeriut është e krijuar për lirim nga robëria e shkaktuar nga lindja, vdekja, sëmundja dhe pleqëria. Dhe nëse civilizimi i sotëm bashkëkohor nuk gjen zgjedhje për këto katër probleme, atëherë ky nuk është civilizim njerëzor. Civilizimi njerëzor është i dedikuar për zgjidhjen e plotë të këtyre problemeve.

Në Bhagavad gitë Perëndia Krishna thotë: karama-jam buddhi-yuktah. Karma-jam domethënë se "çdo veprim sjellë edhe kundërveprimin." Kështu nëse ndokush vepron dëmshëm, atëherë do të pësojë reakçioni i dëmshëm.

Mirëpo, veprimi qoftë i mirë apo i keq, në përgjithësi paraqet vuajtje. Nëse supozojmë se me ndihmën e veprave të mira në jetërat e mëparshme tani kemi pranuar një lindje të mirë, me formë të bukur të trupit dhe arsim të lartë.

Edhe pse të gjitha këto i kemi, - kjo nuk do të thotë se jemi të liruar nga dhimbjet materiale. Këto dhimbje janë lindja, vdekja, sëmundja dhe pleqëria. Edhe nëse jemi të pasur, te bukur, intelektualë dhe të lindur në familje aristokrate. Ne përsëri nuk mund t'i ikim vdekjes, sëmundjes dhe pleqërisë.

Prandaj, nuk do të duhet të merremi me vepra religjioze apo ateiste, por vetëm me aktivitete transcendentale. Vetëm këto aktivitete mund të na shpëtojnë nga robëria e lindjes, vdekjes, sëmundjes dhe pleqërisë. Ky duhet të jetë drejtimi ynë.

Nuk duhet lakmuar për gjërat e mira apo të keqia. Supozojmë se ndokush vuan nga ndonjë sëmundje. Ai gjendet i shtrirë në shtrat, dhe ushqehet me ndihmen e të tjerëve, me vështiresi i kryen nevojat fiziologjike, dhe vazhdimisht merrë barëra të hidhura. Infermieret e mbajnë të pastër; përndryshe do t'i vinte era e pakëndshme.

Deri sa ndodhet në këtë gjendje ca miq e vizitojne dhe e pyesin si e ndien veten. "Mirë ndihem. " Por me të vërtetë çka është këtu e mirë? I shtrirë në shtrat, duke marrë lloj lloj barërash të hidhura, në pamundësi të lëvizë! Mirëpo, edhe pse ndodhet në pozitë të këtillë ai përsëri thotë:" Mirë jam."

Nëse mendoni kështu edhe në konceptin tonë material të jetës: "Oh, sa i lumtur që jam ", kjo është marrëzi. Nuk ka lumturi në botën materiale. është e pamundur lumturia në botën materiale. Në këtë gjendje, ne vërtetë nuk e njohim lumturinë. Prandaj është përdorur fjala manis3in3ah - i mençur.

Kërkojmë lumturi me ndihmen e gjërave artificiale, por sa zgjatë e tërë kjo? Në realitet e dimë se nuk do të zgjasë shumë dhe sërish do të jemi të pikëlluar. Mund te supozojmë se me dehje do të jemi të lumtur, mirëpo sa do të zgjatë kjo lumturi dhe a është e vërtetë? Natyrisht se nuk është e vërtetë.

Të supozojmë se kemi humbur vetëdijen nga kloroformi dhe nuk ndiejmë dhimbje gjatë operimit. E tërë kjo nuk është natyrore, por artificiale. Mirëpo ekziston lumturia e vërtetë, jeta e vërtetë.

Siç na udhëzon Sri Krishna në Bhagavad gitë, njeriu i mençur nuk e pranon frytin e punës së tij, duke qenë i themeluar në vetëdijen e pastër.

Rezultati i tërë kësaj është lirimi nga robëria e lindjes, vdekjes, sëmundjes dhe pleqërisë. Kjo liri paraqet bashkim me personin suprem, Krishnën, rezervoarin e kënaqësisë, lumturisë dhe bekimit të përhershëm.

Kjo paraqet lumturi të vërtetë për të cilën jemi të krijuar.

Nga Swami Prabhupada

https://kuqezi.albanianforum.net/

3Lumturia Empty Re: Lumturia 5/11/2011, 20:04

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
1. Gjërat themelore të lumturisë

Çdo njeri kërkon të jetë i lumtur. Kjo është e natyrshme.

Por sa pak njerëz e kuptojnë me të vërtetë domethënien e lumturisë! Dua t’ju tregoj disa gjëra që janë tepër të rëndësishme për lumturinë në çdo rast.

Lumturia e vërtetë nuk është liri e plotë nga hidhërimi dhe ngushtica. Në këtë botë të rënë e mëkatare, nuk ekziston asgjëkundi një lumturi e tillë. Por as lumturia e vërtetë nuk konsiston në të qeshurat.

Shumë njerëz qeshin me zë të lartë e në shoqëri duken të lumtur, por nga brenda janë të mjerë, me frikë për të qenë vetëm. Mos u josh nga kotësia e lumturisë së botës!

Sepse për të qenë vërtet i lumtur, duhet të të plotësohen nevojat më të thella. Fëmija i vogël kur është i veshur, i ushqyer, dhe i shtrirë në krahët e mamasë së tij, është i lumtur, sepse të gjitha nevojat i janë plotësuar. E njëjta gjë edhe me ne - për të qenë vërtet të lumtur duhet të na plotësohen nevojat më të rëndësishme.

Cilat janë nevojat tona më të thella? Jo vetëm thjesht nevojat e trupit! Njeriu ka një mendje dhe një ndërgjegje. Ai ka një ndjesi të brendshme që kjo jetë nuk është gjithçka, ka një jetë përtej varrit. Nuk janë vetëm nevojat e trupit që duhet t’i plotësohen, por edhe ato të shpirtit dhe ndërgjegjes.

Nëse do jemi vërtet të lumtur, lumturia jonë nuk duhet të bazohet aspak mbi gjërat e kësaj bote.

Çdo gjë e kësaj bote është e pasigurt dhe e paqëndrueshme.

Është e përkohshme çdo gjë që e blen paraja. Të gjitha marrëdhëniet tona do ndërpriten prej vdekjes.

Lumturia e përjetshme nuk mbështetet dot në gjëra të tilla.

Për të qenë vërtet të lumtur duhet të jemi në gjendje edhe të shohim rreth e rrotull nesh pa u ndier të parehatshëm. Duhet të jemi të aftë të shohim prapa në të shkuarën e të mos kemi frikë se ndihemi fajtorë. Të shohim drejt së ardhmes por pa merak.

Nëse nuk mund të shikosh prapa dhe përpara pa mosrehati, nuk mund të jesh i lumtur.

Rrethanat tuaja të tanishme mund të jenë të mira, por kjo nuk mjafton për t’ju bërë vërtet të lumtur.

2. Gabimet e zakonshme rreth lumturisë

Shumë njerëz e kërkojnë lumturinë në vende krejt të gabuara. Dua tani t’ju paralajmëroj rreth disa gabimeve të zakonshme rreth mënyrës si të jemi të lumtur.

Arritjet dhe suksesi nuk të sjell lumturi. Kush është i suksesshëm nuk është e thënë të jetë i lumtur. Vetë suksesi i tij shpesh sjell halle në vetvete. Pasuria nuk të sjell lumturi.

Pasuria mund të blejë gjithçka përveç paqes së brendshme.

Mësimi dhe njohuria në vetvete nuk sjellin lumturi. Përveç mendjes edhe zemra me ndërgjegjen kanë nevojë për ushqim.

Njohuria për këtë botë nuk i sjell lumturi njeriut kur mendon rreth vdekjes. Një jetë e qetë nuk sjell lumturi. Shpesh një punëtor mund të tundohet të dëshirojë sikur të mos punojë, por të shpenzojë ditët e tij siç dëshiron ai. Por Perëndia e krijoi njeriun që të punojë, dhe puna e ndonjë lloji është e domosdoshme për lumturinë tonë.

Kënaqësia nuk sjell lumturi. Shumë njerëz shpenzojnë kohën e tyre në kërkim të kënaqësisë, porsi fëmija që luan me lodra.

Por edhe një fëmijë nuk luan me lodrat e tij gjatë të gjithë ditës. Edhe burrat dhe gratë kanë punë shumë më të larta për të bërë, sesa ndjekja e pafundme e kënaqësive.

Dua thjesht t’ju them se, nëse mendoni që njëra nga këto gjëra është rruga drejt lumturisë, gaboheni plotësisht.

E gjithë eksperienca njerëzore është kundër kësaj ideje. Mbreti Solomon pati pushtet, dituri, dhe pasuri shumë më tepër se çdo njeri në atë kohë.

Nga rrëfimet e tij ne dimë se ai eksperimentoi të shihte se çfarë lumturie mund të arrije me këto gjëra. Ky është konkluzioni i tij nën frymëzimin e Frymës së Shënjtë: Të gjitha janë gjëra të kota dhe një kërkim për të kapur erën (Predikuesi 1:14).

Dëshmi të panumërta me të njëjtin mesazh mund të gjenden në histori, nga burra dhe gra që kërkuan lumturinë në vende të gabuara. Ata arritën qëllimet në jetë, por nuk arritën paqe dhe lumturi.

A je ti i ri në moshë? Të bëj thirrje, mos e shpenzo jetën tënde duke kërkuar lumturinë atje ku nuk mund të gjendet.

A je i varfër? Ke menduar ndonjëherë se po të ishe i pasur do ishe i lumtur?

Rezistoji tundimit. Ka aq shumë mjerim tek të pasurit sa dhe tek të varfërit.

Ju bej thirrje të gjithë juve, mbani mend sa të zakonshme janë këto gabime rreth rrugës së lumturisë, dhe kërkojeni atë atje ku ka për t’u gjetur!

3. Rruga për të qenë të lumtur

Së fundi, më lejoni t’ju tregoj rrugën për një lumturi të vërtetë. Ka një rrugë që të çon drejt lumturisë së vërtetë. Nuk është e pasigurt apo e dyshimtë. Lumturia e vërtetë u ofrohet të gjithëve. Por ka vetëm një rrugë, dhe kushdo që dëshiron të jetë i lumtur duhet të kalojë në këtë rrugë.

Rruga e vetme për të qenë i lumtur është të jesh një kristian i vërtetë, i sinqertë dhe me zemër të vërtetë. Kristiani i vërtetë është njeriu i vetëm vërtet i lumtur. Me një kristian të vërtetë nuk u referohem të gjithë atyre që e quajnë veten të krishterë.

I referohem njeriut që është bindur nga Fryma e Shenjtë të njohë mëkatet e tij, që ka vendosur gjithë shpresën dhe besimin e tij në Zotin Jezus Krisht.- njeriu që ka lindur sërish dhe që jeton një jetë të shenjtë dhe shpirtërore.

Kur them se ky njeri është vërtet i lumtur, nuk them se ai nuk ka asnjë ankth apo shqetësim të çdo lloji, apo që ai kurrë nuk derdh lot. Por thellë në zemrën e tij ai ka një paqe të patundur dhe gëzim të vërtetë.

Kjo është lumturi. Nuk them se të gjithë të krishterët janë njësoj të lumtur, por në krahasim me njerëzit e botës ata janë të gjithë njerëz të lumtur. Kristiani i vërtetë ka një ndërgjegje të qetë.

Ai e di që Krishti ka larë mëkatet e tij. Vetëm ai mendon i sigurt për shpirtin e tij, sepse e di që është i shpëtuar në Krishtin. Vetëm ai ka burime të lumturisë që nuk varen nga gjërat e kësaj bote.

Pavarësisht sesi rrethanat tokësore mund të ndryshojnë, Miku i tij në qiell nuk ndryshon kurrë. Kristiani i vërtetë po përmbush qëllimin për të cilin Perëndia e krijoi. Njeriu i pakthyer në besim nuk po e përmbush këtë qëllim, ndaj nuk mund të jetë i lumtur.

Pa Krishtin, asnjë njeri në këtë botë s’mund të jetë vërtet i lumtur, pavarësisht sa të mira rrethanat mund të jenë. Por me Krishtin, njeriu mund të jetë i lumtur pavarësisht se është i varfër.

Ai është i lumtur pavarësisht se është i sëmurë. Ai është i lumtur pavarësisht nga kaosi politik apo social. Lumturia e tij nuk varet nga rrethanat e tanishme. Ai e di se të drejtit do t’i dalë mirë (Isaia 3:10).
Përgjigje ndaj kundërshtimeve

Ndërsa i lexoni këto gjëra, a është Satani duke ju mbushur mendjen me kundërshtime? Nëse po, nuk frikësohem t’u përgjigjem troç.

Ndoshta ju mendoni se njihni shumë njerëz fetarë që nuk janë të lumtur.

Por a jeni të sigurt që këta njerëz janë besimtarë të vërtetë në Krishtin? Shumë prej tyre kanë vetëm një formë të jashtme të kristianizmit, dhe ju nuk duhet të prisni që njerëz të tillë të kenë paqe të brendshme dhe gëzim.

Ndoshta ju njihni disa njerëz vërtet shpirtërorë të cilët nuk duken të lumtur. Ata ankohen shumë për zemrat e tyre. Dyshojnë, shqetësohen dhe janë plot me frikë. Më vjen keq që ka kristianë të tillë, të cilët jetojnë fare jashtë privilegjeve të tyre, dhe siç duket pa përjetuar këtë gëzim dhe paqe. Por, a i keni pyetur ndonjëherë nëse do donin ta linin besimin e të ktheheshin tek bota?

A u keni bërë ndonjëherë pyetjen: “A do ishit më të lumtur nëse do pushonit së ndjekuri Zotin Jezus?” Nëse do bënit këto pyetje, edhe kristiani më i ulët dhe më i dobët do ju përgjigjej: “Besimi ynë mund të jetë i dobët, dhe gëzimi në Krisht i rrallë, por ne kurrë nuk do braktisim atë çfarë kemi!” Rrënja e lumturisë është aty, fundja, ndonëse as gjethet e as lulet nuk mund të shihen.

Por ndoshta ti mendon se shumica e kristianëve nuk mund të jenë të lumtur sepse duken të zymtë dhe seriozë. A e ke pyetur veten ndonjëherë përse janë aq seriozë? Ti mendon se ata s’duhet të jenë të trishtuar kur janë me ju, duke ju parë drejt rrugës suaj për në ferr?

Një filozof i ditur nje herë pyeti një pastor kishe përse njerëzit fetarë gjithmonë duken aq të trishtuar. Pastori iu përgjigj: “Pamja juaj, Z Hjum, do bënte të trishtuar çdo kristian”. Vetëm kur je vetë një i kthyer do jesh në gjendje të vlerësosh saktë seriozitetin e kristianëve. Kur i sheh të gjithë së bashku në një zemër, duke dashur të gjithë Krishtin, sipas eksperiencës sime po ju them se kurrë nuk keni për të gjetur njeri aq të lumtur sa kristianët e vërtetë.

Prandaj e përsëris, nuk ka lumturi në botë që të krahasohet me lumturinë e kristianit të vërtetë.

Përfundim

Si përfundim, më lejo t’u bëj apel ndërgjegjes së të gjithë lexuesve të mi.

1. Dua t’ju bëj një pyetje. A jeni i lumtur? Nëse po jetoni për këtë botë, thellë në zemër e dini se nuk jeni vërtet i lumtur. Më lejoni t’ju paralajmëroj me dashuri - ju nuk do jeni kurrë i lumtur për aq kohë sa i ktheni shpinën Perëndisë dhe Krishtit.

2. Dua t’ju paralajmëroj. është budallallëk të jetosh një jetë që nuk të bën të lumtur. Pse shpenzoni para për atë që nuk është bukë dhe fryt i mundit tuaj, për atë që nuk të ngop? (Isaia 55:2). Rruga e shpëtimit dhe ajo e lumturisë janë një rrugë! Refuzoje atë rrugë e kurrë nuk do jesh i lumtur.

3. Ju bëj thirrje të kërkoni lumturinë vetëm në atë vend ku mund të gjendet. Ajo gjendet vetëm në Krishtin. Vetëm Ai mund të ta japë atë. Eja tek Ai duke rrëfyer mëkatet dhe mjerimin. Eja tek Ai, duke i kërkuar mëshirë, falje, jetë të re. Mos prit më për asgjë, eja tek Ai tani!

4. Më lejoni t’u jap disa këshilla kristianëve të vërtetë, si të rrisin lumturinë e tyre.

Së pari, mundohuni të rriteni në hir vit pas viti. Ruhuni se mos pushoni duke jetuar në kujtim të eksperiencave të shkuara. Përpiquni të ecni përpara. Lexoni Biblën më me zell, lutuni më me zjarr, urreni më shumë mëkatin, mohoni vetveten më shumë, mbajeni ndërgjegjen të pastër nga mëkatet e vogla, shmangni së lënduari Frymën. Më të shenjtët janë gjithmonë më të lumturit.

Së dyti, mësohuni të jeni më mirënjohës vit pas viti. Lavdërojeni Perëndinë më shumë për mirësinë e Tij.

Së treti, bëni të mirën më shumë vit pas viti. Perëndia është i mirë dhe bën të mirën (Psalmi 119:68 ). Mundohuni të bëheni si Perëndia duke bërë të mirën. Ka diçka që mund të bëni për Perëndinë, përpiquni të gjeni çfarë, dhe bëjeni për Të. Kujtoni se kristiani që bën kompromise dhe tërhiqet kurrë nuk do gëzojë paqen e përsosur. Kristiani më i përkushtuar do jetë gjithmonë njeriu më i lumtur.

Nga nga J.C. Ryle

https://kuqezi.albanianforum.net/

4Lumturia Empty Re: Lumturia 5/11/2011, 20:05

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Lumturia

Ti besosh vetvetes. Te vertetosh me optimizem ngjyrat e jetes. Te reagosh me energji ndaj tatepjetave te jetes. Me fjale te tjera te zhvillosh jeten positive te karakterit vetijak. Gjithe lumturia qendron ketu dhe ne pjesen me te madhe eshte ne duart tona, mjafton ta dish ta presish….

1.Mos u kap me fatin – te ka ndodhur te mendosh: “jam vertet i pafat, asgje nuk shkon siç duhet”…fati varet nga ti, mjafton te shikosh para dhe te perballesh me realitetin..

2.Reziko gjithmone, jep maksimumin – ki kurajo per te marrre persiper reziqet, perballu me “ndeshjen e jetes” do ndjehesh i lumtur perderisa jep maksimumin..

3.Mbaj mend se kush s’jep, s’merrre – jep maksimumin per te marre minimumin…

4.Ne gjerat qe ben, ver ca me shume entuziazem – bej gjerat me passion per te arritur qellimin tend..

5.Zgjedh objektivin dhe perpiqu ta arrish – lufto me vendosmeri per te arritur gjithcka.

6.Perballo problemet ne vend qe t’i shmangesh – perballu me situaten per te mundur te perballosh te panjohuren (pasigurine dhe humbjen)

7.Here pas here…shtepi, zyre, shoping, femijet, familja…- angazhim i rregullt ben mire.

8.Mbushu plot me energji – mesohu te jesh clodhur, largoji streset dhe tensionet e dites.

9.Ndrysho qendrimin – te qahesh per te kaluaren nuk te ndihmon per te jetuar te tashmen.

10.Bej sport ,i ben mire edhe mendjes – eshte e rendesishem per mirqenie fizike dhe nje ndjesi (qetsie) shpirterore..

https://kuqezi.albanianforum.net/

5Lumturia Empty Re: Lumturia 5/11/2011, 20:05

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Lumturia fillon sot

Ta pritësh lumturinë që do të lajmërohet në një të ardhme është diçka që nuk do të thotë se patjetër do të ndodhë ndonjëherë. Për të qenë të lumtur duhet të punojmë sot për lumturinë. Lumturia ka karakter emocional, dhe jo material, kështu që ajo është gjendje e mendjes. Për të qenë të lumtur, këtë lumturi duhet ta përfitojmë (krijojmë).

Në lumturinë tonë ndikon memoria (kujtesa) që e kemi në mendjen tonë. Kujtesa në mendje është refleksion i gjithë asaj çfarë kemi përjetuar në jetë. Ajo çfarë mbartim në mendje paraqet atë me të cilën identifikohemi (bëhemi një/njëjtë me të). Çdo akcion që e kemi ndërmarrë në jetë dhe që ndërmarrim krijon një kujtim në mendjen tonë.

Pra, në njëfarë mënyre, lumturia varet nga kujtimet që i mbledhim me vite. Për të qenë të lumtur edhe sot edhe në të ardhmën, është kryesore të zgjedhim çfarë do të bëjmë sot, si do të reagojmë në atë çfarë ndodhë rreth nesh. Në këtë mënyrë do të krijojmë memorie/kujtesë pozitive që në të ardhmën do të bëhet një pasqyrë e re.

Meqenë se reagojmë ndaj rrethinës, në rastet më të shumta, përshtatshëm me mënyrën në të cilën rrethina reagon në ne, është e nevojshme të kemi para sysh një gjë. Mënyra sesi të tjerët reagojnë ndaj nesh janë refleksionet e tyre, refleksionet e memories së tyre, kurse refleksionet e huaja nuk kanë kurrfarë lidhje me ne. Mendja e secilit prej nesh reflekton fjalët dhe akcionet që shkakun e kanë ekskluzivisht në mendjen tonë, dhe jo në akcionet dhe fjalët e huaja.

Refleksionet e mendjes sonë janë shumë të fuqishme. Nganjëherë as nuk jemi të vetëdijshëm se sa ato mund të jenë të fuqishme. A do ta kemi kujtesën e mbushur me bukuri apo hidhëti, varet ekskluzivisht (vetëm) nga ne.

Lumturia është një ndjenjë shumë jokonzistente (jostabile). Te shumica prej nesh, në momente jemi të lumtur, por pas disa orëve më as që na kujtohet ajo lumturi. Që të mundemi fare ta mbajmë lumturinë më gjatë se disa orë nevojitet të dijmë çfarë domethënë për ne fjala lumturi?

Nëse nuk e dimë çfarë është ajo për ne, si do të dijmë si ta realizojmë atë. Edhe pse nganjëherë presim lumturinë që do të vijë për shkak të ndodhive të mëdha, ajo megjithatë mund t`i ketë rrënjët e saja edhe në sendet shumë të vogla. Ekzistojnë aq shumë përvoja të imëta për të cilat as që jemi të vetëdijshëm vetëm për arsye se jemi të prirur të marrim kafshata të mëdha.

Nuk ka asgjë të keqe në lumturinë e madhe dmth. lumturinë që e sjellin realizimet/arritjet e mëdha në jetë, mirëpo për tu kënaqur në bazën e përditshme nevojitet të mësohemi të jemi të lumtur me sende të vogla.

Kur mendojmë me termat e lumturisë dmth. kur i sjellim në mend, nëpërmjet kujtesës momentet e lumtura në jetën tonë, atëherë trupi dhe mendja jonë fillojnë të reagojnë në harmoni me këto ndjenja. Sa më shpesh mendojmë me termat e lumturisë, aq më shumë do të jemi të lumtur, sepse truri nuk e njeh dallimin në mes asaj çfarë ka qenë apo çfarë do të jetë dhe asaj çfarë është.

A e keni pyetur ndonjëherë veten çfarë ndodh kur jemi të pranishëm në moment? Prania në moment na jep një fokusim total në atë çfarë ndodhë momentalisht rreth nesh. Në këtë mënyrë ne jemi të befasuar me çfarëdo qoftë që zhvillohet rreth nesh, vetëm për arsye që jemi këtu dhe për shkak kësaj jemi shumë të lumtur dhe të kënaqur.

Shoqërimi me miqtë është një mënyrë e shkëlqyeshme e fisnikërimit të kohës, të disponimit dhe tek e fundit të vetë jetës. Këto shoqërime nuk lypet të jenë patjetër të natyrës identike sa herë që shoqëroheni. Me pak krativitet ato mund të bëhen freskim i vërtetë edhe për ne edhe për ta.

Së bashku me shokët mund të bëjmë gjithçka, me rëndësi është vetëm që edhe ne edhe atyre na intereson përnjëmend ajo çfarë bëjmë. Mund të fotografojmë, të ziejmë, të luajmë ndonjë lojë së bashku, ta bëjmë një strip, të shkojmë në piknik, ta shikojmë një film inspirues dhe gjëra të ngjashme.

Natyra gjithmonë ka pasur efekte të mira në shpirt dhe trup. Vetitë e saja mirëbërëse qëndrojnë në dispozicion për të gjithë ne. Nevojitet vetëm pak motivacion për të marr guxim për akcion dhe për tu nisur në natyrë. Shetitjet, kërkimi i teorive të reja natyrore, planifikimi, kopshtet botanike, piknikët, peshkimi e gjëra të tilla janë disa nga opcionet që mund t`i bëjmë për të ra në kontakt me natyrën. Nuk e di a e keni vërejtur, por disponimi ynë në natyrë gjithmonë është më i ndryshëm sesa në qytet.

Një libër i mirë, një muzikë e mirë në mp3 player apo një revistë e mirë në kombinim me ndonjë pemë në një vend të bukur natyror, mund të jetë mënyrë e shkëlqyeshme për relaksim dhe distancë nga jeta e përditshme.

Përveç rekviziteve të nevojshme mjafton vetëm të ulesh dhe të mbështetesh për një peme. Pak lexim, pak dëgjim të muzikës dhe pak vështrim dhe për një orë mund të bëhemi një person i ri. Nëse jemi njerëz që e preferojmë mënyrën urbane të relaksimit, atëherë pemën mund ta zëvendësojmë me relaksim në ndonjë kafeteri që ju pëlqen.

Lumturia shumë varet nga ajo sesa jemi kreativ dmth. sesa i lejojmë vetes që të jemi kreativ. I vetmi kufizim që na imponohet në jetë është kufizimi i imagjinatës sonë personale.

Pikërisht për këtë arsye vjen deri te monotonia dhe ngurrimi në jetë. Aq shumë gjëra na ofrohen për çdo ditë, nevojitet vetëm të marrim zemër dhe të nisemi në akcion. Veçanërisht nëse jetojmë në qytet, në çdo kënd na ofrohen mundësi të panumërta të përditshme. Teatra, kino, kurse të ndryshme, punëtori dhe gjëra të ngjashme janë vetëm pjesë e ofertës së asaj çfarë mundemi të bëjmë.

Pasi po flasim për futjen e risive në jetë, njëra nga opcionet e dëshirueshme është anëtarësimi në ndonjë klub apo grup me mendime të njëjta me ty. Nevojitet vetëm të definohet cila është fusha jonë e interesit për të vendosur në cilin klub apo grup të anëtarësohesh.

Ndonjë interesim i ri në grupin e njerëzve mund të jetë për ne një freskim i shkëlqyeshëm i jetës.

Gjithçka bëjmë në jetë, me rëndësi është sesi e ndjejmë veten kur e bëjmë atë. Nëse emocionet dominante tek ne janë ato të gëzimit, kënaqësisë dhe shijimit, atëherë jemi në rrugën e drejtë sepse kjo është ajo që na mbushë me plotësi.

Nëse nuk është kështu, nëse e ndjemë acarimin, mundimin dhe pakënaqësinë, atëherë diçka duhet të ndryshojmë në jetën tonë. Emocionet që na lindin kur jemi duke bërë diçka janë gjithmonë indikative (që tregojnë gjendjen reale). Sipas tyre mund të njohim sa jemi në harmoni me vehten, dhe sa nuk jemi.

Mundësi kemi shumë. Me rëndësi është që të vihemi në lëvizje nga inercioni dhe ta definojmë çfarë jete dëshirojmë. Pas kësaj nevojitet vetëm trimërisht të nisemi kah realizimi i gjithë asaj çfarë ndjejmë se është familjarizuese për ne.

https://kuqezi.albanianforum.net/

6Lumturia Empty Re: Lumturia 5/11/2011, 20:06

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Shkaqet e lumturisë

Lumturinë e synon çdonjëri, mirëpo shumica nuk mund ta arrijnë atë. Kjo ndodh për shkak se lumturinë e kërkojnë në vende të gabuara, në vende të cilat japin kënaqësi të shkurta trupore, mirëpo e thellojnë njeriun në ankth dhe dëshpërim, në mërzi dhe pikëllim, në stres dhe depresion. Krejt kjo sepse këta njerëz janë larguar nga Zoti i tyre dhe ia kanë kthyer shpinën udhëzimeve të tij.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kiametit do ta ringjall të verbër.” [Ta Ha 124].

Pra, atë e përcjell jeta e vështirë deri në vdekje, sepse ia kthen shpinën Zotit dhe tregohet mendjemadh.. Zoti , hedh mbi të trishtim të vazhdueshëm. Zoti Lartësuar thotë: “Ne do tu mbjellim frikën në zemrat e atyre që nuk besuan…..” [Ali Imran 151].

Kurse ata që e njohin Zotin e tyre, ata që zemrat e tyre janë nisur drejt Tij, ata janë të lumtur. Zotit, subhanehu ve teala, thotë:

“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë [në këtë botë], e [në botën tjetër] do tu japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.” [En-Nahl 97].

Duke e pasur parasysh faktin se shumica nuk i njohin shkaqet e lumturisë së vërtetë, shkaqet e qetësisë shpirtërore dhe kënaqësisë së zemrës, në vijim do t’i përmendim disa prej shkaqeve kryesore, të cilat nëse gjenden te një person, ai padyshim do të jetë i lumtur:

1. Besimi në Zot, njohja e Tij dhe bërja e veprave të mira

2. Kënaqja me Zotin

3. Mendimi i mirë për Zotin

4. Ikja nga mëkatet

5. Kërkimi i diturisë

6. Sjellja e mirë me njerëzit

7. Shfrytëzimi i kohës së lirë

8. Mospritja e falënderimit prej askujt

9. Familja e ndershme

Si përfundim themi se bazë e lumturisë është besimi në Zotin dhe bërja e veprave të mira, si dhe largimi nga mëkatet dhe veprat e këqija.

https://kuqezi.albanianforum.net/

7Lumturia Empty Re: Lumturia 5/11/2011, 20:06

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
SEKRETI I LUMTURISË

Pse dikush është i pafat e dikush i lumtur?
Pse dikush është gazmor e i pasur, ndërkaq dikush i mjerë dhe i varfër?
Pse dikush është frikacak dhe i pasigurt e dikush përplot besim?
Pse dikush trajtohet si gjenial në punën që kryen e dikush, ndonëse me përpjekje mbinjerëzore, nuk mund të arrijë kurrfarë rezultatesh?
Pse dikujt i shkon përdore të shërohet nga të ashtuquajturat sëmundje të PASHËSHRUESHME e dikush, pa asnjë sëmundje, është i sëmurë?
Pse disa femra jetojnë për mrekulli, kurse motrat e tyre jetojnë në mjerim?
Pse...

Thuhet: njeriu i ka një milion probleme. Jo. Njeriu është krijuesi i problemeve të veta, prandaj, ndihmoje njeriun të qendërzohet - problemet shuhen e tejkalohen.

Moti është thënë se:
1) Nuk ka jetë pa VUAJTJE;
2) Nuk ka vuajtje pa SHKAK;
3) Nuk ka shkak që nuk mund të TEJKALOHET.

Pse nuk ka jetë pa vuajtje dhe cilët janë shkaktarët e vuajtjes?

Të gjitha ligjet e natyrës punojnë për të mirën e njeriut, vetëm njeriu punon kundër vetvetes. Pse? Njeriu me lindjen e tij e fiton të drejtën të jetojë i shëndetshëm, shumë i pasur, i hareshëm dhe shumë i lumtur.

Këto janë gjendje normale. Ndërkaq, sëmundja, varfëria, mërzia dhe mjerimi janë gjendje abnormale, SËMUNDJE MENTALE, që ia shkakton njeriu vetes, me mendime negative. (Humbolti ka thënë: do të vijë dita kur edhe sëmundja do të jetë turp, sepse të gjitha sëmundjet bazën e kanë në mendimet negative).

Të gjitha librat e vjetra të besimeve fetare thonë: mos iu friko Zotit, frikoju vetes tënde. Pse? Sepse Zoti - (mençuria universale, fara hyjnore apo fuqia e natyrës - thoni qysh të doni) - njeriut ia ka dhënë TË GJITHA, pra, ia ka dhënë të drejtën të zgjedh e të merr çka të dojë dhe sa të dojë nga jeta e vet!

Të gjitha krijesat të tjera në planetin tokë e kanë skicën gjenetike, janë esenca të fikësuara - janë të detyruara ta ndjekin vetëm skicë gjenetike dhe asgjë tjetër nuk mund të ndryshojnë: zogu duhet të jetë vetëm zog; lulja vetëm lule; peshku vetëm peshk; molla vetëm mollë dhe asgjë tjetër.

Njeriu e ka LIRINË e madhe - dhuratë hyjnore: prej SHËMTIE deri në SHËNJTRI. Në pëlhurën e bardhë të jetës, me dëshirën tënde, me dorën tënde, mund ta shkruash fjalën MJERIM dhe tërë jetën do ta kesh të mjerë dhe, poashtu, në pëlhurën e bardhë, me dorën tënde, me dëshirën tënde, mund ta shkruash fjalën LUMTURI dhe tërë jetën do ta kesh të lumtur. Kjo është dhurata më e shtrenjtë e hyjnores për njeriun që, njeriu i gjorë, nuk DI ta përdorë.

Prandaj nuk ka jetë pa vuajtje, sepse në njeriun gjenden shkaktarët e vuajtjes.

https://kuqezi.albanianforum.net/

8Lumturia Empty Re: Lumturia 5/11/2011, 20:06

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
CILËT JANË FAKTORËT QË IA MUNDËSOJNË NJERIUT ECJEN NË RRUGËN E BUKUR TË LUMTURISË?

FAKTORI I PARË dhe FAKTORI themelor i jetës është: BESIMI me BINDJE të thellë, që përshkon tërë qenien e njeriut.

(Shihni veçantitë e individit. T'i marrim vetëm tri veçanti që i ka pranuar hetuesia botërore: gjurmët e gishtit, nënshkrimin dhe aromën e trupit. Secili njeri që merr letërnjohtim, kudo në botë, duhet t'i le gjurmët e gishtit. Mbi 6 miliardë banorë i ka bota dhe askund nuk mund të gjenden dy njerëz të njëjtë, me veçantitë identike. Të gjithë i takojnë gjinisë njerëzore, por asnjë nuk është i njëjtë. Ky është argumenti i parë se secili njeri ka ardhë në botë - jo të bëhet kopje e dikujt, sepse bota s'ka nevojë për dy njerëz të njëjtë, por të jetë vetë origjinali, ta kryejë një detyrë madhore dhe të shndërrohet në bjeshkë krenare të suksesit e të lumturisë).

E pse nuk bëhemi bjeshkë krenare të suksesit e të lumturisë, por dështojmë dhe hamë për drekë e darkë vuajtje e dështim? Sepse na mungon besimi i thellë me bindje të plotë.

(Edhe derisa po i lexoni këta rreshta, ju po mendoni më vete: kjo që po thotë ky njeri, mos është tepër e bukur për të qenë e vërtetë?)

Prapë pse?

Trupi i njeriut përbëhet mbi 75% nga uji. Vlera e njeriut varet nga temperatura e brendshme e përbërësit kryesor të trupit të njeriut. Pra: nga temperatura e ujit në njeriun.

Kjo është një alkimi e brendshme që, patjetër, duhet ta kuptojmë sa më thellë që të mundemi.

GJENDJA E PARË:

Kur temperatura e ujit është nën zero, uji shndërrohet në akull, njeriu është i vdekur. Në polin e veriut, në akullnaja, nuk ka jetë ose është një jetë e pavlerë. Kjo është gjendja pa jetë e njeriut me temperaturë nën zero.

GJENDJA E DYTË:

Kur njeriu gjendet me temperaturë të rëndomtë, pra në gjendjen e ujit të zakonshëm, (e kjo është GJENDJA jonë e përgjithshme), ligji themelor i ujit të zakonshëm është: të rrjedh teposhtë, të mbushë zbazëtësirat dhe t'i nivelizojë ato. Pikë për pikë sipas këtij ligji vepron edhe njeriu që ka temperaturën e ujit të zakonshëm: me shumë dëshirë ecë teposhtë, si uji; me shumë dëshirë bën punë të lehta e të liga; me shumë dëshirë i beson të keqes e të shëmtuarës; madje gëzohet kur të tjerët bëjnë punë të liga dhe, atyre shëmtive, iu beson dhe ato i nderon, sepse ecja teposhtë është shumë e lehtë; nuk BESON ME BINDJE në asgjë, sepse po të besojë do të detyrohet të merr rugën e mundimshme, thikë përpjetë, që, natyrisht, është rrugë që kërkon impenjim.

GJENDJA E TRETË:

Kur rritet temperatura e ujit mbi 100 shkallë, uji vlon dhe shndërrohet në AVULL. Avulli nuk e ka rrugën e ujit - teposhtë, por ka drejtim tjetër: me lehtësi shkon thikë përpjetë. Por, kur shtohet temperatura edhe më shumë, uji i shndërruar në avull ka fuqi ta vejë në lëvizje edhe lokomotivën e trenit dhe të tërheq edhe shumë vagona të rëndë. Kjo gjendje arrihet me besim të vërtetë, me BESIM E BINDJE çilen qendrat e energjisë. Këto qendra e shtojnë energjinë, temperaturën e motivimit dhe, nga dy gjendjet e mëparshme krijohet gjendja e tretë, kryesorja, kur thjesht e shkurt: arrihen caqet më të larta të qëllimeve në jetën njerëzore në tërësinë e saj.

https://kuqezi.albanianforum.net/

9Lumturia Empty Re: Lumturia 5/11/2011, 20:07

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
NË KËTO TRI GJENDJE uji dhe njeriu janë të njëjtë: edhe akull, edhe ujë, edhe avull është e njëjta përbërje: H2O! Por CILËSIA dhe FUQIA e tij ndryshojnë tërësisht: prej gjendjes së ngurtë, të pajetë, deri në gjendjen kur edhe trenin e ve në lëvizje.

Përmes kësaj alkimie të brendshme qartësohen gjendjet kur: dikush ecë zbathur nëpër prush me 800 gradë temperaturë dhe nuk digjet; kur dikush (në rast rreziku) kërcen murin e lartë dy metra e të nesërmën habitet me vetveten; kur dikush, në aksidente të ndryshme, ka arritur të mbahet vetëm me dy gishta, dhe, ata dy gishta, kanë pasë forcë ta mbajnë tërë trupin; kur dikush i kundërvihet gravitacionit dhe e sfidon (rasti i fundit: para Shtëpisë së Bardhë në Amerikë, njeriu qendronte në meditim me orë - një metër mbi tokë, pa asnjë mbështetje, në ajër).

Më këtë alkimi qartësohen edhe sukseset mahnitëse të studentëve, të aktorëve, të sportistëve, të shkenctarëve, të shkrimtarëve, të piktorëve... e, sidomos, fitimet materiale të biznismenëve ose më saktë: të aristokracisë ekonomike, që prekin kufijtë e të pabesueshmës si Rokfeleri, Karnegia, Sorosi e të tjerë.

Apo kur sëmundjet e ashtuquajtura të pashërueshme, me një mashtrim të vogël të falltorit -shërohen si në lojë. (Çka përdorë falltori për shërim: dhe të varrit, flokë, thonjë, plumb e hiçgjëra të tjera. Merrni këto heçgjëra që njëmend janë një hiç, dhe dërgoni në laborator: a përmbajnë vitamin C, a janë antibiotikë? Janë ZERO vlerë. E, megjiatë, dikënd e shërojnë. Kush e shëron? Vetëm besimi dhe asgjë tjetër.)

Këto tri gjendje, pa asnjë mësues e metodë speciale, në formë të natyrshme krijohen vetvetiu në tri raste dhe, këto raste i keni përjetuar shumica prej jush: tek të DASHURUARIT (a ka pengesë që e ndalë në rrugë të dashuruarin për të arritur tek caku?), në rast rreziku nga VDEKJA (mijëra raste, sidomos gjatë luftës, kur fuqitë e panjohura në njeriun kanë bërë mrekullinë); dhe në rast të FRYMËZIMIT të fuqishëm (te shkrimtarët e mëdhenjë, tek humanistët, luftëtarët dhe sidomos tek shkencëtarët krijues).

PRA: FAKTORI I PARË ËSHTË: BESIMI ME BINDJE TË THELLË!

NDËRTOJE BESIMIN ME BINDJE TË THELLË SE TI KE TË DREJTË TË JETOSH NË LUMTURI TË PLOTË.

FAKTORI I DYTË: F J A L A

...dhe ishte në fillim FJALA..., thuhet në librat e vjetër të besimeve fetare. Liria e njeriut për jetësimin e lumturisë apo të mjerimit, pas besimit me bindje të thellë, realizohet me FJALË. Njeriu nuk është esencë e fikësuar, si krijesat të tjera, prandaj posedon mjetin më të rëndësishëm për realizim të synimit jetësor që quhet FJALË.

Në Amerikë është zhvilluar një shkencë e fuqishme që quhet AFIRMIMET POZITIVE, e cila, (prej A deri në ZH) - bazohet në fjalë. Teoria aksiomatike e fjalës është: çdo gjë lindë në shpirt, në xixën e parë lindë IDEA, pastaj idea formësohet në MENDIM, mendimi shprehet me FJALË, fjala krijon
ENERGJI, energjia rrënon ose ndërton JETËN.

Shembujt, nga studimet e instituteve amerikane, thonë: ATË DËSHIRË QË E SHPREHË ME FJALË, kur fjala thuhet me besim e bindje të plotë, ajo dëshirë bëhet përvojë në jetën tënde.

Studimet e para janë bërë me nxënës të fillores. Mësuestë kanë regjistruar dëshirën e shprehur të nxënësve të tyre që, në lojë, SINQERISHT, ia kanë thënë njëri-tjetrit.

Nxënësi që ka thënë: unë do të bëhem mësues i fillores, me gjithë kundërshtimet e prindërve - ai nxënës - mësues filloreje është bërë.Tjetri që ka thënë se do të bëhem pilot,kështu ka ndodhë; profesor universiteti, shkencëtar, biznismen...e të tjera.Këto studime janë bërë kështu: njëherë janë regjistruar në kartotekat e instituteve, pastaj janë përcjellë këta nxënës dhe - kur është realizuar dëshira e tyre, është nxjerrë konstatimi shkencor që: fjala e thënë me besim e bindje, sinqerisht, JETËSOHET.

Studimet të tjera kanë pasë të njëjtin qëllim, por në pista të tjera: Njeriu që ka thënë unë jam shumë i pasur (Xhorxh Sorosi, Karnegia etj), jeta e tyre njëmend është bërë shumë e pasur. (Sorosi i ka të ardhurat 4 mijë dollar në minut).

Tjerët që gjithnjë janë ankuar dhe kanë thënë se jeta ime është vuajtje, se jeta ime është e varfër, se pleqëria do të më vie e varfër - vërtet kështu edhe iu ka ndodhë.

Eksperimentet janë bërë edhe në pista të shkurtëra: nëse thua se kur pi kafe në mbrëmje nuk më merr gjumi - gjumë nuk do të kesh. Nëse e ndërron këtë hartë negative dhe thua: unë pi kafe në mbrëmje dhe bëj gjumë të qetë, kështu edhe do të ndodhë.

Merrni me mendë: i njëjti njeri, e njëjta substancë: dje pa gjumë, sot gjumë të qetë.

Pse, ku janë qartësimet e këtij ligji? Nënvetdija, mendja shërbëtore, mendja kujdestare, nuk mendon, nuk analizon, nuk tallet, ajo i zbaton urdhërat që i mer nga vetëdija.

Si toka. Ia hedh farën e misrit tokës, nuk mund ta mashtrosh se i ke hedhur farë gruri, tallu sa të duash, ajo misër ta bën.

DËSHIRA QË THUHET ME FJALË, por me bindje e besim të plotë, lirëshëm, pa sforcime, me gëzim e dashuri, ajo dëshirë PLOTËSOHET.

https://kuqezi.albanianforum.net/

10Lumturia Empty Re: Lumturia 5/11/2011, 20:07

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
T'i shohim eksperimentet shëndetësore:

Pas ekzaminimit medicinal të dorës plotësisht të shëndoshë, thuaj asaj dore se është e sëmurë, po thuaj me bindje e besim, shihe, pastaj, a do të gjendet mjek kund në botë që ta shërojë dorën që ishte e shëndosh, por u sëmurë me fjalë.

Njëqind të sëmurët nga kanceri në spitalin izraelit i ndanë në dy grupe: grupi i parë (50) i dërguan në tretman normal medicinal; grupi dytë (50 të tjerët) përveç tretmanit medicinal e patën edhe fjalën për ndihmë: iu thanë familjarëve të tyre që t'i thërrasin nga disa herë në ditë dhe t'u thonë: ti je i mirë për ne, ne të duam, ti ke fuqi të shërohesh etj. Dhe, çka ndodhi? Nga grupi i parë nuk mbijetojë ASNJË, nga grupi i dytë mbijetuan 35 të sëmurë. Trajtimin e patën të njëllojtë, por grupi i dytë e kishte në ndihmë FJALËN

Rasti i fundit i shërimit të këtillë është Kryetari slloven, Janez Dërnovsheku, tri librat e të cilit do të botohen në Prishtinë.

PRANDAJ: ASNJËHERË FJALË NEGATIVE, VETËM AFIRMIME POZITIVE QË T'I CAKTON MËSUESI (për secilin individ të veçant), PA NEGACION DHE PA KUNDËRTHËNIE DHE - GJITHNJË: NË KËTU E NË TASH.

I TRETË: JETA NË KËTU E NË TASH

Në jetën e rëndomtë njihen tri kohë: e kaluara,e tashmja dhe e ardhmja. Në jetën shpirtërore ekzsiton NJË kohë: E TASHMJA. E kaluara është KUJTIME, e ardhmja është SHPRESA. Kohë e vërtetë, reale është vetëm e tashmja, NË KËTU e NË TASH.

Eksperimentet shkencore kanë dëshmuar se 99% të njerëzimit jetojnë në dje ose në nesër. Të kalurën e njohin, për të ardhmën shpresojnë. Vetëm 1% e njerëzimit jetojnë jetë të vërtetë, në këtu e në tash. Por këta janë më të mençurit dhe më të lumturit.

Çka do të thotë të jetosh në këtu e në tash? Do të thotë: PRANIM. Do të thotë se ti E DI DHE E PRANON se në këtë çast e në këtë momenet ÇDO GJË në tërë universin është duke u zhvilluar me saktësi kompjuterike: planetet lëvizin,sillen dhe frymojnë pikërisht ashtu siç duhet të jetë; se era fryen ashtu siç duhet, shiu bie ashtu siç duhet; oksigjeni prodhohet aq sa duhet; dielli rrezon ashtu siç duhet, shkurt: çdo gjë është në rregullin e përkryer universal dhe, BRENDA rregullit universal, edhe jeta njerëzore zhvillohet pikë për pikë ashtu si duhet.

JETOJE SECILIN MOMENT TË JETËS NË KËTU E NË TASH.

Njeriu nuk e ka vetëm një mendje, por shumë mendje. Mendjet e njeriut janë sikur retë në qiell: në asnjë moment nuk kanë një trajtë, një gjendje. Prandaj edhe bëhet një shpenzim enormë i energjisë, sidomos në dy lëvizjet: në kujtime dhe në shpresa. Të dyja janë ZERO dhe nuk i duhen njeriut. Dielli i ditës së sotit nuk rrezon as në DJE as në NESËR.

Mençuria supreme është MEDITIMI DINAMIK. E ç'është meditimi dinamik?

Çkado që bën, me çfarëdo pune të mirresh, p.sh. Prenë dru, merr ujë, shëtit, vrapon, lanë pjata, hekuros, vozitë makinën, punon në kopjuter, mëson, pushon - cilëndo punë që ta bësh - gjithnjë të jesh 100% në KËTU në TASH.

Çdo gjë që prekë, ta përjetosh prekjen; secilin hap që e bënë - ta përjetosh ecjen; secilën gotë të ujit që pi - të jesh këtu, ta përjetosh. Kur je 100% në këtu e në tash nuk të ndodhë e keqja:nuk merr në thua,nuk lëndohesh,nuk bën aksident,nuk bën gabime. Kurrë.

NJERIU QË NUK ËSHTË NË KËTU E NË TASH - nuk është njeri, por kufomë e gjallë që merr frymë. Në çdo moment bën gabime, lëndohet, shkakton aksidente, asnjëherë nuk arrinë sukses dhe, lumturia për të është VETËM emër kuptimi.

Kur je në këtu e në tash nuk je jetim, pjesë e shkëputur, ishull i vetmuar, por i takon tërësisë, universit dhe mëshira hyjnore të vie nga të gjitha anët, përnjëherë.

PSE NJERËZIT NUK E APLIKOJNË KËTË MËNYRË TË JETËS?

Sepse nuk është aspak e lehtë dhe kërkon USHTRIME E USHTRIME nën mbi- këqyrjen e Mësuesit. Vetëm pas ushtrimeve serioze, pas metodave e teknikave më të ndryshme të ushtrimeve, njeriu fillon ta ndiejë, ta vërejë dhe ta përjetojë MREKULLINË që të dhuron jeta në këtu e në tash dhe, vetëm atëherë, secili individ mund ta përjetojë tërësisht SECILIN MOMENT të jetës.

Në qoftë se mësohesh ta përjetosh secilin moment të plotë - në secilin hap të jetës, atëherë, mund të thuhet se në dorën tënde gjendet çelësi i LUMTURISË së vërtetë.

Kjo është liria e njeriut. Nëse do të jetosh në fatkeqësi, në dhimbje e në mjerim - zgjidhe jetën në HARRIM. Nëse do të jetosh me suksese, me lehtësi, me gëzim - zgjidhe jetën e VETDËDIJËSIMIT të plotë: jeto në tash e në këtu.

KY ËSHTË FAKTORI I TRETË: JETOJE TË PLOTË SECILIN MOMENT

https://kuqezi.albanianforum.net/

11Lumturia Empty Re: Lumturia 5/11/2011, 20:07

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
FAKTORI I KATËRTË: JETA E MBUSHUR ME FALËNDERIM

Njeriu jetën e ka dhuratë. Askush në botë asgjë nuk ka bërë që ta lindë e ta krijojë jetën e vet. Secili njeri në këtë planet jetën e ka dhuratë, falas nga MËSHIRA hyjnore.

E tash, kur merr diçka falas nga dikush, a e ke për detyrë, për kulturë, për mirësjellje, t'i thuash dhuruesit tënd: TË FALEMNDERIT?

Shumica e besimtarëve - janë besimtarë LYPËSARË. Gjithnjë kërkojnë nga mëshira hyjnore: O Zot më jep këtë, më jep atë, më ndihmo, më shpëto...e të tjera dhe kurrë nuk dinë të ndalen e të mendojnë se Zoti ua ka dhënë të gjitha. TË GJITHA. Dhe asnjëherë nuk ndalen të mendojnë se këtij dhuruesi ia kanë një borxh: t'i thonë një herë në ditë: Të FALEMNDERIT për dritën e syrit, për mendjen, për fëmijën, për bukën, për ujin, për ajrin që marrin frymë.

FAKTORI I KATËRTË: KURRË LYPËSARË, GJITHNJË FALËNDERUES!

Çdo gjë që posedon njeriu, të gjitha janë mashtrim, në qoftë se për themel dhe kulm nuk e kanë falënderimin. Vëreni me kujdes të gjithë njerëzit që krijojnë pasuri të madhe: përfundimin do ta kenë tragjik: me sëmundje, me tragjedi, me vrasje, me humbje, me dhimbje. Pse? Sepse ata nuk kanë pasë në pronësi pasurinë e tyre, ajo pasuri ka qenë vetëm SPROVË dhe kur nuk kanë ditur ta përdorin FALËDERIMIN, energjia e asaj pasurie është kthyer në polin negativ dhe ka shkatuar tragjeditë.

Pasuria nuk të sjellë LUMTURINË, por ta dhuron SIGURINË. Njerëzit e pasur nuk ecin, por fluturojnë. Dhe gjithnjë e gjithnjë e gjithnjë - HARROJNË të jenë falënderues.

Librat e vjetra fetare thonë: kur e pyetën Zotin me çka mund t'i kthejmë ty të gjitha këto të mira që na i ke dhanë falas, pasi çdo gjë në tokë e në qiell të takon Ty, Zoti u përgjegj: me një fjalë goje, me një FALENDERIM. Komentet e kësaj thënie në këto libra, thonë: një falënderim me krejt qenien është më i fuqishëm se 60 vjet falje e lutje Zotit.

Por një FALËNDERIM i sinqertë, ku merr pjesë secila pore e trupit të njeriut.

Falënderimi lidhet me MEDITIMIN DINAMIK, që do të thotë: cilëndo punë që ta bësh, gjithnjë, të jesh në KËTU E NË TASH dhe në çdo moment ta thuash me mendime fajlën magjike që e përshkon tejpërtej universin: TË FALMNDERIT!

Kur pi ujë, mendo për burimin dhe thuaj: të falemnderit o Zot për pijen më të mirë në botë që i plotëson të gjitha kërkesat e trupit tim dhe nuk shkakton asnjë dëm. Kur merr frymë thellë, falënderoje Zotin për dendësinë e oksigjenit që nuk lejon të zhvillohet virusi në trupin tënd. Kur je duke ecur, falënderoje Zotin për shëndetin tënd, se ti nuk e di që në trupin tënd ekziston HORMONI I LUMTURISë që ka fuqi shëruese deri në 400 herë më shumë se antibiotiku më i mirë për diagnozën e saktë.

Kur jeton në në falendrim, FITIMET materiale realizohen si në lojë. Rregulla e fitimit të parave është kjo: 1000 ditë punë nuk të sjellin fitim sa NJË ditë në tregti; 1000 ditë tregti nuk të sjellin fitim sa NJË ditë në politikë; 1000 ditë në politikë nuk të sjellin fitim material sa një SEKOND në lutje.

Por të tri gjendjet e mëparshme nuk JANË FITIME POR SPORVA, vetëm fitimi që vie si pasojë efalënderimit - është fitim i vërtetë, i përjetshëm, që të takon ty, madje me shumë dashuri e gëzim.

Kur jeton në falënderim, shëndetin do ta kesh të përkryer, sepse mjeku më i mençur dhe barnatorja më komplete në botë gjenden në trupin tënd. Falënderimi është ZILE që e zgjon prej gjumit mjekun dhe i hapë dyert e barnatorës në ty.

HAPI I KATËRTË NË RRUGËN E LUMTURISË ËSHTË: JETA NË FALENDERIM

https://kuqezi.albanianforum.net/

12Lumturia Empty Re: Lumturia 5/11/2011, 20:07

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
FAKTORI I PESTË: QËLLIMI OSE SUNIMI JETËSOR

Caktimi i QËLLIMIT ose i SYNIMIT jetësor është çelës universal për plotësimin e DËSHIRAVE në jetë. Pa qëllim të lartë nuk krijohet ENERGJI e duhur. Qëllimi i lartë krijon fuqinë e PANJOHUR në njeriun dhe ia mundëson që, me lehtësi t'i realizojë të gjitha dëshirat normale njerëzore.

Në natyrë çdo gjë zhvillohet me lehtësi: zogu fluturon lehtë, pa mundim. Peshku thjesht noton. Era fryen. Shiu bie. Dielli lindë e perëndon. Toka sillet rreth boshtit të vet dhe sistemit diellor, pa zhurmë. ME LEHTËSI.

Pa asnjë tensionim, pa nervozë, pa shqetësime dhe pa frikë: nuk ka dilema e dyshime do të ndodhë apo jo? Sepse ajo është e sigurt se do ndodhë.

Njeriu pa Qëllim është si copë letre që e bart era herë andej, herë këndej. Njeriu pa Qëllim nuk mund të quhet as njeri. Ai është krijesë e humbur. Pa vlerë. Çka bën Qëllimi në njeriun, mund ta PROVONI vetë.

Caktojani vetes një detyrë: ta kaloni në këmbë rrugën prej 10 km. Kur të arrini në fund të kilometrit të 10 fuqia juaj shpenzohet. Po t'iu thotë kush të ecni edhe njëqind metra - do t'iu duket punë shumë e zorshme. Por, po t'ia caktoni vetes detyrë të ecni 5O km. Dhe t'iu thotë dikush në kilometrin e 15 se s'keni nevojë të shkoni më tutje, ju do të jeni plotësisht të çlodhur dhe as që do t'iu shkojë mendja se me çfarë lehtësie i keni kaluar ato 15 km. rrugë.

PSE NDODHË kështu? Sepse Qëllimi i lartë krijon energji të madhe, molekula e merr impulsin se duhet krijuar energji për 50 km. rrugë dhe për aq krijon energji. Kur Qëllimi është i VOGËL, edhe energjia krijohet e vogël.

Kur t'i thoni vetit se dua të bëhem MILIARDERË, molekula e merr impulsin, energjia krijohet për Qëllimin e lartë, të gjitha PARAKUSHTET shpirtërore krijohen për atë Qëllim dhe, edhe nëse nuk arrihet 100% miliarda, 10% qindpërqind realizohet, vetëm nëe JU vetë e pengoni me dyshimet e sedimentin tuaj të grumbulluar gjatë jetës negative.

PASURIA hyjnore është e PAKUFISHME. E vetmja pengesë serioze është në njeriun e quhet KUFIRI YNË MENTAL që e pengon rrjedhen e pasurisë, sidomos me dyshimet dhe me hartat tona të vjetra: unë nuk di, unë nuk mundem, kjo është mashtrim e të tjera të kësaj natyre. Në qoftë se vëren se në ty ekzistojnë parakushte të këtilla - mos u nisë kësaj rruge, sepse ti vetveten e ke dënuar të kesh jetë MESATARE dhe me shumë vuajtje dhe - kjo rrugë - nuk është për ty, sepse DYSHIMET tua janë pengesë.

Por, kur deponohet dëshira në univers, kur caktohet Qëllimi i lartë, të gjitha tensionimet duhet të pushojnë. Thjesht duhet të mirresh me punën që e do dhe KURRË MË të mos mendosh për fitimit që do të vijnë. Brenda 24 orëve: 23 orë e 59 bën çka të duash, puno punën tënde të përditshme, vetëm një minut duhet të jesh i vetvetes dhe atë para gjumit, kur vetëdija është gjysëm e fjetur, e nënvetëdija është e zgjuar, aty duhet të përsëritet dëshira me mendime. Asnjëherë tjetër nuk duhet të mendosh për plotësimin e dëshirës.

LUMTURIA VIE GJITHMONË SI LAJM DYTËSOR. Kur e tensionin veten duke e ndjekur dëshirën, atëherë dëshira të ikë si ylberi: ti në atë kodër - ylberi edhe tri kodra më larg. Ky është vrap i pakuptimtë dhe kurrë nuk sjell përmbushjen.

Kur harrohesh në punën që e do, papritur, vie lajmi: ndodhi kjo! Pikërisht ajo që ke qenë duke e pritur! Rrugët e pasurisë hyjnore janë të shumta dhe të padukshme. Me punë të madhe mund ta shtosh vetëm një varr më shumë. Me lutjen shkencore, përmes këtyre parakushteve, mund të arrish atë pikë që as në ëndërr nuk ke menduar se do të ndodhë.

Cilat janë sekretët të tjera për realizim të SYNIMIT JETËSOR? Ato nuk shkruhen, por THUHEN nga Mësuesi për secilin individ - janë të veçanta.

FAKTORI I PESTË: CAKTIMI I QËLLIMIT TË LARTË OSE SYNIMIT JETËSOR

PARAKUSHTET TË TJERA:

1. Krijimi i filmin mental sikur të këtë ndodhur realizimi i SUNIMIT jetësor.

2. Duaje veten tënde, fëmijët, prindërit, shokët, miqtë, kombin dhe tërë njerëzimin.

3. Falja vetes gabimet, fali gabimet e prindërve dhe të gjithë të tjerëve që në çfarëdo
mënyre të kanë lënduar.

4. Dhe: MEDITIMI ...janë parakushte që mund të mësohen vetëm përmes USHTRIMEVE PRAKTIKE.

Për të arritur këto synime, që në aspektin human, shkencor e njerëzor është synimi e gjakimi i gjithë njerëzimit - duhet një qasje e veçantë dhe domethënëse. Sepse, është e qartë, LUMTURIA e njeriut është e shtrenjtë dhe nuk është lehtë të arrihet, por nuk është e PAMUNDUR.

Prandaj , nëse organizohemi në grupe, nëse punohet me përkushtim e dashuri, rruga mund të lehtësohet dhe arritjet do të jenë të mrekullueshme. Kjo rrugë mund të kalohet edhe me punë individuale, por puna në grupe ofron mundësi më të mëdha, sepse vetdija kolektive është shumë e FUQISHME.

Është mirë të jenë grupe prej 7, 14 apo 21 anëtarësh. (Ideal është grupe prej 21 anëtarësh). Mund të formohet grupi edhe deri në 63 anëtarë (maksimumi), por edhe prej shumësisë shkaktohen vështërsitë praktike.

Ata që e NJOHIN, ata edhe e DUAN këtë rrugë. Kjo është edhe ardhmëria e njerëzimit. Të mençurit e të vetdijshmit nuk do të hezitojnë, prandaj edhe do të jenë fitimtar të vërtetë.

Daut Demaku

https://kuqezi.albanianforum.net/

13Lumturia Empty Re: Lumturia 5/11/2011, 20:08

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
A eshte lumturia vertete lumturi ?

Tani shkenca është përqendruar në të dhe është duke kërkuar përgjigje për pyetjet: Çfarë është lumturia? A matet ajo? A është e mësueshme aftësia për të qenë i lumtur?

Tal Ben-Shahar e gjeti rrugën drejt lumturisë. Ajo çka përfundoi në sallën e leksionit në Universitetin e Harvardit, filloi me shumë stres në një garë tenisi.

„Unë mendoja se nëse do e fitoja garën ose kampionatin, atëherë do të isha i lumtur. Sa herë që fitoja, vërtet që lumturohesha, por kjo zgjaste më shumë se dy ditë, ose një javë. Pastaj bija sërish në lojën e mëparshme midis lumturisë dhe trishtimit. Në fund m’u bë e qartë se diçka që vjen nga jashtë, ose nuk ndikon fare, ose të lumturon përkohësisht."

Tal Ben-Shahar studioi filozofi dhe u specializua në kërkimin e lumturisë. Me këtë ai jo vetëm që lumturoi veten e vet, por edhe shumë nga studentët e tij. Leksionet e tij janë më të preferuarat në Harvard: „Herën e parë që mbajta leksione, erdhën vetëm tetë studentë.
Dy u larguan, pra në fund mbetën vetëm gjashtë.

Vitin tjetër erdhën papritur 300 studentë. Dhe, në vitin e tretë, 900. Leksionet u bënë shumë të preferuara, sepse studentët u tregonin shokëve se ata e gjetën lumturinë."

Studimet moderne nuk e përcaktojnë lumturinë si moment euforik që kalon shpejt. Për to lumturia është më shumë një jetë e mbushur. Dhe, kjo nuk është çështje talenti. Strategji si meditimi, mirënjohje për atë çka ke arritur, të mësosh të falësh, të vendosësh synime të arritshme, marrja e jetës me optimizëm, të gjitha këto mësohen dhe kontribuojnë në të ndenjën e të lumturit.

Studime sistematike për gjendje shpirtërore pozitive janë duke u bërë prej dhjetë vitesh. Kjo e ashtuquajtur psikologji pozitive ka shënuar një moment kthese.

Sepse tradicionalisht psikologët merren me anët e pakëndshme të jetës, si neuroza, frika dhe depresioni. Mihaly Csikszentmihalyi (Aussprache: MI-hai tschik-zen-MI-hai), i cili ka nxjerrë koncepton "flow", të përfshirjes totale në një aktivitet, shpjegon pse është popullore psikologjia pozitive: „Ekziston një lloj urie, nevoje për t’u marrë me anët e bukura të jetës. Jo vetëm diskutim gjithë kohën se si shërohen neurozat, se si mënjanohen burnout ose se si ulet stresi. Këto gjëra janë pa dyshim të rëndësishme. Por ato nuk i japin njeriut ndjenjën se jeta është e rëndësishme. "

Shumë studime për lumturinë botohen në „Journal of Happiness Studies". Kjo revistë botohet nga „World Database of Happiness".

Ky është një bankë të dhënash mbi lumturinë, i cili ndodhet në Institutin e Sociologjisë në Universitetin Erasmus në Roterdam. Ruut Veenhoven (Rüht Weenhoven) e krijoi atë në vitin 1990. Ai shpjegon reaksionet në Universitetin Erasmus: "Kolegët ishin skeptikë, por këtu kushdo mund të bëjë çfarë të dojë. Vetëm se nuk merr ndihmë financiare, por kohën mund ta shfrytëzosh në atë mënyrë që të thuash se kështu është mirë. Kurse tani ata thonë se, po vërtet që ka diçka në këtë mes."

Banka e të dhënave të lumturisë është një arkiv për të dhëna empirike. Këtu gjenden edhe krahasimet midis vendeve të ndryshme. Në cilin vend të botës jetojnë njerëzit më të lumtur?

Vendi i parë është Danimarka, e pasuar nga Austria dhe Zvicra.

Disa rezultate, Ruut Veenhoven nuk mund t`i shpjegojë, për shembull që fëmijët i dëmton lumturia individuale. Ose që për shembull disa ndikime te ndjenja e lumturisë nuk mund të maten. „Kualiteti i kulturës në një vend. Ka vende që zotërojnë artin e të jetuarit, për shembull diçka si ajo e amerikanolatinëve. Kualiteti i poezisë, letërsisë, kjo nuk mund të matet me shifra, prandaj nuk mund të llogaritet as efekti i tyre."

Psikologu amerikan, Ed Diener nga Unioversiteti Illinois, ka pyetur njerëz nga kultura të ndryshme se si e ndiejnë ata lumturinë. Ai ka qenë në shumë vende, që nga Massai në Kenia deri në banorët e lagjeve të varfra të Kalkutës. Ai ka arritur në përfundimin se lumturia varet edhe nga kultura përkatëse dhe nga shoqëria. „Djali im pyeti një grua në Indi. Për pyetjen e tij të parë se a është e lumtur, ajo u përgjigj: "Burri im e di.Ai mund t`ju thotë nëse jam unë e lumtur apo jo." Për veshët tanë diçka e tillë është e pazakontë.

Pastaj djali im e pyeti për ndjenjën e vlerësimit të vetvetes, a e vlerëson ajo atë. Në Perëndim diçka e tillë është shumë e rëndësishme.Por ajo tha: "Për mua kjo është një gjë dytësore. Unë mund të gatuaj dhe të bëj gjërat që bën një shtëpiake. Për mua është e rëndësishme se si i kanë punët djemtë e mi."

Por ndryshimet kulturore venë edhe më tej. Studiuesit e Universitetit Standford në Kaliforni shtrojnë pyetjen nëse njerëz nga kultura të ndryshme thonë se janë të lumtur, a e ndjejnë ata atë gjë ose diçka të krahasueshme?

Rezultati i papritur është se amerikanët dhe evropianoperëndimorët kuptojnë me lumturi një gjendje të animuar dhe ngacmuese. Kurse kinezët kuptojnë me të një gjendje të qetë, paqësore dhe krejt të shtendosur të shpirtit.

https://kuqezi.albanianforum.net/

14Lumturia Empty Re: Lumturia 5/11/2011, 20:08

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
PERSE NUK JE I LUMTUR?

I

Shikoje botën e shih sa je ti dhe njerëzit rreth teje të palumturë. A e di përse janë njerëzit të palumturë?

Me siguri do të thuash se kjo ndodh për arsye të vetmisë apo nënçmimit, luftës apo urrejtjes, ose të pafesë. Gabim do ta kesh.

Për këtë gjendje ekziston vetëm një shkak: mendimet e gabuara në kokën tënde, mendimet aq shumë të përhapura, aq shumë të zakonshme sa që kurrë nuk të bie në mend që t`i shqyrtosh. Për shkak të këtyre mendimeve të gabuara është shtrembëruar imagjinimi yt i botës dhe i vetvetes.

Ti je aq rrept i programuar dhe shtypja e shoqërisë është aq e madhe sa që në mënyrë të mjaftueshme je i robëruar në kurthë që e shtrembëron figurën tënde të botës.
Prej këndej nuk ka dalje sepse ti as që dyshon se figura jote do të mund të ishte e shtrembëruar, të menduarit tënd gabim, kurse mendimet tua të gabuara.

II

Shiko rreth vetes dhe shih a mund ta gjesh një person të vetëm vërtet të lumtur – person pa frikë, të lirë nga pasiguria, ankthi, shtrëngimi apo mërzia.

Do të kishe fat po ta kishe gjetur një person të tillë ndër njëqind mijë njerëz. Kjo do të duhej të të sjellë në dyshim në programimin dhe mendimet që i keni të përbashkëta ti dhe ata.

Mirëpo, ti je i programuar edhe në atë mënyrë sa nuk dyshon, sa nuk ngurron, sa që ke mbështetje vetëm në paramendime (supozime) që të janë futur në ty nëpërmjet trashëgimisë tënde, kulturës tënde, shoqërisë tënde, fesë tënde. Dhe nëse nuk je i lumtur, je i ushtruar në atë mënyrë që ta fajësosh vetveten, jo programimin tënd, jo mendimet dhe idetë kulturologjike dhe të trashëguara.

III

Ajo që e bënë këtë edhe më zi është edhe fakti se një shumice të madhe njerëzish i është shpërlarë aq shumë truri sa që nuk kuptojnë sa të palumturë janë; si njeriu që ëndërron, dhe nuk mund ta marrë me mend se po ëndërron.
Cilat janë këto mendime të gabuara – pengesa në rrugën deri te lumturi? Ja disa shembuj.

A

Mendimi i parë: Nuk mund të jesh i lumtur pa gjërat me të cilat je i lidhur dhe që i konsideron të çmueshme.
Gabim. Nuk kalon as një moment i vetëm në jetën tënde pa e poseduar gjithë atë që të nevojitet për lumturi.
Mendo për këtë dy-tre minuta.
Arsyeja për shkak të cilës je i palumtur është se nuk përqëndrohesh në atë që ke, por në atë që nuk e ke.

B

Mendimi i dytë: Lumturia ndodhet në të ardhmën.
Nuk është e vërtetë. Pikërisht këtu dhe tani ti je i lumtur, mirëpo ti këtë nuk e di sepse besimet e tua të gabuara dhe imagjinimet tua të shtrembëruara të kanë robëruar në frikësime, mërzi, lidhshmëri (varësi), përleshje dhe fajësi, dhe të kanë bërë rob në lojën në të cilën je i programuar për ta luajtur.
Po ta kuptoje këtë, do të shihje se je i lumtur, edhe pse nuk je i vetëdijshëm.

C

Edhe një mendim: Do të jesh i lumtur nëse arrin ta ndryshosh situatën në të cilën gjindesh dhe njerëzit rreth teje.
Nuk është e vërtetë. Marrëzisht derdhë aq shumë energji duke tentuar që ta modifikosh botën.
Nëse thirrja jote është ta kalosh jetën duke e ndryshuar botën – shko atëherë dhe ndryshoje atë, mirëpo mos e kultivo në vehte mashtrimin se kjo do të të bëjë të lumtur.
Ajo çka të bën të lumtur apo të palumtur nuk është bota as njerëzit rreth teje, por mendimet në kokën tënde.

Ta kërkosh lumturinë në botën jashtë vetes është njëjtë sikur ta kërkosh folenë engjëllore në fundin e oqeanit.

Nëse, pra, lumturia është ajo që e kërkon, mund të ndalesh së derdhuri energjish me tentim që ta shërosh tollën tënde apo ta ndërtosh një trup tërheqës, ta ndryshosh banimin apo punën, bashkësinë apo stilin e jetës, apo madje edhe personalitetin tënd.
A po e kupton se do të mund ta ndryshoje secilën nga këto gjëra, do të kishe mundur të ishe veçanërisht i këndshëm dhe të kesh personalitet admirues, të gjindesh në një rreth më të këndshëm, e megjithatë të jesh i palumtur?

Dhe thellë në vetvete e kupton se kjo është e vërtetë, mirëpo megjithatë edhe më tutje harxhon mundim dhe energji duke tentuar të vish te ajo që nuk mund të të bëjë të lumtur.

D

Edhe një mendim i gabuar: Do të jesh i lumtur nëse të plotësohen të gjitha dëshirat.
Nuk është e vërtetë. Në të vërtetë, pikërisht këto dëshira dhe varësi krijojnë në ty shtrëngim, frustrime, nervozizëm, pasiguri dhe frikë.

Bëje një listë të të gjitha dëshirave dhe lidhshmërive tua, dhe secilës prej saj thuaja këto fjalë: “Thellë në zemrën time e di se edhe atëherë nëse i arrij këto, po qe se ato edhe realizohen, nuk do ta arrijë lumturinë.”

Dhe thellë zhytu në mendime mbi vërtetësinë e këtyre fjalëve. Plotësimi i dëshirave mund, në rastin më të mirë, të sjell shkëndija të kënaqësisë dhe entuziazmit. Mos e përziej këtë me lumturinë.

Ç`është atëherë lumturia?

Një numër shumë i vogël njerëzish e di përgjigjen, mirëpo askush s`mund të ta thotë, sepse lumturia nuk mund të përshkruhet. A mund t`ua përshkruash dritën njerëzve që janë ulur në errësirë gjatë tërë jetës së tyre? A mund t`ia përshkruash realitetin dikujt që gjindet në ëndërra?

Kuptoje se gjindesh në errësirë dhe errësira do të tretet; atëherë do ta kuptosh çfarë është drita. Kuptoje se kjo çka është duke të ndodhur ty është ëndërr e keqe e natës dhe nuk do të jetë më; atëherë do të zgjohesh në realitet.

Kuptoje se ke mendime të gabuara dhe do të humbin; atëherë do ta shijosh lumturinë.
Nëse njerëzit aq shumë synojnë lumturinë, përse atëherë nuk mundohen ta kuptojnë se kanë mendime të gabuara?

I

E para: Për arsye se kurrë nuk u bie në mend që t`i shohin ato si të gabuara apo madje edhe si mendime.

Programi ka qenë aq thellë i futur në ta sa i shohin si fakte dhe realitete.

II

E dyta: për arsye se kanë frikë se do ta humbin të vetmën botë që e njohin: botën e dëshirave, lidhshmërive (varësive), frikave, shtypjeve shoqërore, acarimeve, synimin për sukses, brengosjeve, fajeve, me shkëlqimet e kënaqësive, dëfrimeve dhe entuziazmeve që të gjithë këto mbartin me vete.

Paramendoje një njeri që ka frikë ta ndërpretë ëndërrën e keqe të natës sepse, në fund të fundit, kjo është bota e vetme që e njeh. Këtu je i përshkruar edhe ti edhe njerëzit tjerë.

Nëse dëshiron ta gjesh lumturinë e përhershme, të duhet të jesh i gatshëm ta urresh babën tënd, nënën tënde, madje edhe jetën tënde, dhe ta mohosh tërë pasurinë tënde.
Si? Mos moho asgjë, dhe mos u largo nga asgjë sepse atë që e lë dhunshëm, për të je i lidhur në mënyrë të amshuar.

Por më mirë vëreje (kuptoje) se kjo është ëndërr e keqe e natës, çka në të vërtetë është, dhe atëherë, i mbajte të gjitha apo jo, do ta humbin ndikimin e tyre në ty, fuqinë që të të lëndojnë. Më në fund do të zgjohesh nga ëndrra jote, jashtë këtij terri, pa këto frika dhe brengosje.

Kaloje një kohë në shikimin e secilës nga këto gjëra në të cilat je i lidhur si në ato që vërtetë edhe janë – ëndërr e keqe e natës që, nga njëra anë, shkaktojnë entuziazme dhe kënaqësi, por nga ana tjetër brengosje, pasiguri, tensione, mërzi, frikësime dhe mjerim.
Babai dhe nëna: ëndërr e keqe. Gruaja dhe fëmijët, vëllezërit dhe motrat: ëndërr e keqe. Gjithçka ke: ëndërr e keqe. Jeta jote siç është tani: ëndërr e keqe. Secili gjësend në të cilin je lidhur dhe për të cilën vetveten e ke bindur se pa të nuk mund të jesh i lumtur: ëndërr e keqe.

Atëherë do ta urresh babën dhe nënën, gruan dhe fëmijët, vëllezërit dhe motrat, madje edhe jetën tënde.

Dhe kështu lehtë do të mohosh gjithçka ke, dmth., do të ndalesh të lidhesh në sende dhe me këtë do ta asgjësosh mundësinë që të të lëndojnë.

Atëherë më në fund do ta shijosh këtë gjendje misterioze që nuk mund të përshkruhet dhe të shprehet – gjendjen e lumturisë dhe paqes së përhershme. Dhe do ta kuptosh se sa e vërtetë është ajo se secili që e heq lidhjen me vëllezërit dhe motrat, babën, nënën, tokën apo shtëpinë... do t`i paguhet njëqindfish dhe do ta trashëgojë jetën e pasosur.

Antony de Mello

https://kuqezi.albanianforum.net/

15Lumturia Empty Re: Lumturia 5/11/2011, 20:08

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Lumturia është e lindur…


… por dhe ekstaza që mund ta shpikësh vetë!

Si të ushqesh harmoninë shpirtërore. Nuk bëhet fjalë për ndonjë filozofi të madhe. Mund të mendosh për të tjerët se janë fatlumë, të tjerë mund të mendojnë për ty. Dhe a e dini pse?! Sepse në të vërtetë nuk dimë se ç’ndodh brenda tjetrit. Lumturia mund të jetë e lindur por dhe sekreti, që shpiket dhe pastaj pasurohet.

Psikologët mendojnë se lumturia nuk është ekstazë e përkohshme por është gjenetike. Pa marrë parasysh se çfarë ndodh në jetën tonë, ne do të jemi të lumtur aq sa ajo “është e shkruar në genet tona”.

Sipas psikologut Dejvid Liken, që ka publikuar dhe një libër mbi këtë temë: “është shumë mirë që shumica e njerëzve në thelb janë të kënaqur me jetën e tyre sipas një konceptimi personal të kënaqësisë”.

Sipas tij “te shumë njerëz ekzistojnë mendime të gabuara dhe kontradiktore mbi atë se si mund të arrijnë fatin dhe lumturinë në jetë. Për shumë nga ata, pasuria, bukuria, fuqia apo pozita janë vendimtaret, që mund të bëjnë njeriun të lumtur. Por kujdes! Kjo nuk është fare e vërtetë!

Nëse ndihesh gjithnjë e më shumë përtokë ndiq këto këshilla:
1. Punëso mendjen !
Njerëzit fatlumë kanë mendje krijuese dhe aktive

2. Mendo me optimizëm
Gjithë njerëzit e lumtur janë optimistë. Optimizmi mund të kultivohet. Pesimisti vazhdimisht ankohet përderisa optimizmi përqëndrohet në zgjidhje të problemit.

3. Qesh!
Është fiskultura e mendjes, shpirtit dhe trupit.

4. Fantazo!
Imagjinata është një nga mënyrat e mira për të mashtruar trurin

5. Shpërfill mendimet negative!
Përpiquni që çdo mendim negativ ta shndërroni në atë pozitiv. Mendimet negative sjellin apati dhe gjendje depresioni.

6. Zgjidh shoqërinë
Ekzistojnë shokë të gabuar për gjendjen tuaj shpirtërore. Ata vazhdimisht ankohen për diçka, vazhdimisht ju kritikojnë.Largohuni nga njerëzit që veçse u kujtojnë se jeta është e vështirë.

7. Rregulli i artë!
Mbani mend këtë fakt. Edhe pas ngjarjes më të keqe të mudshme që mund t’u ndodhë rikthimi në normalitet vjen për gjashtë muaj apo një vit.

8. Bëj atë që të pëlqen
Merruni me gjëra të vogla që ju kënaqin dhe relaksohuni.

Po si?

* Pushoni para se të lodheni
* Qetësohuni edhe në punë
* Femrat duhet ta kenë parasysh se relaksimi i shpeshtë i bën të duken të reja.

Ja dhe disa sekrete të vockla për të ndjerë lumturi dhe në punë:

* Largoni nga tavolina e shkrimit letrat e panevojshme. Mbaj vetëm ato që kanë të bëjnë me punët e ditës.
* Kryeni punët sipas rëndësisë.
* Mësohuni ta organizoni punën, t’u japësh detyra bashkëpunëtorëve dhe të dish të mbikqyrësh punën e tyre.
* Punoni me entuziazëm. Entuziazmi në punë të bën ta lësh mënjanë lodhjen dhe brengën.

Spekter

https://kuqezi.albanianforum.net/

16Lumturia Empty Re: Lumturia 5/11/2011, 20:09

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
KU FSHIHET LUMTURIA?



Kërkimi i lumturisë është po aq i vjetër sa njerëzimi. Poetë, filozofë dhe teologë kanë vrarë mendjen prej shekujsh për të përcaktuar çfarë është lumturia. Tani shkenca është përqendruar në të dhe është duke kërkuar përgjigje për pyetjet: Çfarë është lumturia? A matët ajo? A është diçka e mësueshme aftësia për të qenë i lumtur?

Studimet moderne nuk e përcaktojnë lumturinë si një çast euforik që kalon shpejt. Për to lumturia është më shumë një jetë e mbushur. Dhe kjo nuk është çështje talenti. Strategji si meditimi, mirënjohje për atë çka ke arritur, të mësosh të falësh, të vendosesh synime të arritshme, marrja e jetës me optimizëm, të gjitha këto mësohen dhe kontribuojnë në të ndjerit i lumtur.

Studime sistematike për gjendje shpirtërore pozitive janë duke u bërë prej dhjetë vitesh. Kjo e ashtuquajtur psikologji pozitive ka shënuar një moment kthese. Sepse tradicionalisht psikologët merren me anët e pakëndshme të jetës, si neuroza, frika dhe depresioni.

Mihaly Csikszentmihalyi, i cili ka nxjerre koncepton "flow", të përfshirjes totale në një aktivitet, shpjegon pse është popullore psikologjia pozitive: "Ekziston një lloj urie, nevojë për t'u marrë me anët e bukura të jetës. Jo vetëm diskutim gjithë kohen se si shërohen neurozat, se si mënjanohen burnout ose se si ulet stresi. Këto gjëra janë pa dyshim të rëndësishme. Por ato nuk i japin njeriut ndjenjën se jeta është e rëndësishme".

Shumë studime për lumturinë botohen në "Journal of Happiness Studies". Kjo revistë botohet nga "World Database of Happiness". Kjo është një banke të dhënash mbi lumturinë e cili ndodhet në Institutin e sociologjisë në Universitetin Erasmus në Roterdam.

Ruut Veenhoven e krijoi atë në vitin 1990. Ai shpjegon reaksionet në Universitetin Erasmus: "Koleget ishin skeptikë, por këtu kushdo mund të bëjë çfarë të doje. Vetëm se nuk merr ndihmë financiare, por kohën mund ta shfrytëzosh në atë mënyre që të thuash se kështu është mirë. Kurse tani ata thonë se, po, vërtet që ka diçka në këtë mes".

"Si e gjeta lumturinë"

Tal Ben-Shahar ka studiuar Filozofi dhe u specializua në kërkimin e lumturisë. Me këtë ai jo vetëm që lumturoi veten e vet, por edhe shumë nga studentët e tij. Leksionet e tij janë më të preferuarat në Harvard. "Herën e pare që mbajta leksione erdhën vetëm tetë studentë. Dy u larguan, pra në fund mbetën vetëm gjashtë. Vitin tjetër erdhën papritur 300 studentë. Dhe në vitin e tretë 900 të tjerë. Leksionet u benë shumë të preferuara sepse studentët i tregonin shokëve se ata e gjetën lumturinë", pohon Shahar.

Ai tregon dhe si e gjeti rrugën drejt lumturisë. Fillimisht pranon se ajo çka përfundoi në sallën e leksionit në Universitetin e Harvardit, filloi me shumë stres në një gare tenisi. "Unë mendoja se nëse do e fitoja garën ose kampionatin atëherë do të isha i lumtur. Sa herë që fitoja, vërtet që lumturohesha. Por kjo nuk zgjaste më shumë se dy ditë, ose një jave. Pastaj bija sërish në lojën e mëparshme midis lumturisë dhe trishtimit. Në fund m'u bë e qartë se diçka që vjen nga jashtë ose nuk ndikon fare ose të lumturon përkohësisht".

Ku gjendën më të lumturit e botës

Banka e të dhënave të lumturisë është një arkiv për të dhëna empirike. Këtu gjenden edhe krahasimet midis vendeve të ndryshme. Por në cilin vend të botës jetojnë njerëzit me të lumtur? Vendi i pare është Danimarka, e pasuar nga Austria dhe Zvicra.

Disa rezultate studiuesi Ruut Veenhoven nuk mund t'i shpjegoje, për shembull që fëmijët i dëmton lumturia individuale. Ose që për shembull disa ndikime të ndjenja e lumturisë nuk mund të matën. Ka vende që zotërojnë artin e të jetuarit, për shembull diçka si ajo e amerikano latinëve. Kualiteti i poezisë, letërsisë, kjo nuk mund të matet me shifra prandaj nuk mund të llogaritet as efekti i tyre".

A jam e lumtur? Pyesni tim shoq

Psikologu amerikan Ed Diener nga Universiteti i Illinois, ka pyetur njerëz nga kultura të ndryshme se si e ndiejnë ata lumturinë. Ai ka qenë në shumë vende, që nga Massai në Kenia deri në banorët e lagjeve të varfra të Kalkutës. Dr. Diener ka arritur në përfundimin se ajo, lumturia varet edhe nga kultura përkatëse dhe nga shoqëria. "Djali im pyeti një grua në Indi. Për pyetjen e tij të pare se a është e lumtur, ajo u përgjigj: Burri im e di. Ai mund t`ju thotë nëse jam unë e lumtur apo jo".

Shkencëtari thekson se "për veshët tanë diçka e tille është e pazakontë" dhe vijon të citoje: "Pastaj djali im e pyeti për ndjenjën e vlerësimit të vetvetes, a e vlerëson ajo atë. Në perëndim diçka e tillë është shumë e rëndësishme. Por ajo tha: Për mua kjo është një gjë dytësore. Unë mund të gatuaj dhe të bëj gjerat që bën një shtëpiake. Për mua është e rëndësishme se si i kanë punët djemtë e mi".

Çfarë kuptojmë me lumturi

Por ndryshimet kulturore venë edhe më tej. Studiuesit e Universitetit Standford në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, shtrojnë pyetjen, nëse njerëz nga kultura të ndryshme thonë se janë të lumtur, a ndjejnë ata një gjë ose diçka të krahasueshme?

Rezultati i papritur është se amerikanët dhe evropianoperëndimoret kuptojnë me lumturi një gjendje të animuar dhe ngacmuese. Kurse kinezet kuptojnë me të një gjendje të qetë, paqësore dhe krejt të ç'tensionuar të shpirtit.

https://kuqezi.albanianforum.net/

17Lumturia Empty Re: Lumturia 5/11/2011, 20:09

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Sekrete për të qenë më të lumtur


A nuk do të donit që të kaloni më shumë ditë në jetën tuaj duke u ndjerë tërësisht të plotësuar? Ju ka ndodhur të pyesni veten pse nuk ndiheni të lumtur pavarësisht gjërave të mira që iu ka ofruar jeta?

Nëse lejoni ofendimet dhe kritikat t'ju mërzisin, duke i përsëritur ato si një monolog i brendshëm negativ pasi momentet e këqija kanë kaluar, ju jeni në të vërtetë si të gjithë të tjerët, së paku si shumica e njerëzve.

Por, ekzistojnë disa taktika të thjeshta që mund të jenë me të vërtetë të afta të vënë një buzëqeshje në fytyrën tuaj. Ju mund të rrisni ndjeshëm nivelin e lumturisë, jo detyrimisht duke zbuluar se keni fituar llotarinë apo një trashëgimi nga një i afërm i vjetër që nuk e dinit që ekzistonte, por thjesht duke adoptuar mënyra të reja të të menduarit.

Ndërkohë që rreth 50 përqind e aftësive tona për të qenë të lumtur është e përcaktuar nga ajo që studiuesit e quajnë si "thirrje natyrore" për lumturi dhe 10 përqind varet nga rrethanat e jetës sonë, një pjesë e konsiderueshme prej 40 përqind është plotësisht në dorën tuaj, pra nga mënyra se si ju zgjidhni të reagoni ndaj ngjarjeve, si përballeni me stresin, si zgjidhni të kaloni kohën tuaj dhe më shumë.

Fakti se ne mund të influencojmë gati gjysmën e kënaqësisë tonë është një zbulim mahnitës dhe ndërgjegjësimi mbi rolin që njeriu mund të luajë në nxitjen e lumturisë dhe gëzimit, e ka bërë eksperten e Shëndetit Vetjak Mendor, Catherine Birndorf, që të shkruajë librin e saj të ri "Nëntë Dhomat e Lumturisë".

Ajo që ka analizuar me kujdes situata të ndryshme që ndikojnë në përkeqësimin e humorit dhe mënyrën se si njerëz të ndryshëm reagojnë në situata të njëjta dhe ka gjetur metoda të ndryshme që mund të konsiderohen secila si sekreti i fshehtë i lumturisë: duke ndryshuar qasjen tuaj ndaj situatave të ndryshme, mund ta bëni zërin tuaj të brendshëm më pozitiv, duke iu gëzuar pasionit tuaj (qoftë ai pasioni për lulet, sportin apo udhëtimin) apo duke gjetur një sens të qëllimit që iu ndihmon të jeni më të lumtur në secilën nga "dhomat" e shtëpisë tuaj emocionale.

(Metafora që përdoret për jetën duke e krahasuar atë me një shtëpi bëhet për efekt që t'ju lejojë t'i shihni fushat e ndryshme të jetës tuaj si dhoma: dhoma e gjumit për romanca, zyra për punë dhe çështje financiare, dhoma e ndenjes për shoqërinë, etj).

Ashtu si çdo gjë tjetër e vlefshme për shëndetin tuaj apo sigurinë tuaj financiare, përmirësimi i lumturisë tuaj është një çështje për të bërë alternime të vogla në vendimmarrjen tuaj, por që kanë shpërblime të mëdha dhe afatgjata. Kthejini këto katër zakone në një pjesë të rregullt të ditës suaj, në mënyrë që të ndiheni më të plotësuar, të vetëkënaqur dhe të lumtur sot dhe çdo ditë të jetës tuaj.

1. Gjërat e tepërta, edhe kur janë të mira bëhen të këqija

Kompanitë ajrore kanë plotësisht të drejtë kur iu këshillojnë që në raste emergjence të vendosni në fillim maskën tuaj të oksigjenit përpara se të ndihmoni personin e ulur pranë jush. Kjo këshillë nuk është aspak egoiste, është thjesht të kesh kujdes për veten. E njëjta gjë vlen edhe në jetën e përditshme kur na duhet të ndihmojmë njerëzit përreth nesh.

Sigurisht, është e mrekullueshme të jesh person bujar dhe dashamirës sidomos kur bëhet fjalë për t'i kushtuar pak kojë të tjerëve, por në një moment të caktuar mund të ndodhë të japësh nga vetja më tepër se sa duhet. Kjo është rraskapitëse dhe nuk i bën mirë askujt.

Kur arrin në një pikë të tillë të ngjashme kur të duket se po vetësakrifikohesh, të duhet të mësosh t'i thuash jo personit tjetër që të kërkon ndihmë shpirtërore, financiare apo fizike. Ndonjëherë është legjitime që edhe t'i vetë të kërkosh ndihmë nga njerëzit e afërm, miqtë apo kolegët.

Në këtë mënyrë, do të kesh më shumë mundësi të kujdesesh për interesat e tua personale dhe të ushqesh anët pozitive të karakterit tënd që të bëjnë të ndihesh më i lumtur. Duke u ndjerë më mirë dhe më në paqe me veten dhe duke rifituar energjinë e nevojshme, do të jeni të aftë të tregoheni edhe më tepër bujarë dhe dashamirës me të tjerët.

Në këtë mëryrë, duke ndjekur një pjesë teatrale që ju pëlqen, duke dalë pas darke për një shëtitje, duke notuar në mëngjes, duke lexuar në kolltukun tuaj të rehatshëm ose duke bërë çfarëdolloj gjëje që iu pëlqen dhe entuziazmon, do të shikoni se si dita juaj e lodhshme dhe e mërzitshme do të mbushet me dëshira në vend të detyrimeve.

Mundohuni ta shihni në këtë mënyrë: të duhet të jesh i fortë për t'i ndihmuar të tjerët. Të kujdesesh për pamjen tënde të brendshme është po aq e rëndësishme sa të kujdesesh për atë të jashtme. Mësohu të njohësh limitet e tua dhe qëndro i lumtur për të qenë i shëndetshëm.

2. Tani është momenti! Shijoje atë!

Kur je fëmijë, kënaqesh me pasditet e gjata dhe argëtuese me shokët dhe shoqet në parkun e lojërave, ndërkohë që nëna jotë të ruan nga larg. Ke në dispozicionin tënd orë të tëra të gjata për të eksploruar çdo metër katror të vendit dhe ndihesh tërësisht i lirë. Kur i rikujton këto momente të fëmijërisë me nostalgji, nuk është çudi të të duken perfekte.

Por, kur tashmë ka ardhur koha që të shoqërosh fëmijët e tu për tek parku i lojërave, gjithnjë i nxiton ato për t'u kthyer sa më parë në shtëpi. Ndonjëherë nuk të bën keq të ndalesh dhe të mendosh: Çfarë do të mbajnë mend ato? Ty që u bërtet‚ "nxitoni është shumë vonë", duke u kthyer për në shtëpi?

Fëmijët zakonisht i gëzohen shumë shëtitjeve. Ata kënaqen më shumë duke u endur rrugëve, duke ndaluar para çdo vitrine dhe duke parë shatërvanin që nxjerr ujë pa pushim se sa duke luajtur në shtëpi me vidiolojëra. Të duhet të ndalosh bashkë me ta dhe të mendosh: kujtimet e tua janë të mbushura me parqet e lojërave dhe të kthehen shpeshherë në mendje si një film, por ndoshta filmi i tyre nuk do të jetë aq interesant sa i yti.

Ndoshta mendimet e tua duhet të ndryshojnë nga "do t'ju çoj në park që të luani" në "le të luajmë tani, këtu ose kudo që të jetë e mundur". Kjo është e gjitha. Mjafton të kalosh kohë me fëmijët e tu dhe ndihesh më i lumtur.

Mos kërko një shkak, një kohë apo një vend të caktuar për të luajtur. Ky është momenti! Shijoje! Ky mund të jetë një moment perfekt për fëmijët e tu, që do ta kujtojnë gjatë gjithë jetës së tyre, sigurohu që edhe ti të jesh pjesë e këtij momenti.

3. Gjej "strofullën" tënde!

Sado njeri i shoqërueshëm dhe social të jesh, çdokush ka nevojë të kalojë disa momente vetëm çdo ditë për t'u rikarikuar. (Po ta mendoni, edhe telefoni juaj ka nevojë të karikohet). Koha është dhurata më e çmuar që mund t'i bëni vetes çdo ditë për të qenë më i lumtur, për të shkarkuar energjinë negative dhe për të ndryshuar humorin e keq dhe që nuk të kushton asgjë (as nuk iu detyron të shkoni asgjëkundi).

Megjithatë, kur jetoni me një shok në dhomë, kur keni fëmijë të vegjël ose jeni të zhytur në një mal me punë dhe një afat të shkurtër për ta përfunduar atë, të kërkosh pak kohë të lirë për veten mund të duket si një mision i pamundur.

Fatmirësisht, nuk të duhet të fluturosh drejt një ishulli të shkretë të mbushur me palma dhe ujvara gjigante (edhe pse kjo do të ishte ideale) ose të flesh jashtë shtëpisë (gjë që të tundon gjithashtu), në mënyrë që të fitosh atë pak kohë të çmuar për ta kaluar me veten.

Kur vajza ime ishte 3 vjeçe, kishte zakon që të fshihej në "strofullën" e saj, një hapësirë e vogël midis dollapit dhe krevatit në dhomën e saj, të cilës i kishte vënë sipër një mbulesë dhe merrte me vete albume fotografish apo kafshë të ndryshme për të luajtur në vetmi.

Kur e kërkoja më thoshte: "Nuk mund të futesh këtu brenda, kjo është strofulla ime dhe vetëm mua më nxë". Urtësia e saj fëminore ishte shumë e qartë: edhe një fëmijë ka nevojë për kohë dhe hapësirë personale ku të mbyllet, duke lënë të gjithë botën jashtë dhe të mendojë në qetësi.

Unë zakonisht e gjej kohën dhe hapësirën time kur notoj ose kur vrapoj, larg gjithçkaje. Kujtohu se ku ndihesh më i relaksuar, qoftë duke pirë kafe në një lokal në periferi të qytetit, madje edhe duke palosur rrobat me qetësi në dollapin tënd. Gjej ato momente që të bëjnë të ndihesh në paqe, ato endje të shkujdesura nëpër qytet pa patur asnjë destinacion dhe shkarkoji aty të gjitha shqetësimet. Mendo thjesht për atë që të bën të jesh e lumtur.

E rëndësishmja është që të kuptosh se çfarë është dhe më pas të sigurosh kohën për ta bërë atë më shpesh. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një shëtitje në natyrë, për shkëmbim eksperiencash me miqtë apo për të ndihmuar të tjerët të gjejnë kënaqësi shpirtërore, çfarëdo qoftë do të ndihesh më mirë, madje edhe kur mendon për të.

Pas këtij pushimi të vogël është e garantuar që do të ndiheni më mirë dhe më mirënjohës kur të riktheheni në "shtëpinë" tuaj të çmendur emocionale dhe në jetën e ngarkuar që iu pret atje.

4. Edhe konfliktet të ndihmojnë!

Ka diçka që të gjithë ne duhet të mësojmë. Kur një mik është i xhindosur me ty ose ti me të (ose nuk gjeni dot një gjuhë të përbashkët me kolegët dhe rrezikoni mbarëvajtjen e projektit), gjëja më e vështirë ndonjëherë është t'i telefonosh këtij personi për të diskutuar problemin.

Por, në momentin që e bën, gjithmonë ndihesh më mirë. Shanset më të shumta janë që mund të keni kontradikta për gjëra të vogla dhe keni më shumë gjëra të përbashkëta se sa të ndryshme me njëri-tjetrin, por të duhet ta diskutosh situatën në mënyrë që të zbulosh se ku mund të bini dakort dhe ku jo.

Në rastet më të shumta gjëja e duhur është t'i telefonosh mikut tënd dhe të organizosh një takim për t'u sqaruar. Nuk është edhe aq e vështirë t'i tregosh të tjerëve se sa të rëndësishëm janë për ju dhe se doni që ta kapërceni murin që është krijuar mes jush dhe më pas t'i shpjegoni këndvështrimin tuaj të gjërave.

Në vend që të merreni me ngarkimin e fajit, tregojini të tjerëve që iu vjen keq për shqetësimin që mund t'u keni shkaktuar ose në rast të kundërt të shpjegoni pse ndiheni i lënduar.

Studimet tregojnë se ruajtja e lidhjeve, veçanërisht me miqtë është një nga gjërat më të rëndësishme për lumturinë tuaj afatgjatë. Ndërkohë që nuk është aspak e nevojshme që të jeni tërësisht të njëjtë për të patur gjëra të përbashkëta apo thjesht për të kaluar momente të bukura së bashku, e nevojshme është që të komunikoni dhe të anashkaloni mosmarrëveshjet e vogla.

Mundohuni të gjeni edhe anët e ndryshme të karakterit tuaj dhe të mësoni sa më shumë nga njëri-tjetri, nxirrini në pah ndryshimet tuaja dhe ndonjëherë qeshni me to. Mund t'i thoni vetes: edhe pse jemi të ndryshëm dhe nuk biem dakord në çdo detaj, nuk do të thotë që nuk mund të jemi miq.

Mund të jemi miq dhe të kemi mosmarrëveshje në aspekte të caktuara gjithashtu. Mund të kemi konflikt për një kategori të caktuar gjërash, por megjithatë të jemi miq të përjetshëm. Konflikti është i shëndetshëm. Në fakt është një pjesë e pandashme e jetës.

Lucy Danziger

https://kuqezi.albanianforum.net/

18Lumturia Empty Re: Lumturia 5/11/2011, 20:10

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Sekreti i lumturisë

Një punë cilësore, shëndeti i mirë dhe siguria financiare janë sekreti i lumturisë. Këtë e vërteton një sondazh i qeverisë amerikane i kryer në mijëra njerëz në të gjithë botën.

Përpjekjet për ta kategorizuar mirëqenien e popullsisë kanë treguar se tre të katërtat e popullsisë e klasifikojnë kënaqësinë me jetën në pozicionin e 7-të nga maksimalja 10. Sondazhet zbuluan ndryshime të mëdha mes njerëzve të profesioneve dhe të moshave të ndryshme.

Profesionistët, doktorët, avokatët, infermierët, mësuesit dhe policët ishin më të kënaqurit me jetën, duke i vënë jetës së tyre notën 7.6 nga 10. Këto grupe përbëjnë 10 për qind të popullsisë. Punonjësit profesionistë ishin ata me një lumturi mesatare.

Më të palumturit ishin punëtorët, pensionistët dhe të papunët; ata që përbëjnë 15 për qind të popullsisë. Nota e lumturisë së tyre ishte 6.7 nga 10 pikë. Ata ishin ndjerë më shumë se grupet e tjera të palumtur, në gjendje depresioni, të pasigurt dhe të vetmuar. Ana e mirë ishte se ishin më të kënaqur me jetën e tyre, pasi ndiheshin pjesë e komunitetit, duke reflektuar varësinë e tyre ndaj saj.

Shitësit e dyqaneve, hidraulikët, stafi nëpunës dhe menaxherët e rinj i vinin jetës së tyre notën 5 nga maksimalja 10. Ata s'ndiheshin as të palumtur dhe as të lumtur. Por në mesin e këtyre punonjësve, rreth 15 për qind, kishte nga ata që e konsideronin veten plotësisht të lumtur, duke i vënë jetës notën 10.

Sondazhet e kryera në mijëra njerëz treguan se frika ndaj sigurisë financiare dhe shqetësimeve ndaj komunitetit e shqetësonin mendjen njerëzore. Kënaqësia ishte më e lartë me marrëdhëniet dhe përshtatjen në shoqëri.

Mosha luante rol të rëndësishëm në reagimet e njerëzve. Shqetësimet për paratë ishin më të ulëta tek të moshuarit, por shqetësimet për shëndetin ishin më të larta. Për të rinjtë ishte e kundërta. Ata mbi moshën 65-vjeçare ishin shumë të kënaqur me standardin e jetesës, dhe 80 për qind ishin të kënaqur me sigurinë financiare.

https://kuqezi.albanianforum.net/

19Lumturia Empty Re: Lumturia 5/11/2011, 20:13

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Lumturia është për të marrët; të mos jesh i lumtur është marrëzi e dyfishtë

Do të filloj shtjellimin tim mbi lumturinë nga dy pikat e para etike që përballen me rrugën e kërkimit të haresë e të fatlumsisë. Nëse themi se për të qenë i lumtur duhet kaluar nëpër fazën e shëndrrimit të shpresave pa asnjë kusht në qëllim përfundimtar duke mos patur kujdesin për pasojat, atëherë përballemi me dy probleme, si që thashë etike mjaftë të diskutueshme : në rradhë të parë, do të përmend rrenën dhe menjëherë Kantin i cili flet për një të them të drejtë për të rrejtur. (Sikur njerëz me qëllime të errëta ngasin një tjetër dhe trokasin në derën time e pyesin për të, duhet të tregoj se ai mëshifet tek unë ose jo? Nëse tregoj, e vë në rrezik jetën e një të pafajshmi, unë jamë një i pamëshirshëm… dhe a do të jem i lumtur? Në raste të ngjajshme, mendoj se rrena ia vlen para pasojave.

Çështja e dytë është e lidhur kryekëput me disa teori fetare shpesh jo mirë të sqaruara nga një numër teologësh kur thonë se duhet punuar për botën e amshuar, se për atje duhet ta kërkojmë e fitojmë lumturinë. Ngarkimi etik qëndron në punën e njeriut për të qenë i lumtur edhe në këtë jetë dhe për të ju sjellë një lumturi familjes. Por nëse duhet punuar për të fituar jetën tjetër, atherë krejt mundi për të fituar e jetuar në hare shëndrohet në turbullirë, zhgënjim tokësor dhe katrahurë etike.

Sa i përket fesë islame, ky qëndrim është tepër i vjetëruar dhe nuk qëndron më aspak slogani i thjeshtë dhe tepër në kundërshtim më fenë : « Punoni për ahiret ». Teologët e rinj shumë mirë sqaruan dhe sqarojnë se puna është detyrë e çdonjërit si për fitim e gjallërim korekt në këtë botë, poashtu edhe për në botën e pafund. Lumturia arrihet shum vështirë me barkun e uritur. Dhe të shtoj se me bark të uritur, me familje të uritur, nuk shkohet në asnjë faltore e sidomos për të kërkuar lumturinë e pas vdekjes, andaj, duhet njeriu të mënjanoj nga mendja etikën se puna është e dedikuar për « atë botë » Kjo lloj etike shoqërore duhet ngritur rrënjësisht për t’ ia lëshuar vendin punës si mjet për të arritur begatinë materiale tani e kështu, të krijohet një rrugë e sado e vogël për lumturi dhe njëherit, një rrugë poashtu e vogël, për lumturinë e amshueshme.

Morali në lumturi. Gabimet e moralistëve.

Disa filozofë parashtrojnë çashtjen morale të lumturisë dhe e identifikojnë me kënaqësitë. Ata e arsyetojnë këtë me argumentin se lumturia është dhënie përparsi trupit mbi shpirtëroren. Edhe në këtë pikë them se lëmshi ngatërrohet pa u munduar sa duhet të gjinden justifikime për të thënat dhe bindjet e tilla të moralistëve. Çka mund t’i dëshirojmë më të mirë njeriut, pra vehtes dhe të tjerëve përveçse lumturi ? Ajo do të jëtë pjesë e trupit dhe e shpirtit. Do të nisemi nga shëndeti fizik që do të them se është parakusht (në pjesën më të madhe ) i mundësive për lumturi. Vallë mungesat shëndetësore personale dhe ata të rrethit si familja e më gjëre nuk janë zanafillë e mjerimit ? Shëndeti i mirë dhe mundësitë e kënaqsive trupore, krijojnë bazat e para për lumturi. Mjafton një përmirsim i lehtë i gjendjes fizike që i sëmuri të ndjehet i lumtur...; një fitim i vogël që mundëson ushqimin e vehtes e familjes shëndron brengën në hare. Lypësi më i mjerë është fatlum kur dikush ia zgjat dorën se me këtë krijon kushte për mbarëvajte fizike dhe vetëm kjo ndjenjë i shkakton gëzim.

Përkundrazi mendimeve të moralistëve, them se lumturia duhet të jetë detyrë morale e çdokuj së pari ndaj vetvetes pasiqë ajo nxit njeriun në përparim dhe pastron shpirtin e trupin nga vuajtjet shkatëruese që dëmtojnë në një masë të madhe njerin. Pra, duhet kërkuar lumturinë në çdo hap se ajo është diçka që mungon e njeriu kërkon një të mirë që që s'e ka në posedim. Lënia pas dore, neglizhimi dhe mosangazhimi , si që thot një fjalë popullore, « për ditë më të mira », krijon shprazëtirë dhe mjerime të rënda shpirtërore. Kur themi se kërkojmë lumturinë, këtë e bëjmë jo vetëm se ajo mungon por nga se edhe e dëshirojmë atë. Pascal-i thot se çdo kush shpreson të gjej lumturinë, nënkuptuar këtu edhe atë që nis të varret. Përmend këtu këtë filozof se çdo kush ik nga vuajtja, nga trazira, nga fatkeqsia dhe kjo ikje ç’është ? Nuk është kërkim i lumturisë. Kjo pohon edhe njëherë atë që thash më lartë se kërkimi i lumturisë është obligim moral dhe asesi nuk bie në kundërshtim me të. Gabimi pra qëndron në përzierjen e dëshirës më të lartë për lumturi me shumën e kënaqsivë pa dallim. Këtu edhe Kanti shum i përmendur sikur ngatërron lëmshin nëpër çekrekun e vet moralizues. Një vështrim pyetës mbi çështjen mjafton të ndajmë shapin nga sheqeri. Lumturia nuk është e nuk mund të jetë thjeshtësim i kënaqsisë e as shpëtim i plotë nga vuajtja. Të dyjat ecin rrugës së tyre të pafund. Kur ndihemi fatmjerë e të paaftë nuk shkaktojmë vdekjen tonë. Nëse e bëjmë atë, e bëjmë për ideale të ndryshme se kërkojmë një pavdekshmëri nëpërmjet një akti. (Në botëkuptimet e mia ky akt nuk ka asnjë vlerë, prekundrazi ai është dobësi dhe mungesë force e qëndrueshmërie. Religjionet gjithashtu nuk e parapëlqejnë vetvrasjen kurse islami e ndalon rreptësisht). Përmëtepër, nuk mund te themi në asnjë mënyrë se objektet (pasuritë) e ndryshme nuk ndikojnë në krijimin e ndjenjës së kënaqsisë dhe satisfakcionit vetanak e më gjërë. Nëse fuqia e rezonimit aktif është e aftë të vendos dhe veproj drejt mirësisë, atherë nuk egziston gjë tjetër vetëmse një lëvizje drejtë krenarisë dhe kënaqje shpirtërore. Vet moralisti që arrin të mposhtë një deshirë drejtë një kënaqsie, është një kënaqsi e lumturi për të. Mundimi dhe tentativat e sportistit për të arritur i pari është krenari, vendi i fundit i sjell jokënaqsi dhe poqese forca e brendshme mungon sjelle edhe ndjenjët e devalorizimit që nuk kapet për asnjë lloj morali as fetar e as « moralist ». Arrijtja e lumturisë, si që përmenda më parë, në vehte përmban shpesh dhimbje dhe sakrifica të panumërta. Vlen të përmenden ushtrimet e gjata dhe të mundimshme të sportistëve e sidomos, unë ndjej një krenari të përmend kohëzgjatjen e shtatzanisë kur nëna e ardhshme është më se e lumtur duke qenë plotësisht koshiente për dhimbjet e lindjes… Krenaria e lehonës është lumturi e pashoqe. Vlerësoj se kalimi nëpër kënaqsi fizike, kalimi nëpër dhimbje, nëpër begati objektesh..., nuk duhet të jetë asesi pengesë morale për të arritur lumturinë. Vet moralistët arrin lumturinë e tyre duke nënçmuar vlerat e tjetrit gjë është është amorale në vetvehte. Arritja e lumturisë është në vend të parë çështje dëshire dhe rezonimi i pastër i çdonjërit dhe ai duhet të arrihet ashtu si e shef personi. Këtu do të konsiderojmë element më të rëdësishëm etikën shoqërore dhe jo lloje të pavlefshme të një pseudomorali. Etika që duhet patjetër përmbajtur është respektimi i lumturisë së tjetrit dhe moscënimi i të drejtës së tjetrit për lumturi. Krijimi dhe ndihmesa për të krijuar njerëz të lumtur është lumturi më e madhe që mund të dëshirohet, e pra kjo është moral dhe etikë e pakontestueshme në rrugën e lumturisë.

A është lumturia permanente apo e tashpërtashme?

Tani kur themi se lumturia është diçka që na mungon, ç’ndodh kur e kemi atë që na mungonte e na bënte jo të lumtur? Atë që nuk e patëm tani e kemi dhe tanimë lumturia që kërkonim e posedojmë, nuk na mungon por nuk jemi akoma plotësisht të lumtur se në të njëjtin moment paraqitet dëshira për diçka tjetër që tani ia ndiejmë mungesën. Gjithënjë themi : » Ah sikur…. », « Sa i lumtur do të isha… » çdo herë zbulojmë se aty nuk është akoma ajo lumturi që dëshironim dhe, nisje nga fillimi. Nga kjo si përfundim nxjerim se Lumturia është dëshirë pozitive dhe meriton të dëshirohet. Ja se si e spjegon Schopenhaueri këtë : « Jeta luhatet si lavjerësi, nga e majta në të djathtë, mes vuajtjes dhe kokëçarjes .»

Lumturia është gjithashtu një diçka që e dëshirojmë për çdo herë. Shtrohet pyetja tani , si e tillë a është e qëndrueshme në kohëzgjatje apo e tanipërtanishme? Pasiqë e dëshirojmë përgjithëmonë, do të ndaj gjërat – përjetimet që kanë vlera të gjata kohore si besnikëria, martesa, puna që duam dhe që është stabile, mirëqenia shëndetësore e familjes e sidomos të më të afërmit. Me një fjalë, siguria e shumanëshme e permanente krijon gjendje qetësije dhe pushim shpirtëror, që mundëson fushë të gjërë të plotësimit të kënaqsive kohëshkurta dhe kështu ndërtohen kushtet primare për një jetë të mbushur me lumtur i që i jep asaj ndjenjën e vlerës së konstante.

Nëse themi se lumturia është qëllimi më i dëshiruar i njeriut për sot dhe për mot, pra, për këtë jetë dhe për jetën në botën e amshuar, atëherë konstatojmë se njeriu pa përjashtim, dëshiron lumturinë dhe në brendi të tij shëndrohet në të uritur të përjetshëm, së paku në psiqikën e tij dhe gjithmonë shpreson të prekë fatlumsinë që aq shum i mungon. Në këtë vrap, do të kaplojmë edhe dëshirën dhe detyrën morale për ti bërë edhe të tjerët të lumtur. Nënkuptohet, kjo dëshirë dallon nga cilësia e subjektit dhe nga shkalla e ndjenjës së dashurisë për tjetrin. Kur dikend e duam më tepër , jemi në gjendje të bëjmë çmos për ta bër të lumtur dhe kështu e bëjmë të lumtur edhe vetvehten…

Lumturia pjesë e imagjinatës reale dhe dëshirë e mirëqenies psikofizike.

Trajtuam disa nga kushtet të karakterit më tepër fizik, moral dhe etik të lumturisë. Të them tani se ajo është në masë të madhe pjesë e imagjinatës së njeriut. Ajo është koshiencë e njeriut që hulumton, që kërkon, të mirën dhe poqese arrijmë në një çiltësi psiqike, imagjinata e ynë nuk do të na luaj dredhi, së paku nuk do të na dredhoj shpesh që do të thot se për të qenë i lumtur nevojitet një imagjinatë e shëndoshë se ajo është sunduesja e tmerreve dhe fatlumsive në psiqikën e njeriut. Dhe si përfundim do të them se krejt çka të bëjmë në jetë anon nga një qëllim i qartë që e quajmë lumturi. Dëshirë, kënaqsi dhe plotësim nevojash pa dallim. Kam kujdesin të përmend se lumturia është kuptim abstarakt dhe personal por që në vehte përbën një mori vlerash madhore nga të cilat shërbehemi për të krijuar mirësinë tanë. Nisem nga shëndeti, familja, dashuria, miqët, puna, fitimi, siguria, mirënjohja. Pra çdo përparsi qoftë materiale, shoqërore e shpirtërore, ka rolin e vet të rëndësishëm në ndërtimin e lumturisë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

20Lumturia Empty Re: Lumturia 5/11/2011, 20:13

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
LUMTURIA KUNDRUALL DËSHPËRIMIT

Në shumë studime bashkëkohore është arritur deri te i njëjti përfundim se njerëzit e dëshpëruar kronikë, të cilët e shikojnë botën nëpërmjet prizmit të dyshimit, veçanërisht u janë të ekspozuar sëmundjeve të zemrës.

Gjithashtu, nga këto studime kuptojmë se shpirtngushtësia rrit rrezikun edhe për shumë sëmundje të tjera. Ndërsa në anën tjetër, shpirtmirësia, ose thënë thjesht lumturia, duket se ka efekte protektive për shëndetin.

Sjelljet cinike, dyshimi, mëria etj., janë faktor me efekt shumë negativ në botën mentale të njeriut e që pasojat e tyre e rrezikojnë seriozisht shëndetin tonë fizik, thotë dr. R. Williams, kërkues në lëmin e medicinës në Universitetin e Dukës. “Shpirtngushtësia, jo vetëm që paralajmëron rrezikun nga sëmundjet e zemrës, por mund të shkaktoj edhe vetë vdekjen” - vazhdon ai.

Format subtile të shpirtngushtësisë si: skepticizmi, dyshimi, intrigat, mosbesimi dhe animi ka sarkazmat ofenduese, janë të dëmshme mu sikurse vërshimi i shpejt i formave më agresive si: hidhërimi, zemërimit, tërbimit etj. Njerëzit e dëshpëruar janë më të prekur nga sulmet në zemër (infarkti) se sa njerëzit me disponim të mirë. Dëshmitë faktike, se në çfarë forme apo mënyre sjelljet, qofshin pozitive apo negative, ndikojnë në proceset shëndetësore të organizmit tonë, janë lëndë e kërkimeve në shumë sfera shkencore.

Lidhjet në mes të dëshpërimit dhe shëndetit u publikuan para më së 30 vitesh, kur dy kardiolog nga San Francisko, dr. M. Friedam dhe dr. R. H. Rosenman, e sajuan termin e “Tipit A”, përmes të cilit përshkruanin shkakun e sjelljeve i cili bie deri te rreziku nga sëmurjet e zemrës. Personi me karakteristikat e “Tipit A”, anon kah emulacionet e përhershme ambicioze e ngacmuese të përqendruara fuqishëm kah caku të cilin dëshiron ta arrijë dhe atë gjithnjë nën presionin e kohës, pra me nguti.

Dr. Redford Williams gjatë një debati publik

Kundruall personit të “Tipit A”, personi i “Tipit B”, shpalos karakteristika tjera sjelljesh. Ai është i qetë, i matur dhe vështir kalon pragun e hidhërimit. Mirëpo lind pyetja: nëse njerëzit janë të dëshpëruar çfarë të bëjmë? Qysh në vitet e ‘60-‘70 është rekomanduar që format e ndryshme të dëshpërimit, të zbutën përmes ndonjë efekti “filtrues”.

Në studimet më të reja, dr. Williams dhe kolegët e tij, konkluduan se, shumë më pak e rëndësishme është forma e paraqitjes së dëshpërimi, sesa zbulimi i një mundësie praktike që të arrihet qëllimshëm deri te ai. Të shprehurit e përkohshëm të simptomave shqetësuese nuk janë edhe aq të rrezikshme për shëndetin.

Problemi paraqitet atëherë kur shpirtngushtësia merr formë kronike, pra kur ajo bëhet, si të thuash stil personal. Ai dhe stafi i tij në Universitetin e Dukes, konstatuan, se deri në një farë mase edhe mund ta matin dëshpërimin, duke shfrytëzuar testin e personalitetit të ashtuquajtur MMPI (Minnesota Multiphasic Personality Inventory) - një test që e përdorin psikologët për të zbuluar tek pacientët, probleme morale, sociale, çrregullimet e personalitetit, sjelljeve etj.

Nga studimi i disa mijëra kandidatëve ata arritën në përfundim se të gjithë ata që kishin kaluar shkallën e 50% ishin personalitete tek të cilët shpirtngushtësia ishte pothuajse veti kronike dhe mundësia e sëmurjeve kardiovaskulare ishte po ashtu shumë më e lartë. Kurse ata kandidatë që nuk e kishin kaluar shkallën e 50% pra, ku dominonte shpirtmirësia, mundësia e prekjes nga sëmundjet e zemrës ishte gjithsesi më e ulët.

Dr. Williams nuk u kënaq me kaq. Për ta vërtetuar saktësisht ndikimin e shpirtngushtësisë në organizmin e njeriut, pra për të ofruar fakte edhe më bindëse, ai vazhdoi testimet edhe më tej në Universitetin e Dukes.

Më se 20 vite rresht ai përcolli shëndetin dhe stilin e jetës të mbi 250 studentëve të medicinës, të cilët po ashtu, studionin ose kishin studiuar në këtë universitet. Ndikimi i efekteve të shpirtngushtësisë ishte dramatik! Ai konstatoi se studentët shpirtngushtë, pra të mërzitur, melankolik, ironik, cinik, nervoz, agresiv etj, u prekën pesë herë më shumë nga shqetësimet e zemër, se sa ata me disponim të mirë.

Megjithatë, dr. Willams thotë se këto rezultate nuk japin përgjigje definitive, pasi kjo lëmi, si edhe shumë të tjera, janë akoma objekt studimi. Mirëpo, sot është e ditur se si faktor vendimtarë për shqetësime kardiake luajnë hormonet e partikulauara (veç e veç), të cilat organizmi i sekreton si përgjigje ndaj situatave të tendosura, ndërsa ato më tej sjellin deri te puna e përshpejtuar e zemrës, ngritja e tensionit si dhe rritja e nivelit të kolesterolit në gjak. Në qoftë se individi i ekspozohet vazhdimisht ndikimeve të tilla, si pasoj e shpirtngushtësisë, rreziku nga sëmundjet e zemrës është i paevitueshme.

Megjithëse rezultatet testuese vërtetojnë lidhshmërinë mes situatave stresuese dhe sëmundjeve kardiovaskulare, evitimi i faktorëve që sjellin deri tek ato, mbetet ende sfidë serioze për medicinën aktuale! As metodat “filtruese” nuk sollën ndonjë përmirësim të dukshëm. Përveç terapive psiko-analitike dhe tabletave të shumëllojshme, mjekësia nuk arriti të bëjë ndonjë hapë më serioz në këtë drejtim.

Prandaj shumë njerëz, të zhgënjyer nga terapitë konvencionale, kërkojnë edhe shtigje tjera, duke u drejtuar kah ritualet e lashta dhe format tjera alternative të shërimit tek të cilat edhe gjejnë rrugën e duhur. Mirëpo, disa prej tyre shpesh sillen dhe shtigjeve të gabuar, duke u dhënë pas alkoolit, drogës etj, që në instancën e fundit kanë pasoja të rënda, shpesh edhe vdekjeprurëse.

Njerëzimi i janë të njohura që nga lashtësia format e lartpërmendura të shërimit alternativ. Mënyrat e shumta relaksuese siç janë: format medituese të budistëve dhe jogistve indian, pastaj sistemi kinez i harmonisë dhe baraspeshës, lutjet tek religjioni islam dhe katolik, kaballat mistike tek hebrenjtë etj, janë treguar shumë efektive tek problemet me karakter zemërngushtësie, e që si rezultat përfundimtar edhe kanë harmonizim e natyrshëm të shpirtit dhe trupi, pra organizmit tonë me ambientin e jashtëm në përgjithësi.

Edhe mjekësia e ditëve tona nuk i mohon mundësit alternative të shërimit, bile përkundrazi, në disa raste edhe i preferon ato. Prandaj individit i mbetet të zgjedh vet formën e përshtatshme që do t’ia kthej atij harmonin e brendshme në raport me botën që e rrethon, thënë shkurt - lumturinë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

21Lumturia Empty Re: Lumturia 5/11/2011, 20:13

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Lumturia

Me siguri jeni gjendur në situatë kur të është dukur se të gjithëve është duke u shkuar më mirë se juve dhe se lumturia vazhdimisht “u tejkalon”. Edhe pse sado të duket kjo fjali demode, “edhe ju mund të jeni farkëtar i lumturisë suaj”.

Mos u dëshpëroni

Me siguri ndonjëherë keni thënë: “Ah, pse unë kurrë nuk kam lumturi”, apo “Pse mua diçka e tillë kurrë nuk më ndodhë”.

Mos u dëshpëroni pasi që vërtetë lumturinë mundeni vet ta sillni në jetën tuaj. Si ta realizoni? E tëra është e mundshme me pak mundim, ndërsa do të jeni shumë krenar në veten pasi që vetë keni pasur sukses në diçka. Para së gjithash, jini më aktiv dhe do ta sillni lumturinë në jetën tuaj!

Ndonjëherë lumturia është rastësi, por mundeni edhe vetë në ndonjë mënyrë ta “ftoni”. Duhet të jeni më të angazhuar, sa më kureshtar të jeni në jetë aq më shumë do ta pasuroni.

Bëhuni më të vendosur

Shembujt nga jeta reale kanë treguar se personat të cilët na duken se kanë lindur nën “yjet e lumtura”, në të vërtetë janë ata që vendosin më shpejt, dhe më së shpeshti duke u mbështetur në intuitën e tyre.

Natyrisht që diçka mund gjithmonë të marrë tatëpjetën por nëse nuk rrezikoni dhe nuk mundoheni vetë ta mposhtni, këtë edhe nuk mund ta arrini. Jo se pse kjo “nuk u është shkruar në yje”, por vetëm se për këtë nuk jeni përpjekur.

Është mirë e njohur tregimi se 12 shtëpi botuese e refuzuan ta editojnë librin e parë nga seria e shtatë librave për “Harry Potter-in” të autores së njohur, J. K. Rowling, dhe në fund shtëpia botuese “Bloomsbury” e dha dritën e gjelbër për editimin e tyre.

Sot e njohura në tërë botën Demi Lovato (19-vjeçare) në audicionin e parë të show-t të “Disney-t” “As the Bell Rings” ka qenë e refuzuar, por ky yll i ri nuk u dorëzuar por kaloi në njërën nga audicionet e ardhme. J. K. Rowling dhe Demi vetë e kanë arritur vendin e tyre, diçka që të gjithëve mund të na shërbejë si shembull se nuk duhet të dorëzohemi.

Zgjeroni rrethin e miqve

Mos gaboni të ikni nga njoftimet e reja, pasi që me siguri ata njerëz mund të jenë të parët që do t’u vijnë në ndihmë. Për shembull e afërmja e ndonjë të njohurit tuaj kërkon punëtor i cili kohë pas kohe do t’i ndihmojë në shitore apo restorant, ndërsa ju keni nevojë për para shtesë! Njoftimet e këtilla kur nuk duhet të ndalen.

Pra, kurrë nuk mund ta dini se çka mund të burojë nga njohjet e rastësishme, kështu që jini më komunikues dhe miqësor.

Bëhuni të gatshëm t’u ndihmoni të tjerëve

Kjo ofron ndjenjën e lumturisë, ndërsa është mirë e njohur se të gjithëve e mira u kthehet me të mirë. Natyrisht, kjo nuk do të thotë që duhet t’i lejoni njerëzit t’ju shfrytëzojnë pasi që shumë vetë janë të prirë ta keqpërdorin mirësinë e të tjerëve.

Kënaquni me atë që keni

Nëse vazhdimisht mendoni se jeni të palumtur, nxirrni nga vetja energji negative. Përpiquni të jeni pozitiv pasi që sigurisht ekziston diçka që u bënë të lumtur, si shkuarja në kinema me miqtë, ndonjë sport, aktivitet apo hobi me të cilin merreni, muzika, leximi…

Natyrisht, situatat kur lumturia nuk ka qenë gjithmonë në anën tuaj mund t’i ndodhin gjithkujt. Dallimi është në atë që personi i caktuar mendon pozitivisht dhe këtë kurrë nuk do ta kuptojë si tragjedi personale apo shenjë që është i lindur si “i pafat”, por si pjesë normale e përditshmërisë e cila mund t’i ndodhë gjithkujt.

https://kuqezi.albanianforum.net/

22Lumturia Empty Re: Lumturia 19/4/2013, 13:23

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Lumturia eshte te arrish te kesh dicka qe po prisje me pa durim...
Lumturi eshte te dashurosh te jesh e dashuruash
Lumturia eshte te ndihesh mire e shoqerine tende,
Lumturia eshte te pranosh vetveten dhe te jesh krenare per ate qe je,
Lumturia eshte nje lajm i mire i pa pritur,
Lumturia eshte te mos vuash...

LUMTURIA ME E MADHE ESHTE FAMILJA IME..........

23Lumturia Empty Re: Lumturia 19/4/2013, 13:24

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
]Mendoj se lumturia eshte disi si puna e fatit.
Te vjen atehere kur nuk e pret. Sado te luftosh shume per te s'mund ta
kesh kur te duhet.

E dashur Noa, asnje ne kete bote nuk ka gjetur
lumturine e vertet. e di pse? sepse nuk ekziston. Biles ata qe hiqen
sikur e kane gjetur, atyre u mungon me shume.

Njeriu mundohet ne
cdo situate te gjej nje grimce lumturie, shpesh here ja dalim mbane
(gjejme kenaqesi nga gjerat e vogla sic e the dhe ti me lart), disa here
jo.

Do na duhet gjithmone te luftojme per te. Shpresa per te gjetur lumturine na shtyn me shume per te mos rreshtur se luftuari

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons