Sa here njerezimi ka dyshuar mbi mundesine e shkencareve per te krijuar dicka qe koha e ka vertetuar te sukseseshme?
Ne vite te panumerta, nga experienca jone njerzore kemi mesuar se c’do gje e imagjinuar nga njeriu nje dite mund te kthehet ne realitet. Nese shekuj me pare do shtrohej qeshtja e shkeljes se Henes nga kemba e njeriut, udhetimi i njeriut ne hapesire, apo disa nga arritjet me te medha te shkences tone, per ate kohe do tingellonte e pamundur. Sidoqofte te tilla gjera jane parashikuar kohe me pare dhe koha e ka vertetuar te jene te realizueshme.
Dikur eshte shikuar vetem si fantazi dhe Sci-Fiction,por momentalisht udhetimi ne kohe eshte thjeshte nje problem engjinierik. Fizikantet e brumosur nga ligjet e Newtonit besonin se koha levizte ne nje vije te drejte, te stabilizuar, te pandrysheshem, tamam si nje shigjete. Pastaj vjen Ainjshtani me teorite e tij qe tregojne se koha vershon me teper ne trajten e nje lumi. Sa me teper mase energjie ushtron mbi te, aq me shume ndryshon rryma e saj rreth jush. Edhe pas Ainjshtanit, shume fizikante besonin se tik-taku i ores ecen vetem ne nje drejtim. Nderkohe qe leviz me shpejtesine e drites,ne baze te ekuacioneve te Anjshtanit prapseson gjigjeten e kohes (reverse-kthen prapsht), nje levizje kaq e shpejte do ishe e pamundur per arsye se c’do objekt qe arrin ate kulm shpejtesie mund te shnderrohet ne nje mase infinite. Keshtu qe udhetimet ne te kaluaren ishin nje dicka absurde!
Keshtu mendohej dikur, gjerat kane ndryshuar
Duke i rishikuar dhe studiuar ekuacionet e Ainjshtanit me me kujdes, fizikantet tash me kane arritur te kuptojne se rryma e kohes mund te devijohet ne nje spirale (tip suste e gjere nga siper, e ngushte nga poshte). Me konkretisht, sa me shume mase do koncentrosh ne nje pike te saj, aq me shume mund ta kthesh rrjedhen e saj. Gjate viteve te fundit, modele te reja mekanizmash kohe jane projektuar mbi tryezat e laboratoreve me gjigande te botes.
C’fare eshte mekanizmi i kohes dhe pse quhet i tille?
Thjesht mund ta pershkruash si mekanizem qe afron dy pika te largeta te vijes se kohes afer njera tjetres duke mundesuar kalimin e shpejte nga njera pike ne tjetren (kjo vije e dredhuar e kohes, ne Anglisht-timelike curves). Duhet te dime se momentalisht nuk egziston ndonje teoreme No-Go kundrejt mekanizmave te kohes. Kuptimi i koceptit ndikim dhe pasoje eshte qelesi kryesor pre venien ne jete te teorise.
Ekziston nje problem me konceptin e udhetimit ne kohe! Ideja e nje udhetari qe ta zeme futet ne mekanizmin e kohes sot dhe e kurdis destinacionin e kohes ne vitin 2037 e nenvlehteson faktin qe bota eshte ne levizje konstante neper hapesire, duke u rrotulluar rreth diellit, i cili po ashtu eshte duke levizur neper galaksi. Keshtu qe duke e llogaritur hapesiren e kohes si nje dimencion te katert te Universit, levizja e ketij udhetuesi vetem neper nje dimencion nuk mund ta beje te mundur qendrimin e ketij udhetuesi ne siperfaqen e Tokes, duke marre parasysh qe siperfaqja e Tokes eshte nje platforme levizese me nje trajektore shume te komplikuar. Levizja me shpejtesine e drites 5 sekonda mund te materializoje ne ajer apo ne Gure, mvaret nag pozicioni i Tokes para apo pas 5 secondave!
“Distanca” e udhetimit ne kohe
Perzierja e dimencioneve te hapesires dhe asaj te kohes, ku koha mund mund te krahasohet me distance qe korrespondon shpejtesine e drites, ne kete rast 1 sekond eshte i barabarte me nje distance prej 299.792.458 kilometrash. Nga ana tjeter distance1 meter eshte e barabarte me 3.34 nanosekonda. Po ashtu mund te krahasosh “Vit” me “Vit drite” (ku ketu katrori i distances ka shenje te kundert treguese me katrorin e kohes)
Sikur ta supozojme se udhetimi neper hapesire dhe kohe do nxjerre veshtiresi teknike te barabarta, ne kete rast levizja me SHD (Shpejtesi drite) vetem per nje second,para apo prapa mund te krahasohet me fluturimin ne Hene per nga distanca. Levizja me SHD per ca vite mund te krahasohet me distancen nga Toka deri ne yllin me te afert. De nese do deshirosh te vizitosh kohen e Dinozaureve,mase mund ta krahasosh me fluturimin ne Galaksine me te afert me galaksine tone.
Idea e udhetimit perpara ne te ardhmen dhe pas ne te kaluaren ka mahnitur dhe frymezuar gjithmone shkrimtaret e SF (Fantastico Shkencore). Paradoksi i Gjyshit eshte nje argument qe shume njerez perdorin per te sygjeruar se udhetimi ne kohe eshte i pamundur. Po sikur te udhetosh ne te kaluaren dhe te parandalosh Gjyshin tend qe te takoje Gjyshen tende dhe keshtu qe mamaja jote nuk do kishe lindur?? !! Si rrjedhim ti nuk do kishe lindur, etj etj.
Deri jo shume kohe me pare nje argument i tille bente qe shumica se shkencareve te besonin se udhetimi ne kohe s’mund te egzisoje kurresesi jashte krijimeve Fantastiko Shkencore. Por ne menyre te cuditshme, disa interpretime nga me interesantet te botes Quantium sugjerojne se udhetimi ne kohe eshte i mundur, te pakten teorikisht.
Graviteti dhe Black Holes. Teoria e Ainshtainit per relativitetin solli hapesiren dhe kohen ne nje te vetme, thurje kater dimencionale te cilen e quajti spacetime (HapesireKohe). Ne e dime qe mund te udhetojme para-prapa dhe anash ne Hapesire,dhe pse nuk mund te udhetojme para dhe prapa ne kohe? Kater dimencione eshte veshtire ti imagjonosh keshtu qe Shkencaret zakonisht sygjerojne qe ta imagjinoni Haps-kohe me nje carcaf te tendosur nga te gjitha anet. Neqoftese nuk ka ndonje mase te madhe qe te ushtroje presion mbi kete carcaf, carcafi do qendroje i tendosur dhe c’do object i vendosur ne te to levize mbi te ne vije te drejte. Por masa te medhaja (si psh Dielli) krijon lakim ne Hapsirë-Kohë duke e thyer kete vije te drejte. Ashtu siç po te vendosesh nje objekt te rende ne çarçaf (nje kungull p.sh.) do krijoje nje grope ne carcaf.
Universi eshte plot me objekte mijera here me te renda se Dielli qe krijojne efekte graviteti dhe si rezultat i dickaje te tille Haps-Kohe eshte jo e rrafshet por e perkulur. C’do gje, duke mos perjashtuar dhe driten, ndjek rrugen sipas lakimit ne Haps-Kohe. Ne e dime se Ainshtaini kish te drejte rreth kesaj teorie sepse astronautet ne ditet e sotme shpesh here mund te shikojne yje ne distance qe jane nen maskimin e objekteve te aferta si Dielli p.sh. Ne vend qe te udhetoje ne vije te drejte dhe duke qene i bllokuar,drita e yjeve vershon mbi lakimin qe krijojne keto masa te medhaja ne Haps-Kohe, pra ne vije te lakuar.
Siç e kemi thene edhe me siper, kur nje yll arrin ne fundin e jetes se tij mund te shembet ne brendesi te tij nga influenca e gravitetit qe ka,deri me nje mase qe e gjithe permbajtja e tij koncentrohet ne nje object me densitet jashtezakonisht te madh dhe me permase jashezakonisht shume me te vogel nga madhesia e tij origjinale. Kjo krojon Black Hole. Black Hole kan terheqje gravitatcionale jashte- zakonisht teper te madhe sa qe asgje nuk mund te depertoje mbi ta, madje as drita. Ne nuk mund ti shikojme Black Holet per egziston evidence e mjaftueshme per te vertetuar egzistencen e tyre. Astronautet mund te shikojne yje qe veprojne ne menyre te tille qe sygjeron se jane te terhequr nga objekte te padukshem e me mase te jashtezakonshme, ne afersi te tyre.
Po c’fare efekti ka Black Hole ne HapsireKohe (Spacetime) ?? !! Relativiteti parashikon se ne qendren e Black Holes eshte nje pike densiteti infinite qe quhet singularitet, ne mbrendesi te te cilit te gjitha ligjet normale te fizikes nuk mund te ushtrohen. Kohe, Hapesire, Materje dhe Energji nuk kane me nje kuptim te qarte!!
Po ku valle eshte ana tjeter ?? Mund te jete diku tjeter ne Haps-Kohe, ose ne te ardhmen ose ne te kaluaren. Nuk perjashtohet mundesia qe te ndodhet ne tjeter Univers. Supozohet te jete Dr Who’s (per ata qe e kane pare kete film) qe fillimisht shfrytezoj forcen e Black Hole si fillim eksperimenti ne Udhetim Kohe. Nese do kesh mundesi te kalosh nje anije kozmike neper nje tunnel te tille te quajtur Ëarmhole atehere do kesh zbuluar seretin e udhetimit ne kohe.
Mini Warmholes
Ekuacionet e Ainshtanit pershkruajne Haps-kohe si dicka teper te lemuar, si carcafi. Teoria e tij per relativitetin merret me anen fizike te asaj qe ndodh sfondin e madh dhe nuk merret me ate c’fare ndodh ne cendren e nje Blak Hole apo c’fare ndodhi ne momentin e Big Bang ne lindje te Universit kur Haps-Kohe ne vetvete ish infinitualish e vogel. Kjo na shpie ne boten e fizikes Quantum.
Nese do kishe mundesi ta shikoje Hpas-Kohe me nje xham zmadhues teper teper te fuqishem saqe te arrije te shikoje ne sofondin e Quantumit, do shikosh se Spacetime nuk eshte i lemuar. Ashtu si nje Flluske sapuni eshte e lemuar po ta shikosh ne distance me sy,por sikur ta shikosh me mjete zmadhuese te fuqishme do duket qe nuk eshte e lemuar.
Duke ju kthyer pyetjes qe ka munduar shume shkencare qe nga ditet e Njutonit, a eshte e ardhura dicka preordained? Apo ka nje infinit numer te ardhurash? Nje menyre shikimi ne boten Quantum sugjeron qe jo vetem egziston nje infinit numer te ardhurash, por ky infinit numer te ardhurash korrespondon ne ne infinit numer universesh. Protonet dhe elektronet nganjehere levizin ne forme valesh dhe nganjehere ne vije te drejte, por kurre njekohesisht. Deri tani argumenti per interference (nderhyrje) ndermjet nje unversi me nje tjeter ka te beje vetem ne rastet qe ndodh ne je nivel Quantumi.
Por idea e universit paralel krijon nje zgjidhje te mundshme te “paradoksit te Gjyshit” i cili supozohet te krijoje probleme per udhetuesit ne kohe. Nese, fjala vjen, ne udhetojme ne te radhmen dhe ndryshojme historine, ne krijojme nje te ardhme te re ne nje univers parallel dhe nuk kemi asnje efekt ne ate Univers nga i cili kemi ardhur origjinalisht. Shkencaret e se ardhmes mbase mund te krijojne nje tjeter forme teknologjie te bazuar ne efektet e Quantumit. Te tilla mund te jene p.sh.,teleportimi me anen e Quantum.
Ronald Mallett: udhetimi ne kohe mbase i mundur brenda ketij shekulli
Duke u bazuar ne idene madheshtore te Ainshtainit si dhe ekuacionet e tij ne lidhje me teorine e relativitetit, Ronald Mallett nga Universiteti i Connecticut ka pregaditur nje eksperiment per te vezhguar udhetimin ne kohe te nje neutroni ne mbrendesi te drites qarkulluese te nje lambe. Nderkohe qe grupit te tij i nevojiten akoma fonde per kete project, Mallett ka llogaritur se mundesia e udhetimit ne kohe duke perdorur kete metode mund te verifikohet mbrenda nje decade.
Vrimat e zeza, ëormholes dhe telat kozmike –secila nga keto fenomene eshte propozuar si metode per udhetimin ne kohe, por asnjera nuk eshte shikuar si e arritshme per (te pakten) nje sere arsyesh. Nderkohe qe teorikisht ato mund te ndryshojne haps-kohe, te gjitha kerkojne nje sasi mase apo energjie krejtesisht te pa imagjinueshme.
Mallett, prefesor fizike ne Universitetin e Connecticut per rreth 30 vite, consideron nje metode alternative nga keto metodat e tjera te bazuar ne ekuacionin e famshem te Ainshtainit per relativitetin: E=mc2.
Ainshatini na ka treguar se masa dhe energjia jane e njejta gje, thote Mallett i cili ka publikuar studimin e tij shkencor te pare mbi udhetimin ne kohe ne vitin 2000. ”Makina e kohes te cilen kemi desanjuar perdor drite ne formen e nje lazeri qarkullues per te rrudhur kohen, ne vend te perdorimit te objekteve massive”. Mallett po desanjon nje aparature me madhesine e nje komjuteri desktop me te cilen do eksperimentoje fillimisht teorine e tij mbi rrudhosjen e kohes. Per arsye se grimcat subatomike (subatomike- dicka shume me e vogel se atomi) kane jete jashte zakonisht te shkurter, Mallett shpreson te shikoje egzistencen e ketyre grimcave por kohe me te gjate se jetegjatesia e tyre kur te vendosen ne aparaturen e dritave qarkulluese. Jete me e gjate nenkupton se keto grimca do kene fluturuar ne nje pjese tjeter kohe qe i perket te ardhmes.
“Mendo sikur ke nje filxhan kafeje dhe nje luge” shpjegon Mallet per PhysOrg.com.” Kafeja eshte nje hapesire boshe dhe luga eshte drita qarkulluese e lambes. Kur perzien kafen me luge,kafeja apo hapesira boshe siq e quajtem rrotullohet.Supozoje sikur hedh nje kubik sheqeri ne kafe! E njejta gje ne kete aparature. Nese hapesira boshe ne aparature rrotullohet,do kesh mundesi te shikosh kete grimce subatomike duke levizur rreth kesaj hapesire.”
Sipas Ainshtainit, kur arrin te ushtrosh nje ndikim ne hapesire, kryen efekt ne kohe po ashtu! Duke rrotulluar hapesiren ben qe te rrotullosh kohen po ashtu,gje qe teorikisht do te thote qe mund te ecesh neper kohe ashtu sic mund te ecesh neper hapesire.
“Si fizikante qe jemi, eksperimenti jone merret me grimca subatomike “ thote Mallett. “Kur do jete e mundur per njeriun te udhetoje ne kohe varet shume nga suksesi i ketyre eksperimenteve, te cilat mund te zgjasin nje dekade te mire. Dhe duke u varur nga zhvillimi, tekologjia, si dhe fondet, une besoj se udhetimi ne kohe i njeriut mund te realizohet brenda ketij shekulli”
“C’fare eshte koha? Kjo eshte nje pyetje teper e veshtire “, thote Mallet. ”Koha eshte menyre e ndarjes se ndodhive njera nga tjetra. Edhe sikur te mos e mendojme kohen fare,ne mund te shikojme ndryshimin e gjerave,ndryshimin e stineve, ndryshimin e njerezve. Fakti qe bota ne vetvete ndryshon eshte nje funksion i botes fizike, dhe koha nuk varet aspak nga emri te ciles mund ti veme.
“Tek fizikantet, koha eshte ajo qe matet me ore. Ainshtaini ka treguar se koha eshte e ndikuar nga levizjet, dhe teorite e tij jane demostruar ne menyre eksperimentale duke krahasuar nje ore atomike e cila ka qarkulluar rreth botes nje avion. Eshte me e ngadalte se ajo ne toke”. Shume njerez paraqesin shqetesime ne lidhje me udhetimin ne kohe, ndersa Mallett, duke u mbeshtetur ne teorine e botes paralele, siguron se makinat e kohes nuk do paraqesin ndonje rrezik.
“Paradoksi i gjyshit (ku supozohet qe mund te udhetosh ne te kaluaren dhe te vrasesh gjyshin) nuk eshte ndonje problem”, thote Mallett. “Me kuptim te plote, udhetim ne kohe do te thote se ti udheton ne kohe dhe po ashtu udheton ne tjeter Univers. Sapo mberrin ne te kaluaren ti vendos nje rrugezgjidhje veprimesh dhe aty do jete kufiri ndares. Universi jone nuk mund te kete ndonje efekt nga ajo qe ben ti ne te kaluaren qe visiton”.
Ne nje shkrim me siper kam thene qe po ti besosh konspiracistave udhetimi ne kohe ekziston. Ndersa tani e them me bindje qe jo vetem ekziston prej disa dekadave por edhe praktikohet ne ato nivele qe une dhe ti dhe te tjeret nuk kemi per tu futur dot kurre. Eshte i njejti skenar qe po ndiqet me Marsin. Prej dhjetra vjetesh thuhej qe ishte nje planet i shkrete, pa jete, i kuq etj. Ndersa po ashtu prej dhjetra vjetesh kishte nga ata qe bertisnin qe kjo ishte genjeshter dhe se gjerat po fshiheshin. Me ne fund u detyruan te pranonin qe ka atmosfere, ka pak ajer ndersa kohet e fundit nxorren dhe fotot me perrenjte e ujit qe kishin rrjedhur neper shpate kodrash. Praktike e njohur per te perballur masat me nje te vertete qe nuk e ‘perballojne’ dot. Edhe lajmin per udhetimin ne kohe ka muaj te tere qe eshte lajmeruar qe do shpallet si i mundshem madje dhe i shpejte ne afat. Prit per sa gjera te tjera do na degjojne veshet tani.