Bashkia e Tiranës u premton mbështetje të moshuarve kryeqytetas. Nënkryetari i Bashkisë, Edmond Panariti, ka pritur sot përfaqësuesit e disa shoqatave të pensionistëve dhe moshës së tretë.
Panariti ka theksuar gjatë takimit se krahas hapjes së qendrave ditore për shërbim ndaj të moshuarve, bashkia do të synojë të asistojë të moshuarit edhe në banesat e tyre.
“Rritja e jetëgjatësisë ka bërë që të rritet pesha e moshës së tretë, e cila është e brishtë nga natyra dhe ka nevojë më shumë se pjesë të tjera të shoqërisë për asistencë dhe përkujdesje të ndryshme, me qëllim zbutjen e problemit që kjo moshë i ka.
Emigracioni masiv që ka bërë që një pjesë e moshës së tretë të jetojnë të vetmuar dhe për rrrjedhojë që i bën ata të ekspozuar ndaj nevojave dhe asistencës që kërkojnë ndaj strukturave. Bashkia e Tiranës ka marrë angazhime konktrete në përkrahjen e kësaj kategorie”, tha Panariti.
Sipas tij, rret 25 mijë të moshuar kanë nevojë emergjente për ofrimin e shërbimeve mjeksore, psikosociale, kulturore për zbutjen e problemeve të tyre. / G.N.