Aleanca Kuq e Zi, në vijim të takimeve të saj me qytetarët, ka zhvilluar disa tubime në Bathore, Paskuqan dhe Kombinat. Në këto takime kanë marrë pjesë qindra qytetarë, teksa një pjesë e tyre janë anëtarësuar, duke u bërë pjesë e kësaj partie.
Gjatë këtyre takimeve, sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Myslym Pashaj, ka thënë se, “në Shqipëri nuk ka më bastione të PD-së. Tashmë është koha për të sjellë ndryshimin e madh. Përparësia jonë do të jetë përmbysja e regjimit politik. Aleanca Kuq e Zi është alternative më e mirë për Shqipërinë.
Ne kemi strategji për këtë dhe programi ynë “Shqipëria bëhet” do të vihet në zbatim. Njerëzit kërkojnë punë, ujë, drita, ende pas 20 vitesh”, ka thënë Pashaj në Bathore, ky janë anëtarësuar disa qindra të rinj me Aleancën. Gjatë këtij takimi, tubuesit kanë eksopozuar në parrula të shumta, mes të cilave edhe “Nuk jemi Çeçeni, Bathorja Kuq e Zi”./tema